Meta: Të përmbyllet procesi për dekriminalizimin, dallimet e dy nismave janë të vogla

18 Shtator 2015, 13:09Politika TEMA

Kryeparlamentari Ilir Meta ka thënë se diferencat në nismat e mazhorancës dhe opozitës për dekriminalizimin, kanë përputhshmëri të gjerë.

Për këtë arsye, ai ka kërkuar që procesi për dekriminalizimin të shkojë drejt përmbylljes.

Për ato pak çështje që nuk ka konsensus, të kërkojmë ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët janë të interesuar për këtë proces.

Edhe marrëveshja pozitë-opozitë e vitit të shkuar u arrit falë ndërmjetësimit të dyshes Kukan-Fleckenstein.

Është e qartë se të dyja këto nisma kanë përputhshmëri të gjerë, me disa diferenca që nuk mund të zbehin thelbin dhe nuk mund të bëhen pengesë për këtë proces”, tha Meta.

Procesi i dekriminalizimit kërkon konsensus dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor e atë Penal.

Përpjekjet që e paraqesin si iniciativë të thjeshtë, janë një lojë që bëhet me publikun dhe jo një përpjekje serioze për t’i shkuar me themel këtij procesi.

Duhet treguar vullnet dhe nuk duhen krijuar pretekste që pengojnë përmbylljen e një procesi që nuk duhet të ishte temë e politikës shqiptare”, vijoi kryeparlamentari./a.l

3 komente në “Meta: Të përmbyllet procesi për dekriminalizimin, dallimet e dy nismave janë të vogla”

  1. dbjg says:

    Na bën edhe ndërmjetësin Like floriri, se për kokën e tij u vranë 4 në bulevard dhe nuk i hyri gjemb në këmbë.
    Njerëz si ky meritojnë burg e sekuestro.

  2. . says:

    pike floriri i vuri likja por a eshte dakort monika koketulja

  3. . says:

    ky , i pari duhet te lere karrigen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje