Rikthimi i “humbësve” në krye të PD, Basha shkeli statusin

20 Shtator 2015, 09:42Politika TEMA

Pas rikthimit të Halim Kosovës në PD që do të “pastrojë” partinë kryetari Lulzim Basha ka rikthyer në krye të dy departamenteve edhe dy humbës të tjerë zgjedhjesh.

Ardian Turku, humbës në Bashkinë e Elbasanit u emërua në krye të Departamentit të Pushtetit Vendor.

Ndërsa Enkeled Alibeaj, humbës në Fier u emërua në krye të Departamentit të Sigursë.

Por këto emërime të Bashës janë në shkelje flagrante me statusin e PD-së.

Rregullorja e brendshme e PD përcakton qartë se krerët e departamentëve zgjidhen me votë nga Këshilli Kombëtar dhe nuk emërohen nga kryetari.

Por nënkryetari Edmond Spaho ka sqaruar në shtyp se emërimi i tyre u bë pasi kishin ngelur pa drejtues në këto departamente.

Ai tha se kur të mblidhet Këshilli Kmbëtar këta mund të konfirmohen me votë./a.l

 

7 komente në “Rikthimi i “humbësve” në krye të PD, Basha shkeli statusin”

  1. peço says:

    Më vjen mirë që Basha i ka emëruar këta humbës. Sidoqoftë, asnjëri nga këta nuk humbi më thellë se Basha. Këta, vërtetë humbën, por ama kanë përse të jenë krenar, humbën me dinjitet. Përsëri do të humbasin në 2017, por do të jenë edhe më tepër krenar. Këta janë nga ai soj humbësish, të cilëve humbja ja u shton krenarinë. Jemi apo nuk jemi në demokraci? Demokracia është zemërgjërë, i jep mundësi të pambarimtë humbësve të kënaqen më humbjen dhe të vihen në mënyrë të pambarimtë në krye të punëve për të siguruar humbjen e radhës..
    Në vitin 1985, më kujtohet, kur Gorbaçov u bë Sekretar i Përgjithshëm i BRSS, Zëri i Amerikës, në komentet e tij të mrekullueshëm, të cilët na mbajtën gjallë shpirtin, përsfërsisht thosh:’… të habit fakti, që zoti Gorbaçov, të cilin në çdo hap të karierës e ka shoqëruar humbja, çuditërisht, kjo është pasuar kurdoherë me ngritje në detyrë.’ Natyrisht, ironia që e shoqëronte komentin ishte e qartë. Amerikanët e dinin mirë se suksesi i karierës në komunizëm varej jo nga punët e dukshme, por nga punët e padukshme, ose siç quhen ndryshe, punët e nëndheshme.

    1. i says:

      o temaaaa po rama sa ka pa bere zgjedhje brenda PS? apo ky nuk eshte lajme , lajme quhet vetem per bashen

    2. mirdani says:

      EMOND SPAHO, FUTJA PORDHES. VEPRONI SI TJUA DOJE BYTHA

  2. ne emer te Migjenit te Math says:

    Zbatimin e statutit e bene mere Rama.Medet per kete fletushke qe quhet gazeta Tema

  3. astrit says:

    “Ne emer te Migjenit te Math” ne radhe te pare te mesoje shqip pastaj te beje komente.

  4. petro says:

    Po pse Spaho nuk eshte humbes? Hahaha Mungon demokracia e brendeshme, mungon gjithcka.

  5. lindi says:

    Kryemashtruesi Kryeshpifsi Ginjeshtari me i madh i mohrave, keta mund te ken budalliqe plot por ti mor mashtrues nuk.vjen kurr ne qeverisje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje