Qeveria dhe Partia Demokratike kanë bërë publike tashmë dy draftet e tyre për dekriminalizimin.
Që të dyja palët kanë kundërshtuar propozimet e njëra-tjetrës, ndërsa ftesa për konsensus është përsëritur nga radhët e shumicës.
I fundit ishte Ilir Meta, i cili deklaroi ditën e premte se mes dy drafteve ka përputhshmëri të lartë dhe është e mundshme gjetja e një rruge të ndërmjetme.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryeministri Rama në intervistën e dhënë në Top Story, ku tha se ngjashmëritë mes dy drafteve janë të mëdha, me përjashtim të disa propozimeve që ai i quajti alla-shqiptarçe në draftin e PD-së.
Por ku ndryshojnë dy draftet?
Së pari, në draftin e Qeverisë nuk është i përfshirë testi i drogës dhe as përdorimi i gjurmëve daktiloskopike dhe çdo e dhënë tjetër biometrike që ruhet në bazën e të dhënave për shtetasit shqiptarë, që të dyja të përfshira në draftin e prezantuar nga Oerd Bylykbashi për demokratët.
Një tjetër pikë që ndan palët është ngritja e një institucioni pranë Prokurorisë së Përgjithshme për kontrollin e zyrtarëve.
Në projektin e Qeverisë kjo nuk parashikohet, në atë të demokratëve po, raporton TCH.
Së katërti, drafti i opozitës kërkon ndalimin nga funksionet publike të personave që kanë patur një identitet të ndryshëm në kohën e kryerjes së krimit të përfshirë në listën e veprave që u ndalojnë funksionet publike apo zgjedhjen.
Së fundmi, drafti i PD-së parashikon ndalimin e personave të dënuar për krime të rënda, korrupsion dhe krime zgjedhore.
Pesë kërkesat e PD:
1) të caktohet marrja e testit të drogës
2) të merren shenjat e gishtërinjve
3) të caktohet institucioni që kontrollon zyrtarët
4) të ndalohet emërimi në funksione publike i personave me identitet të ndryshëm në kohën e kryerjes së krimit
5) të dalohet emërimi i të dënuarve për krime të rënda, korrupsion dhe krime zgjedhore
Jo more, pse PS mendon që ata që kan kryer një krim e kanë ndërruar emrin janë në rregull e mund të zgjidhen deputetë?
Sa për testin e drogës e keni kot se atë nuk e kalon as I madhi fare!
po keto jane thelbi mesa kuptoj une..pa keto pika nje vrime ne uje mund te behet…
Keto pika jane nje test per hipokrizine e qeverise dhe kryeministrit , po nuk i pranuan jo se nuk dihet po jane pjese e krimit dhe jo vetem kane sjelle krimin ne instancat me te larta te vendit.
Te pesta keto ‘bylykbash’ jane brenda vijeskuqe dhe refuzimi qe u ben KK (Kampion Kryeministri me tutor kocokokdhimin) vec tregon arsyen e mosarsyes, argument autodemaskues per KK qe bubulloi: ‘une jam kryem i shaiptareve’, e kur deputetet e Opoz. bejne ‘shqiptarin’ ky ngre sepaten per shwiptar- nenet me arsyetimin prej KampjonBojaxhiu se jane shqupiste, yf c’e vajmedetshme logjike !!
Ej, Keto laqet shqupiste mund t’i rrezoje qo spata e zotnis tate KK
vetem nese i argumenton te teperta, te demshme per procesin dhe demokracine, a shkelin Kushtetuten, i dashur PiktorKryeminister.
Ina NA pa je ti, ke thon.
Shkurt:
Shqiperia nuk ka durimin te shohe ket cfaqen: ‘Gomori ne mes t’ udhes me kaptinen perpjete
pellet e s’tundet nga vendi’, ç’e gjet e di vec ai
(kujtoj si e mblodhe bishtin sovran ne 15 Nentorin e SovranHelmeve,
Te tundem nga vendi e te lame vetem llogon sovrane!!)
Aferim qe je ‘sovran’ ama vath ne vesht qe poplli Shqiptar ka fjalen e urte : ‘ka Cecua bicak’
Ej,
Ky Shqupstalliku- gjeth fiku
s’ti mlo hallatet, mik. Le hyneret jo se jo…
I dashur Sovran,
Kujdes me VK/ VijeKuqen!
Pa pike ligesie poplli ‘qe s’ja ha qeni shkopin’ te falenderon per komplimentin dhe te thote
Exelenca juj sovrane: at kesule ke ne koke & at pshesh ne tas,
nuk e qan dot mo at kesulen & tasin me makarona ne Paris, thonjpalar ikonatrafiks!!
Epillog: Likja e ka gati njalen, mik.