Rama: Ftohja me Metën? Kanë ikur retë që ngritën avujt e kësaj vere

18 Shtator 2015, 09:18Politika TEMA

Gjatë intervistës së tij për Sokol Ballën, kryeministri Rama iu është përgjigjur edhe pyetjeve në lidhje me marrëdhëniet e tij me Ilir Metën.

Ai ka thënë se zërat për një ftohje të tij me Ilir Metën, kanë qenë thjesht spekulime.

Sokol Balla: Meta deklaroi se ishte larë në të njëjtin det me ju. Ju u përgjigjët një ditë më vonë se, me të do të takoheshit kur të mbaronin pushimet. A jeni takuar?

Edi Rama: Vera ka kaluar dhe bashkë me të kanë ikur edhe retë, që ngritën avujt e kësaj vere.

Sokol balla: Si shkoi takimi i parë me Metën, pas 3 muajsh pa u takuar me të?

Edi Rama: Kush tha që nuk jam takuar? Marrëdhëniet e mia me të janë shumë të mira dhe aspak problematike, sa për të lexuar mediat apo intervistat, që të kuptojmë që mes nesh paska probleme.

Sokol Balla: A kanë ndërkombëtarët probleme me Ilir Metën, si njeri politik?

Edi Rama: Ndërkombëtarët kanë shumë respekt, për mënyrën sesi Ilir Meta drejton Kuvendin e Shqipërisë.

Sokol Balla: Keni lënë përshtypje këto muajt e fundit se takoheni më shpesh me Vuçiçin, sesa me Metën.

Edi Rama: Duhet të bënit një batutë më të mirë sesa kaq.

Sokol Balla: Ndërkohë, ju dhe qeveria juaj “po i bëni një make up Serbisë”, sipas Presidentit të Republikës.

Edi Rama: Nuk do ta besoja se Shqipëria është duke u bërë “make up” për Serbinë, por fakti që e pash dhe e dëgjova vetë, faktikisht e paska thënë, më tmerron, por jam zotuar se nuk do të bëja replika në publik me institucionin e Presidentit të Republikës, jo me Bujarin si individ.

Sokol Balla: Keni një deklaratë të Presidentit drejtuar jush, në lidhje me mënyrën sesi po e drejtoni marrëdhënien mes Shqipërisë e Serbisë, kur në mes është edhe Kosova.

Edi Rama: Po të ma kishit thënë ju apo ndonjë gazetar tjetër, do të thoja çfarë batute jeni duke bërë, por meqë e pash vetë çfarë tha, po i qëndroj vendimit tim për të mos replikuar me institucionin e Presidencës në publik, për t’i dhënë fund një epoke të kaluar, kur kryeministri i thoshte Presidentit dhe kryeprokurores “horr dhe lavire bulevardi”. Çfarë ka bërë Shqipëria në politikën e jashtme në këto dy vite dhe në raport me rolin e saj në rajon, por edhe çuarjen përpara të axhendës së bashkëpunimit rajonal, është një model për të cilin duhet të jem unë krenar, por edhe ne të gjithë krenarë. Kemi marrë një imazh të ri si komb dhe si shtet, që ka interesa dhe që i mbron ato pa bërë konjukturat e rastit. Afrimi ynë me Serbinë dhe ndërtimi pak nga pak i partneritetit serioz me Serbinë do të sjellë përfitime për shqiptarët dhe serbët, ashtu siç kanë përfituar edhe deri më sot, si një nga zgjidhjet më të mira për gjeneratat e ardhshme.

Sokol Balla: Do ta ftonit kryeministrin serb Vuçiç për ndeshjen e tetorit?

Edi Rama: Unë e kam ftuar dhe ai e ka pranuar ftesën për të qenë i pranishëm në “Elbasan Arena”. Madje ai tha se “ne do të fitojmë në Tiranë”, ndërsa unë iu përgjigja se “nuk e vendoste ai se kush do të fitonte, as që do të fitonte ai, por do të fitonin djemtë në fushë dhe ne do të duartrokisnim fituesin”. Ka pranuar dhe deri më tani është në fuqi ardhja e tij.

Sokol Balla: Por për Presidenten Jahjaga nuk e keni bërë një ftesë të tillë.

Edi Rama: Nuk ka asnjë problem dhe janë të ftuar të vijnë të gjithë liderët e rajonit.

Sokol Balla: Thuhet se ju e keni një armik në vëzhgim Presidentin dhe dyshohet se e keni vënë në përgjim.

Edi Rama: Nuk dua të bëj replika, por besoj se kjo është një ëndërr e keqe, prej së cilës Presidenti i ka të gjitha rrugët për t’u çliruar, sepse aty i ka dhe mund t’i bëjë hetimet nëpërmjet Shërbimit të Inteligjencës apo prokurorit të Përgjithshëm.

3 komente në “Rama: Ftohja me Metën? Kanë ikur retë që ngritën avujt e kësaj vere”

  1. Dean says:

    “Bravo” Edo! Na knoqe me kete metafor.Por,Edo,Meta duhet zhdukur nga skena politike pasi eshte i KORRUPTUAR dhe po mban peng Sistemin e Drejtesise dhe Shqiperine gjithashtu.Dhe me e bukura, Edo,eshte se ka me ta fut edhe ty 1 dite,po nuk ja futi ti I pari.Por ty,mer lal,duket se t’u ka ngrof mir bytha ke kolltuku i K/ministrit dhe pa Meten ke frike se mos ta rrembejne ate mut kolltuku.Behu BURRE dhe dili para Metes dhe leni pordhet.

  2. perkthyesi says:

    Ilir Meta po mban peng jo vetem sistemin e drejtesise, por gjithe Shqiperine! Zoti Rama, patet thene nje shprehje me vend: “Ilir Meta eshte bere paterice e Berishes” Tani kjo paterice u be prone e juaja! Si do e shpjegonit sot kete shprehje? Asnjehere nuk harrohen keta fjale. Koha i rregjistron, dhe populli kurre nuk i harron!

  3. koco says:

    Eshte per te ardhur keq per nivelin e mizerje te realizimit te intervistave televizive si kjo me zotin Kryeminister nga gazetati Idiot , i barazvelfeshme me nje grua llafazane qe meret me thashetheme, mistrecerira , gjera pa vlere, pyetje pa vlere si Si ” Qenkane lare e ngrohur ne nje dielle , e lloj lloj thashatheme dhe alibira Idioteske te zotit Balla gati rrugacerira shpesh pa sens pa vlere qe e bejne te keq ardhur kete gazetar , qe duket eshte aftesuar me detyra intime banale duke u bere shume i vogel per ate kostum ne ate ekran kombetar .

    Zoti Balla deshmoj edhe ne kete interviste se eshte nje gazetar pa potencial per keto lloje intervista serioze dhe me shume audience ,Eshte per tu keq ardhur kur degjon te drejtohen pyetje ” Se jeni lare ne nje det apo jeni ngrohur ne nje Dielle . shkurt nje Gazetar jo per ate kostum ne ate medie prestigjoze . Zoti Rama ngjason me nje peme me kokra qe gjuhet me gure , se ka mare persiper te permallet me shume te keqija ne kete vend , luftimi i tyre cliron energji e vendos rregull drejtesi , sikurese edhe cenim interesash dhe pakenaqesi . Kjo Qeveri eshte qeveria me e perkushtuar , per te reformuar e sistemin e degraduar te kalbezuar e te qelbezuar deri ne graden e fundit , duke e asfiksuar dhe cuar disa here ne prag te shkaterimit e mos funksjonimit nga nje Bande kriminale e Piramidale . Pasqyre e punes se kesaj maxhorance dhe kesaj qeverie eshte e prekeshme dhe qe ka prodhuar produkte shume te pa imagjinuara para zgjedhjeve te dates 23 06 . 2013
    kur ky vend ishte kethyer ne nje toke te djegur te lene djere te mbuluar me ferra , gjarperinj ,cuba,kriminela e kafsheri qeverisese.
    Punet e kryera :1-Reformat ne Polici ,2-Reforma ne lufte ndaj Formalizimi e Prones ,3 – Reforme e aksjon ne lirimin e hapesirave publike ,4- Reforma ne Energjetike ,5- Reforma Teritoriale Administrative .5 – Reforma ne Arsimin e Lart ,6- Reforma ne Turizem ,
    7 -Reforma kunder Evazionit , 8 – Reforma ne Drejtesi + Dekriminalizimin e dhjetra reforma dhe aksjone e veprimtari Politike me peshe Kombetare dhe Rajonale . si Pritia e Vizita e Atit te Shenjte. Takimin Nderkombetar , Paqja Eshte Gjithmone i Mundeshme , Vizita e Kancelares Merkel ne Shqiperi , Vizitat e ndersjellta te z. Rama dhe e Vucic,z Mustafa, Serbi , Shqiperi, Kosove . si dhe Takimi i Berlinit i Vjenes dhe produktet e priteshme te tyre , shtoj edhe Ftesen e fundit nga O K B dhe Shtepia e Bardhe ne daten 22.08 . 2015 erj etj ,deshmojne per punen perballjet e vazhdueshme per te ecur me vendosmeri ne “Drejtimin e Duhur” dhe sigurisht punet nuk shkojne vaj edhe ne konstetime te gabime e te mete te cilat duhen te permiresohen ne ecje e siper. pra ka nje diference shume te dallueshme te nje ish keq qeverisje nga nje Qeveri qe po ben me te miren e mundeshme per te krijuar shtet ligjor te drejte e demokratik kandidatper ne B . Evropian . zoti Edi Rama njeherazi Kryetar i P Socialiste eshte “Mekatar” mbase punet dhe pengesat e pa funt te stisura nga opozita destruktive e ketij vendi e kapur nga nje grusht Katilish e Rezilash te Ngujuar ne( Sh -Shpellen e Q -Qenerve ,U – Ujqerve ,P – Pa besesh)
    Mendoj se eshte ndergjegjesuar se nuk kane vleren e duhur reformat e shumta ne qeverisje , Pa Modernizuar e Reformuar Partine e cila duhet te jete motori , zemra dhe mendia vizionare e politike berjes, nga nje skuader gjithe Kombetare dhe kam bindjen se shume shpejt , kjo Reforme do ta beje reakisht P S nje parti bashke kohore dhe te shumuar , riperterire e me Xhakete, Funde e Minifunde te Reja! Pune te Mbare me energji te shume fishuara me kete periudhe historike per kete vend .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje