Ish-kandidatja e PS-së për deputetet në Shkodër, Rozafa Zmijani, thotë se socialistët në këtë qytet janë si pula pa kry.
Sipas saj, PS ka shumë probleme, duke nisur që nga ndarjet në grupe e deri te mungesa e një lideri.
Ajo thotë se socialistët janë ndarë ca të Tomës e ca të Ketit.
“Socialistët e Shkodrës si pula ka kry.
Ne kemi këtë shprehje të bukur, pavarësisht se në këtë rast nuk tingëllon mirë.
Arsyeja se pse nuk ka optimizëm është sepse në mbledhjen e fundit, që më shumë ishte për të dhënë direktiva, socialistët prisnin diçka më konkrete.
Fakti që nuk kishte diçka konkrete, them që bën të mos ketë optimizëm.
U bënë muaj të tërë që socialistët nuk dinë ku të drejtohen.
Nuk ka një seli të mirëfilltë.
Është një zyrë diky në largësi që ekziston, por që është gjithmonë e mbyllur dhe njerëzit nuk dinë ku të drejtohen”, thotë ajo në një intervistë për Panorama./b.l
Atehere o zonje e nderuar, leviz e dili per zot kesaj pune, jo cdo gje duhet pritur nga lart, ose me mire nga qendra. Ju jeni aty ne PSne e Shkodres dy zonja te nderuara, dhe merni situaten urgjendisht ne dore e forconi partine. Do te jeni me te nderuara se sa mund ta mendoni.
Luftoni zonj per te miren e Shkodres por dhe gjith Shqiperis.Keti e humbi betejen e saj por Toma jo. Ai beri qe Shkodra te fitoj ne 2013,edhe pse beri ate pacauren per Ilir Meten, ishte nje gabim vertet shokues nga ana profesionale. Por nga ana reale te gjith PS-ja eshte me Tomen asnje socialist nuk e do LIKEN se shume prej LSI jane llumi i shoqeris Shqiptare.Jo se Keti nuk eshte e mire por humbi binshem, ajo vet duhet te distancohet per ti hapur rrug Tomes. Toma kurr nuk do e trathtoje Partin Socialiste edhe Keti te behet krah me te. Per te miren e PS dhe per te miren e vendit.
Tomen nuk e do as PS, as Shkodra, ai eshte personi i vetem pergjegjes per shkaterrimin e ps ne shkoder, e vetem nga degjenerimi i tij personal me babezitjen e tij i hodhi ne lume te gjithe ato pak persona pozitiv qe iu afruan ps ne 2013. Toma te vret naten e te qan diten.
I dashur Tonin ,po pse humbi aq binshem PS pra????
Bravo.Vrejtje me vende.
Shkodres i dha nam te keq Like Floriri. PS duhet te distancohet sa me pare nga Likja sepse ne te kunderten do te baltoset me keq dhe nuk do te kete lume apo perrua qe ta laje.
E dashur mira qe ps te humbiste ne Shkoder s’ishte ndonje gje e papritur, por si humbi ne vaudejes ku toma u investua me te madh e te vogel dhe aq me teper perballe nje kandidati te konsumuar. Eh moj mira po’ te mos kishin qene tomkat dhe shoket e tyre ndoshta do kishim ende sot ndoj cike shprese nga politika
Ka mbet me na tregu kjo se si ka mbet ps qe here te pd e ne 2013 te lsi, u kap me gruan e deputetit te lsi dhe iku dhe nga andej e derisa ia kapi tomes dhe ai e bani kandidate. Po ikni e pirdhuni ca merreni me komente rrezhgetyrash nostalgjike
A mos ishe ti moj zonj e dashur qe kalove nga LSI e u servilose mire e mirene mintutat e fundit per te dale tek PS emri per deputete.. PS nuk ec dhe ska per te ec asnjiher ne shkoder sa te kete persona si ju qe skane asnje lloj idealit pervec karriges dhe karrieres….PS eshte ne kete gjendje sepse Edi Rama ia ka lene drejtimin njerezve qe skane asnje lidhje me PS , te paafte e pa asnje ide se si funksionojn strukturat ose qe qellimisht i kane pushur se ekzistuari per tu bere padroni i PS ne shkoder …..Histori e gjate PS ne shkoder thjesht nuk e marr vesht pse asnjehre nuk eshte vendos nje socialist i vertete qe punon por gjithmone ne momentin e fundit ka dale nja X apo Y qe na eshte bere kryetar e deputet per shkodren, dhe dihet sic e e nis ashtu ke per ta bitis.
Analizo vedin moj Rozafe, se shkodra ka dhe nje shprehje ” shkon ka te fryn era” nuk tingellon bukur por ty te shkon kaq per shtat qe qa me te than ma.se per analize te PS-se ka kush e ban.