Mediu dhe Basha, bashkëjetesa që kriset për t’u grisur

21 Shtator 2015, 15:00Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Një dosje gjyqësore italiane e botuar në gazetën TemA tejkalon subjektin për të cilin bëhet fjalë. Që është një nga shumë shqiptarët e tjerë të akuzuar për vepra të ndryshme penale në atë dosje. Diferenca e tij me bashkëkombasit e tjerë është se Fatmir Mediu është një personazh i njohur i politikës shqiptare.

Kryetar partie dhe ish-ministër, problemet e tij me ligjin në vendin fqinjë janë shumë herë më të vogla, banale, ordinere dhe të parëndësishme në krahasim me akuzat reale e dramatike me të cilat ai është ndeshur në Shqipëri. Si ish-ministrër i mbrojtjes ai ka shpëtuar vetëm me procedurë dhe imunitet nga hetimi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit në të cilën humbën jetën 26 fëmijë, gra e burra, u plagosën qindra të tjerë, u shkaktuan miliona dollarë dëme dhe shumë fate njerëzore u ndryshuan përfundimisht.

Botimi i procesverbaleve të dy mbledhjeve të njëpasnjëshme të qeverisë shqiptare në shkurt dhe mars 2007, të cilat i hapën rrugë procesit të demontimit të armëve në Gërdec, e kanë nxjerrë ish-ministrin në një dritë qesharake dhe po kështu, edhe vetë kryeministrin Berisha, si një nga përgjegjësit e asaj që do të ndodhte më vonë. Madje më shumë se kaq, ato procesverbale dëshmonin një nivel komunikimi për të vënë kujën  mes ministrash dhe eprorit të tyre kryeministër.

Eshtë pranuar gjerësisht se ai shpërthim apokaliptik i marsit 2008 e ka ndarë qeverisjen e Berishës me thikë në dy pjesë; deri atëherë rikthimi i tij ishte pak a shumë normal dhe ish-kryeministri po tentonte që të zinte vendin e një burri të mirë në histori. Mbas atij shpërthimi, tentativat kryeministrore për të mbuluar përgjegjësit zyrtarë e moralë të tragjedisë, e futën atë në kursin e përplasjes me pushtetet e tjera në vend duke dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme ekuilibrat e brishtë mes tyre. Ish-ministri që deri më atëherë vetëm qeshte, u bë serioz dhe bashkë me syzet e shtuara në rekuizitën personale, “meritoi” bindjen pothuaj të përgjithshme, nga e majta dhe e djathta se ishte “çun i mirë, por pa fat”.

Situata sot ka ndryshuar. Politika shqiptare ka efektin e kameleonin dhe ngjyrat e diferencat mes palëve nuk para kanë shumë rëndësi sa kohë shumëkush nxiton të përshtatet në çast me kohën dhe vendin sipas interesit të çastit. Pothuaj në opozitë në mandatin e dytë të Doktorit, pothuaj në opozitë edhe tani në mandatin e parë të së majtës, Mediu është (për aq sa mund të jetë formalisht), bashkëdrejtues i opozitës shqiptare bashkë me Lulzim Bashën. Por më shumë se përkatësia e të dyve si të djathtë, ata i bën bashkë e njëjta gjë: akuzat shumë të rënda që kanë pasur në shpinë dhe nga të cilat kanë shpëtuar së paku përkohësisht me procedurë. Njëri la imunitetin me vullnet dhe nuk e tradhëtoi asnjë çast vullneti për të mos dalë në gjyq, kurse tjetri rifitoi imunitetin si mburojë që nuk e linte të dilte në gjyq.

Tani që në vallën e politikës po hedh hapa njëra pas tjetrës nevoja për dekriminalizim, pyetja që shtrohet është edhe se çfarë fati mund të ketë kjo dyshe përballë ligjit. Për shembull, më shumë se një dyzinë ushtarakësh dhe civilësh të gjetur fajtorë për tragjedinë e Gërdecit nuk mund të bëhet dot deputetë. Po kështu edhe miku i zotit Mediu, G. M. nga Berati, i dënuar në të njëjtin proces me të, gjithashtu nuk mund të bëhet deputet për shkak të dënimit penal. Po Fatmiri vetë pse duhet të ketë fat të ndryshëm nga fati i keq i tyre. A mjafton vetëm të jesh “çun i mirë”? Njëlloj si Lulzim Basha që tashmë është bërë edhe serioz, pavarësisht se ka mbi shpinë shumë kusure?

Ndoshta është një i tretë që i ndan fatet e tyre. Ndoshta tamam tani ka ardhur koha që bashkëjetesa e tyre, në të mirë e në të keq, të kriset sepse nuk thonë kot që kjo është botë e çuditshme dhe e padrejtë shumë shpesh. Duket që pikërisht në këtë moment, Fatmir Mediu është duke dëgjuar në heshtje se fati i mirë ka pushuar së brohorituri emrin e tij. Njëlloj si ky rikthim i të shkuarës së tij kur gjyqtarët italianë e konsideronin si njeri që nuk meritonte të merrte rrethana të përgjithshme lehtësuese deri në apel për ta pafajësuar në gjykatën e lartë në pas. Kurse Basha është duke luajtur sërish me fatin dhe për një fat më të mirë në politikë, mund ta pranojë dhe këtë krisje të rradhës me Fatmirin republikan./ Javanews

14 komente në “Mediu dhe Basha, bashkëjetesa që kriset për t’u grisur”

  1. Kariz Matik says:

    Keta te dy jane vertet CUBA “te mire e te pafat”, dhe jo si ata fatlumet qe Rama-llahy yne po i pallon me gjoba dhe po i ras brenda per mospagim detyrimesh financiare.

