Deputeti Pandeli Majko përmes një postimi në Facebook nuk e fsheh indinjatën në lidhje me situatën politike, debatin “e paskrupullt”, siç e quan ai për “dekriminalizimin” dhe “testin e drogës” .
“Ky lloj debati po ul në nivele historike respektin e publikut për politikën” thotë Majko i cili mendon se “reforma e drejtësisë është më thelbësore se sa “dekriminalizimi”
Postimi i plote në facebook i deputetit Pandeli Majko
Testi i droges
Sot lexova në gazetën “RD” të partisë më të madhe të opozitës se “dekriminalizimi” do të ketë kusht të panegociushëm kryerjen e “testit të drogës”.
Nuk e di në se ky test do të “dekriminalizojë” politikën shqiptare por një gjë është e sigurtë. Ky lloj debati po ul në nivele historike respektin e publikut për politikën. Kolegët e opozitës po japin një shfaqje ku më shumë se sa zbulimi i së vërtetës po merren me “shpalljen” e saj.
Partia Demokratike nuk po shpjegon asgjë me kerkesat e saj për “pastrimin” e politikës veç shpalljes së një “gjykimi universal” për politikën shqiptare.
Kam kohë që verej me dhimbje se në Kuvendin e Shqipërisë nuk funksionojnë rregullat e shkruajtura. Debati në të nuk ekziston si standart i fjalës por i fyerjes.
Si rregull, qeveritë fajësohen sidomos për ekonominë kurse opozita është përgjegjëse për debatin politik me të cilin ndërton paralelisht një moral në “pritje” të vendimit të publikut në zgjedhjet e rradhës.
Aktualisht, nuk di të kem parë një opozitë që të gëzojë kaq shumë fat me gabimet e qeverisë dhe anasjelltas një qeverisje kaq e favorizuar nga ky lloj opozitarizmi i cili nuk ka ekzistuar në këtë nivel as në vitin 1997. Në këtë vit të cmendur palët politike në vend kishin mundësi reale për ta futur vendin në gjakosje civile. Edhe atëherë “kriminalizimi” ishte temë e ditës. Mazhoranca akuzohej si e lidhur me “bandat” dhe kjo pati një kulm të vetin në ngjarjet e shtatorit 1998. Opozita e asaj kohe pavarësisht se pati “sukses” në demonstrimin e forcës u njollos si bartëse e dhunës dhe u “urdhërua” të kthehej në
“kazermën parti”…
Partia Demokratike nuk është një parti e lehtë për tu udhëhequr. Shembulli i Edi Ramës me Partinë Socialiste aktualisht nuk vlen pasi janë dy situata të ndryshme. Ajo që ndihet aktualisht në partinë më të madhe opozitare është dëshira për tu dukur më i “egër” se të tjerët. Kjo konkurencë e brendëshme po e bën këtë parti një strukturë e cila drejtohet nga kënaqesia që jep tek njerzit që e dëgjojnë dhe jo nga lidershipi. Mbi këtë shpjegim në Shqipëri qëndron mungesa në komunikimet e drejtpërdrejta të drejtuesve të politikës apo debatet publike të tyre. I vetmi komunikim është ai nga podiumet e konferencave të shtypit apo i studiove televizive.
Në kete mungese dhe vakum, Partia Demokratike po nxiton të vërtetojë se “dekriminalizimi” mund të bëhet nga jashtë sistemit të drejtësisë si një proces “teknik”.
Ndryshimi i Kushtetutës së vendit shikohet si një “faturë fiskale” e këtij procesi.
Me keqardhje, të djathtës së sotme politike, dua ti kujtoj se komunistët e së majtës dëshironin ta bënin të parët këtë metodë “pastrimi” pas vitit 1944 dhe dështuan. Ata mbetën viktimë e këtij mosrespekti ndaj ligjit të shkruajtur duke i besuar “virtytit”.
Sot, në vitin 2015, ajo që thelbësisht ndan palët e mbërthyera në këtë debat të paskrupullt është në se reforma po ndërtohet mbi një debat për interesat e politikës dhe jo të sistemit…
Unë mendoj se reforma e drejtësise është më thelbësore se sa “dekriminalizimi”.
Mjekimi dhe “gjilpera” dallojnë. Përjashtimi i atyre që kanë gabuar dikur, nuk bën të pastër qëllimet e zuzarëve me letra të “rregullta” që i hynë politikës për të bërë para. Politika ka nevojë për prokurorë dhe gjykatës si rojtarë të ligjit më shumë se sa politikanë me “letra të rregullta”. I druhem më shumë mosdënimit se sa ridënimit moral dhe të “qetësohem” me bileta ndershmërie të “testeve” idiote.
Kjo situatë rrezikon ta kthejë cështjen e “dekriminalizimit” në një naivitet fëminor se kush e do më shumë “dekriminalizimin”(?!)… Një “lodër” që pret kundërshtimin e palës tjetër për të thënë “Ja pra e shikoni që nuk duan sepse…”
Sinqerisht, nuk besoj se testi i drogës të bën një njeri të ndershëm. Në se do të ishte kështu jam i gatshëm të propozoj që cdo të enjte para se të hymë në Kuvend të bëhet edhe testi i urinës…
Ky humor i hidhur dhe banal po zhvillohet në publik. Ai është pjesë e arsyes pse mënyra e të bërit politikë po e kthen Shqipërinë në një tokë pa ëndrra. Njerzit largohen në emigracion edhe për arsyen e shikimit të këtij “show” grotesk që e quajnë politikë. Sigurisht.
…ik o majko shuraqi ,ik bej cicin .Ti je nga ata bura qe mohojne dhe te kaluaren e tyre dhe nuk shikon me shume se hunda jote… E pse nuk duan te bejne testin e droges politikanet?Nji makine nget dhe ben test per alkol e droge e te drejtosh nji shtet nuk qenka e nevojshme?Politikanet shqiptare …shumica hajdute.ca kriminele,ca pianece e te droguar,ca servile,ca urithe si puna jote …..
o student i bythes (dhjetorit) behu nje here burre fole mbare se ne ammerike puntoret bejne testin e droges dhe jo deputetet po ti ne ps je si miza pa koke as te puet njeri dhe kryeminister te solli lumi se nje here ne 100 vjet lomi sjell kercunj se tere vitet e tjera sjell gure
Nuk kuptoni prandaj ju terheqin per hunde.Zoti Majko jeni ajka e vendit por nuk ju kuptojne.Perparesi gjykatat qe vene ne zbatim ligjin pastaj testet o popull.Respekt zMajko
O kokrra e legenit o b…q..ne asnje vend te botes nuk eshte obligator tedti i droges prandaj o iddjot mos fol kot.
Ju lutem mos shkruani kaq ndyre se nuk deshirojme te lexojme fjalorin tuaj te paedukate.
O z. Majko per ju si person populli e ka krijuar ate besim dhe respekt te forte por mund te na thuash se cfare e keqe i vjen shtetit qe te gjithe te zgjedhurit ose te emeruarit ne poste publike nga niveli i nje drejtori cfaredo, administratore, K/bashkie, gjykates, prokurore, deputet, ministra deri te presidenti qe te jene njerez te ndershem pa vese si pijanec apo i droguar i pa koruptuar i pa gjykuar apo denuar per cfaredo lloj shkelje ligjore qe populli te mos degjoje ofendimet dhe sharjet tuaja ne parlament si rugac rrugesh por te jene njerez me integritet te larte moral dhe shoqeror qe te mendoje si te rregulloje kete katrahure qe kane bere per 25 vjet rrumpalle se e kane mendjen si te vjedhin e te plackisin pasurite kombetare apo te marri leke se do te bleje drogen “per te pire” gjoja se ata qe jane te droguar e tregetojne. Prandaj mire eshte qe te behet me ligj tju ndalohet te zgjidhen ne keto poste te tille njerez pa cenuar te drejtat themelore por nje i tille nuk i duhet shtetit sepse ato vese e cojne me dashje apo pa dashje ne kryerjen e krimeve te tjera. Dhe kete gje vetem ju mund ta beni se te tjeret e bene rumpall gjith vendin. Faleminderit
Shume gjera jan te verteta ne ato qe shkruani z.Majko. Eshte per te ardhur keq qe ky vend ka humbur identitetin e tij ne keto 25 vite ” demokraci “. Dhe populli e di se kujt tja di per faleminderit kete gje. I gjithe spektri politik shqiptar eshte nje zero me xhufke kur thot populli. Mijera bashkatdhetare qe marrin rruget e emigrimit eshte si pasoje e humbjes se besimit tek cdo lloj partie e majte apo e djathte. Njerzit nuk ikin se nuk kan cte han, se nje cop buk e ha edhe qeni kur i thon, por ikin sepse nuk shohin asnje shprese nga politikanet shqiptare. Opozita e sotme eshte ne degradimin me te ulet qe mund te ket nje opozite ne shoqerine demokratike. Eshte nje opozite miope pa frymarrje pa ide , dhe vetem sillet si pordha neper breke. Dhe mbi te gjitha kjo opozite ka humbur besimin e gjere ne popull pasi lideret e saj jan te perlyer deri ne gryke me pislleqet qe kane bere gjith keto vite. Por nga ana tjeter, edhe qeveria nuk eshte pa gje. Cdo njeri pak a shume e di qe te besh shtet ligjor duhet qe me guxim te futesh dhe te zbatosh disa reforma te forta qe ketij vendi i kan munguar deri me sot. Por ndonese kjo qeveri mund te ket vullnetin per ta bere kete gje, atehere do te thoja qe menyra se si po i ben keto reforma eshte shume e gabuar. Nuk nxirret dhjam nga pleshti por nga bualli. Nuk qelbet peshku nga bishti por nga koka. Atehere lind pyetja,,,, kjo qeveri do apo nuk do ti kryej keto reforma ashtu sic duhet? Perse kjo qeveri merret me te vegjlit, fukarenjte dhe te pambrojturit? Perse kjo qeveri nuk i fillon reformat e saj duke e nisur nga maja e piramides? Perse kjo qeveri ka frike nga ata kafshe qe ja pin dhe po ja pin edhe sot gjakun ketij populli? Konkluzioni del qe,ose jeni edhe ju te implikuar ne pislleqet qe i jane bere ketij populli, ose jeni te paafte per te qeverisur vendin. Ne te dyja rastet mendoj se ju si qeveri duhet te jepnit dorheqjen ne menyre demokratike. Ne te kundert beni punen ashtu sic duhet qe te justifikoni besimin qe ju dha populli me voten e tij. Boll me pallavra dhe me genjeshtra. Popollit i eshte sosur durimi dhe eshte ngopur me pacavuret e politikes per 25 vjet me radhe. Tani duhet pune, e cila duhet filluar nga A e jo nga Zh.
Deputeti Majko ka shumë ndryshim nga njeriu Majko. Dikur ky njeri luftonte për demokraci dhe për Shqipërinë si Europa. Po tani, çfarë ka ndodhur me deputetin Majko?! Paska harruar se ka qenë edhe në pozitë edhe në opozitë! Mendoja se deputeti Majko do të ngrihej mbi ato çfarë thuhen tavolinave të lokaleve VIP dhe do të shtrohej e t’u qante hallet atyre që e kanë a votuar. Dep. Majko, anëtar i asamblesë socialiste paska mbetur në mendimet anarkike të kreut të PS-së. Pse? Mos ka harruar se është në pozitë? Mos ka frikë nga kreu se mos e përjashton nga partia, që flet se pozita ka gabime? Ai e di mirë që gabimi falet dhe faji dënohet. Prandaj i ka mbushur mendjen vetes, se qeveria ka vetëm gabime. Jo, o Majko! Qeveria dhe KM-ja kanë bërë faje, bile faje të mëdha që nga mënyra si drejton dhe nga ajo si vepëron për të sjellë në drejtimin e shtetit dhe të organit ligjvenës njerëz të inkriminuar. Këta të inkriminuarit do ta bëjnë dekriminalizimin? Duhen vendosur disa norma për dekriminalizimin e politikës, të qërohen Doshët, Prengët me kompani dhe pas kësaj ata që do të vijnë te ligjvenësi mund të mendojnë si të bëhet reforma në drejtësi. Edhe ti, o Majko ashtu si kryetari yt “lider botëror”, merresh me opozitën, e do atë sipas idesë prej politikani anarkist të kreut tënd, si ajo opozitë që bëri ai për të fituar zgjedhjet e 2013-ës. Ajo nuk ishte opozitë, po një luftë e çmendur, një makiavelizëm i kulluar, ku qëllimi justifikon mjetin. Prandaj ai mblodhi të gjitha “qelbësirat”për të marrë pushtet. Majko, shiko brenda vetes dhe tregohu i sinqertë me votuesit e tu, me kryetarin tënd dhe mos e ler punën as mish e as peshk. Kështu siç flet nuk ke ndonjë ndryshim të madh edhe nga Meta, gjysma e kalbur e mollës së dikurshme dhe e pozitës së sotme.
Nga “dekriminalizimi” ne “Dedrogifikimi”,tregon se PD-ja,me shume i tregon rendesi,terheqjes zvarre te maxhorances,humbjes se inisjatives se saj.
Droga,gati mbi 90%,eshte perdorur nga te rinjte dhe te rejat,por ti perjashtosh ata nga pushteti,me ligjin e testit te droges,eshte cmenduri e rradhes e Berisha.com !
Droge marrin te gjithe,ata qe nuk e deshirojne e kane marre ose vazhdojne ta marrin me medikamente,te rekumandura nga mjeket,per kurimin e semundjeve te ndryshme.
Parlamenti shqiptar paska vendosur,thyrjen e rekordit boteror,ne perbaltje e kundershtarit,per kete duhet testi i droges,fituesi skualifikohet,ne rast perdorimi te droges!
Per sportistet,nuk kemi laborator,per testet e droge,me sa duket i pari laborator do jete ai i politikaneve !
O z. Majko ke bere vetem nje analize te pamjaftueshme per nje parti qe tashme ka vdekur ,por si nuke ke thene nje fjale per kryetarin tende qe eshte strumbullari dhe burimi i tere korupsionit te sotem qe ka mberthyer shtetin e rilindasve,si dhe asnje fjale per kriminelat deputete dhe drogaxhinje qe ka sote mazhoranca hibrite e parlamentit me te felliqur te te tera koherave qe ka pase shqiperia ,vete (tifozi i hanoverit braho) pranone se shume nga shoket e tije te krahut te tije e perdorin drogen. Sa per dekriminalizimin e politikes jane per tu futur ne burge i pari sala me zevendesin e tije i dyti meta me mbrojtesin e tije brahon i treti kryetari yte i 20% te lejeve qe jepte dikur prandaj o z.Majko struku diku e mose dile me se me fjalet e tua ju tregoni se ne cnivel ke perfunduar .SHQIPERINE E SHPETON VETEM QEVERI E ARDHUR PREJ STUDENTEVE TE SOTEM QE KANE DALE ME VLERESIMET ME MAKSIMALE PREJ UNUVERSITETEVE TE BOTES SE QYTETERUAR DHE JO ME STUDENTET E UFOS APO TE KRISTALIT APO ME ATA QE I BLENE DIPLLOMAT TEKE KODRABANDISTAT E SOTEM LIGJVENES.