Raporti mbi zhvillimet e 12 muajve të fundit në Shqipëri i mbajtur përpara Këshillit të Përhershm të OSBE-së në Vjenë, nga ambasadori i kësaj organizate në Tiranë Florian Raunig, bën një analizë të situatës duke i ndalur vecanërisht në fushat ku OSBE-ja ka shtrirë aktivitetin e saj.
Raporti, një kopje të të cilit e siguroi Zëri i Amerikës, analizon panoramën politike, vlerëson “vullnetin e qeverisë për realizimin e reformave kyce edhe dy vjet pas ardhjes në pushtet”, flet për cështjen e dekriminalizimit, reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit apo dhe zgjedhjet e shkuara vendore, për të cilat i referohet vlerësimit përfundimtar të vëzhguesve ndërkombëtarë.
Ndërsa flet për rastet e arrestimeve të disa deputetëve të së majtës, ambasadori Raunig, duke komentuar “cështjen e dekriminalizimit të parlamentit dhe strukturave në të dy nivelet, si në qeverisjen qendrore dhe lokale” shprehet se kjo cështje “është më e gjerë se këto raste të veçanta, ngaqë, ka pretendime të besueshme se zyrtarë të lartë (si në të kaluarën dhe në të tashmen) janë përfshirë në sjellje jo të përshtatshme për pozitat e tyre”.
Sipas raportit “kjo është një cështje që duket se do të nxisë diskutimin publik për ca kohë në të ardhmen. Sigurisht që do t’i shërbejë qeverisjes demokratike në Shqipëri nëse ky debat do të sjellë përpjekje konkrete për të paditur zyrtarë të korruptuar, përfshirë anëtarë të Parlamentit, por edhe të bëjë të mundur që zyrtarët publikë të respektojnë standartet më të larta etike”.
Dhe duke mbetur te zyrtarët publikë, ambasadori vëren se “megjithëse kanë nisur disa procedime penale ndaj funksionarëve të nivelit të mesëm, Shqipëria ende nuk ka mundur të krijojë një bilanc të ndjekjes apo dënimit të elitave politike dhe ekonomike, vecanërisht lidhur me pasurimin e paligjshëm, korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
Raporti kujton se “ndonëse në 2014 u krijua një njësi për hetimin e korrupsionit pranë Prokurorisë së krimeve të Rënda, ende nuk ka ndonjë bilanc për dënimin e zyrtarëve të nivelit të lartë”.
Raporti vlerëson disa nga aksionet e ndërmarra nga qeveria, duke theksuar se “përpjekjet intensive të policisë kundër kultivimit të drogave, të kombinuara me të tjera nisma si operacioni në nivel kombëtar kundër vjedhjes së energjisë dhe ndërtimeve të paligjsh me, janë pjesë e deklarimit të qeverisë për të siguruar një zbatim më të mirë të ligjit dhe respekt të shtetit të së drejtës. Kjo është pozitive. Megjithatë ka disa shqetësime mbi zbatimin e pjesshëm dhe qëndrueshmërine e këtyre përpjekjeve, sikundër dhe për ashpërsinë e masave për shkeljeve relativisht të vogla”, vlerëson raporti.
Duke u ndalur në luftën kundër krimit të organizuar, ambasadori i OSBE-së vlerëson operacionet kundër kultivimit të marijuanës “që kanë cuar në mbi 250 arrestime, por që mesa duket ende nuk ka procedime të suksesshme të niveleve të larta”.
Dhe ndërsa thekson se operacioni i vitit të shkuar në Lazarat ritheu besimin te shteti ligjor dhe policia, “përpjekje të koordinuara nevojiten për të ndjekur dhe dënuar edhe ata që qëndrojnë pas trafikut të drogës”, thuhet në raportin, i cili është ndërkaq kritik për “ndryshimet e shpeshta në të gjitha nivelet e policisë të cilat zbehin trajnimet dhe eksperiencën e fituar”.
Lidhur me reformën në drejtësi, ambasadori Raunig shprehet se “koalicioni në pushtet po dëshmon angazhim për reformën strategjike dhe aq të nevojshme në fushën e drejtësisë, përmes një procesi përgjithësisht të vendosur, që përfshin ekspertizë ndërkombëtare dhe vendase, e së fundi dhe opozitën”.
Ambasadori vlerëson se “vënia në jetë e reformës do të duhet të trajtojë dobësi të thella strukturore. Megjithatë, nëse opozita nuk do të marrë pjesë plotësisht deri në fund, kjo mund të dëmtojë, në terma afatgjatë, besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e reformës në drejtësi. Në përgjithësi, politizimi i thuajse cdo problemi dhe paaftësia e theksuar për kompromis do të vazhdojnë ta bëjnë të vështirë arritjen e reformave kombëtare domethënëse dhe të qëndrueshme”, shprehet ambasadori Raunig, sipas të cilit “përparimi i Shqipërisë në sfidat dhe aspiratat themelore, kërkon një program ndryshimesh të thella, afatgjata, përfshirëse dhe konsensuale. Dialogu politik mes qeverisë dhe opozitës, sikundër kompromisi i bazuar në një veprimtari konstruktive në parlament, është thelbësor për qëndrueshmërinë e reformave dhe zhvillimin afatgjatë të vendit”, thekson raporti i OSBE-së.
Corapekuq,jep dorheqjen nqs pretendon se do te besh shqiperine…..
…sille kolon se ta bejme tak-fak ?
aman mos harroni LIKE FLORIRIN E ARTE
kush ti denoje , ? RAMA META BERISHA BASHA …. QE JANE TE 4 ME TE KORRUPTUAR … QE JANE VJEDHESA DHE E KANE SHPERDORUAR DETYREN NE PERFITIM TE INTERESAVE PERSONALE ….. U BENE MILIOERA PER 5 VJET .. KU I GJETEN LEKET DHE TOKAT … JA MORREN POPULLIT DHE BEJNE PALLATE PA LEJE … DHE I KANE BERE PRONAT E VETA ???? JA PERSE NUK DENOHEN …..NGRIHUNI MORE SHQIPTARE …SE KENI NGELUR TE MJERE ….ME KEQ SE LULI I VOCER …TE KENR TURP KETO POLITIKANE … NE KROACIE E DENUN MINISTRIN 20VJET BURG PER SHPERDORIM DETYRE ..POR RAMA PINE KAFE ME GJIKEN …ME MZIUN DHE TE TJERE… QE POPULLI I NJEH SI MAFIOZA ..
Kurre nuk do te denohen, asnjeri. Perndryshe, i thone te vrasesh veten.
Corapekuqi e ka dhjere fare. I harroi ato 1 milion shuplakat dhe denimin e sali gerdecit.zgjedhejete tjera do jene katastrofe per corapekuqin.
Lufta perleshjet e fitoret jane te sigurta kur punohet e luftohet i opganizuar i mobilizuar dhe ne unitet rreth Partise . pervoje e provuar. Prandaj populli thote : Trimi i mire me shoke shume . Jo edhe i vetem trim ne lufte .! Dukshem shihen dhjetera e dhjetera politikane partiake me nder deputete ne hije qe flene e bejne gjumin e te madhit . se duket qenka e thene te bejne sehirxhiun e rrumpallen ne kete vend .Duhet ti jepet fund kesaj gjendje merije dhe hipokrizie , op si ore gjen e ben kompromis te diktuar me kete bande te quajtur Opozite , dhe nuk shtrihet dora e pajtimit , bashke punimit, me nje unitet e shterngim rradhesh te detyrueshem brenda vete subjektit politik e me pas edhe me aleatet , kjo eshte a b c e fitores dhe konsolidimin e fitoreve e pushtetit . Nuk mjafton te kesh vetem polici te forte . por duhet edhe POPULLI,EKONOMIA , PARTIA te cilat realisht jane ne minorance ? gjendje kjo qe duhet ndryshuar, duhet detyrimisht te ecet frontalisht ne Udhen e Drejtimin e Duhur, dhe nuk eshte akoma vone . Te prifte e mbara zoti Lider i P S dhe kryeministeri i ketij vendi .