    Eh rama-llah, rama-llah!

    1. Lul Bolja says:

      Karambol! 1)Mediu del i kriminalizuar dhe iken nga parlamenti. 2)Mediu iken nga parlamenti dhe humbet imunitetin. 3) Mediu humbet imunitetin dhe merret i pandehur. 4) Mediu merret i pandehur dhe denoncon Zenin. 5) Zeni pa imunitet del perpara prokurorise, dhe filmi vazhdon….Qe filmi te nderpritet, o burra protesta, duke mbledhur rreth vehtes tere alabaket e mundshem.

  2. Alo says:

    Mut jane dhe Mut hane. …

  3. TJ says:

    Kriminelet ne Parlament dhe ne politike?! Berisha ,Basha,Mediu dhe me radhe!

  4. tironci says:

    ky turi muti qe dilte ne cdo tv duke share shokun LIKE tani na esht ber keshilltari i tij..dhe po na permend vetem keto te pd…or legen si njeri i thjesht duhet ti denosh te gjith sic tha nji kolegu yt…ALEANCA E QELBESIRAVE…

  5. Barist ne Vucidol says:

    Z. Lorenc mos perdor iniciale emrash si G.M., kur ky eshte i denuar, shkruaje te plote emrin e nje burgaxhiu te denuar nga gjykata, jo me doreza. Fatmir Cami (kopili) u mbrojt nga Saliu kur duhej te arrestohej e te plasej ne burg qe me Gerdec-Hiroshimen dhe kontrabandimin e armeve e shitjen per dy lek te armatimeve te depozituara ne 50 vite dhe i zhduku se bashku me Shkrdhen Berishe, u bene super miliardere. Fatmir Cami e gjeti nga nuk e pandeu sic thote populli, i erdhi fermani si nje mbrojtes dhe bashkepunetor ne krim nga Italia i denuar me 3 vite e 4 muaj burg, e gjykuar ne dy nivele gjykatash. E drejta vonon, por nuk harron.

  6. perkthyesi says:

    Foton me te bukur do e kishn bere ne se do ishin ne biruce!

  7. Ardenica says:

    Keto fytyra te nfyra e kriminele, duke nxier necdo fjalim vetem pordhet e Saliut duhet pa tjete te shkojne prapa hekurave ,pasi mos kandidimin per deputet e poste publike e pranojne me krah hapur.Po keta dhe krye krimineli i ketij populli ,maloku i Vicidolit,i cili u plak ne Tirane, qendroi pas bythes se byroisteve nuk mesoi dot nje fjale te mire e te drejte duhet te vdesi atje ne burg.

  8. sit..back..and relaks →→→ says:

    E ka shpallur apo jo te pafajshem kasacioni ne itali? nqs po ti rruani koqet, nqs jo ti jepen koqet ne goje.

  9. nipi i sh. Iliaz Reka says:

    Z.LOrenc po kontrolloja faqet e skanuara te blloqeve te sekretareve te Mediut, kur ishte minister i mbrojtjes. Ne to rezulton se ju, Frangaj dhe Fevziu ne dy orare te ndryshme vtem 2 dite para shperthimit te Gerdecit keni takuar ne zyre ne Ministrine e Mbrojtjes kete Mediun. Per transparence a mundet ta informoni publikun, se cfare favori i keni kerkuar ne zyren e vet ish ministrit Mediu?!

  10. nini says:

    Pa dale para gjygjit dhe te dale verteta ,
    Lul Basha dhe Fatmir Mediu ,nuk ka per tu bere dekriminalizimi. Aresyeja qe po shtyhet ky proces I kerkuar nga nderkombetaret eshte pritja e arrestimeve te atyre qe shkatyerruan Shqiperine dhe varferuan popullin . Z.Lu dhe diplomatet e tjere ,po pragatisin situaten qe Luli Sala. ,Meta ,Nano dhe Mediu me shoke te perballen me drejtesine .Ky ishte fillimi i nje ere te re per Shqiperine europiane ,Mediu para se te rifilloje gjygji i Gerdercit , te japi vendimin origjinal te Gjykates se larte italiane, dhe jo te bej loje fjalesh .Skane turp kane marre flamurin ne dore per drejtesi klani i krimit ne PD me Lulin ne krye.

  11. GerdecBOMBA says:

    Baxhnakun snjof gruja mtha ish nmigrim. Tthem un tyja absolut tgarrrantaj

    MOS E PRISHNI RRADHEN. MBANI RADHEN. I PARI ne RADHE ESHTE don bErrisha. PAK RESPKT JU LUTEM.

  12. BAXHANAKU t'them Un Tyja says:

    Mos i bini m’qaf Mediut. O shpirt njeriu. Ayja vendosi shtetin ligjor para 4 vjetesh. E deklaroj neper intervista duke shkelur njerin sy.

    MBANI RADHE, PAK RESPEKT JU LUTEM. Don bErrisha do merzitet po ja kaloj Mediu.

    Mos ja prishni rekordin KAMPION ABSOLUT don bErrishes.

  13. sopiqoti says:

    A KA BURRA LJO SHQIPERI QE TI DALIN ZOT ZBATIMIT TE LIGJIT DHE SHPENIEN PARA TRUPIT GJUKUES TRESHEN KRIMINALE : Sali Berisha – Lulzim Basha – Fatmir Mediu ,keta politikane ordiner qe duke qene ne qeverisje kane vrare popullin e oafajshe. Une them se ka por pse ngurojne kete nuk po e kuptoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje