Ministri i Financave, Shkëlqim Cani e justifikoi rëndimin e masave represive ndaj biznesit me nivelin sipas tij kritik të evazionit në terren.
“Çuam sërish në terren 500 vetë dhe gjetëm një gjendje më të mjerueshme nga ç’e kishim menduar.
Për pasojë duhet të marrim masat e duhura për të vepruar”, deklaroi Cani.
Por opozita akuzoi se qeveria po godet biznesin e vogël, për të mbuluar evazionin që bëjnë kompanitë e mëdha të lidhura me të, raporton TCH.
“Evazioni u krijua nga më pak se 6-8 për qind e biznesit, ndërsa drurin do ta hanë 94 për qind të tjerët. Dhe ky ligj adresohet kryesisht ndaj bizneseve të vogla”, deklaroi ish-ministri i Financave, Ridvan Bode.
Akuzat se ligji i drejtohet vetëm biznesit të vogël u hodhën poshtë nga ministri i Financave, i cili tha se kontrollet bazohen mbi një tjetër kriter.
“Ne kemi marrë sistemin e ri të tatimeve dhe jemi fokusuar në ata sektorë e biznese të quajtura më me risk”, tha Cani.
Drafti i ri rrit me disa herë gjobat për moslëshim kuponi dhe parashikon sekuestrimin e mallrave pa faturë, ndërsa për shkeljet e përsëritura biznesi dënohet me burg.
Kjo duket se ka krijuar skepticizëm edhe brenda vetë maxhorancës.
“Unë mendoj që tendenca për të rritur gjobat nuk do t’i sjellë ndonjë të mirë ekonomisë shqiptare, por do të rrënojë biznesin”, deklaroi deputeti i LSI, Gjovalin Kadeli.
“Nëse agjentët ekonomikë sot nuk kanë zbatuar ligjet më të buta se kaq, si mendoni që dhjetëfishimi i ndëshkueshmërisë do të krijojë rezultate pozitive për të vendosur rendin dhe konkurrencën”, shtroi pyetjen Bode.
“Pse e keni kaq siklet ndëshkimin e personave të paligjshëm?
Në cilin shtet nuk ndëshkohen të paligjshmit?
Për më tepër, kur flitet për administratën, veçanërisht atë tatimore e doganore, është më mirë të heshtni.
Regjistrimi i 20 mijë bizneseve në 1 muaj e gjysmë dëshmojnë fare mirë se çfarë ka ndodhur në të shkuarën”, deklaroi kryetari i komisionit, Erjon Braçe.
Por debati do të nxehej më shumë kur pas kësaj përgjigjeje, Ridvan Bode kërkoi të drejtën e replikës.
“E ke bërë paçavure këtë komision”, i tha Bode, Braçes.
“Kush je ti që bën këto komente”, reagoi nga ana e tij kryetari i komisionit.
Kur deshton administrimi shtohet kerbaci, tatimet nuk administrohen qe nga 2013.
ky Boda,ka shume te drejte ,sepse po te pranosh pacavuret si ai ,ne komisionet ku nuk u takon,,,patjeter qe komisioni ja ka kaluar pacavures………
kane dhe surrat qe ta nxjerrin para njerezve !!!
Hajde Bode ketu ne France dhe ta shohesh ne ta mban, mos te paguash taksat e shtetit.Canit jane ben mire ,se ka firmosur Bodja me dhjetra koncensione antishqiptare dhe ka abuzuar me detyren ,dhe jo per 8 vjet , por shtoiu dhe 92-95 kur vodhi cdo gje me piramidat , dhe akoma nuk del para drejtesise .Brace bjeri kokes ketij legeni se nga kriminel, po na ben ate qe i dhimbsen parate e shqiptareve .ky eshte kokrra e hajdutit .
I lumte Bodes, qindin t’u punoje o socialista leshi. Kur nuk e arrestoni, mire jau ben.
Bode nuk te drejte fjale sepse pacavure dhe poshtersi ka ba me ekonomine ai dhe Berisha!
Por edhe keto qe po qeverisin nuk po bajne kurgja tjeter vecse po rrisin bazen e 20/30% te tyre qe marrin si rryshfet prej biznesit dhe po i shtojne dajakun atij 94% qe permend ky “zemer madhi” Bode.