SHBA: Ç'rrënjosja e korrupsionit dhe influencës kriminale nga qeverisja janë elementë thelbësorë të mbarëvajtjes demokratike

17 Shtator 2015, 18:44Politika TEMA

Shtetet e Bashkuara mbështesin raportin e përvitshëm të Prezencës OSBE-së në Tiranë dhe gjetjet e shprehura në të mbi drejtësinë, reformat, zgjedhjet dhe dekriminalizimin.

Ambasadori amerikan në OSBE-, Daniel Baer deklaron se ashtu siç vërehet në raportin e OSBE-së, zgjedhjet e muajit qershor, në vlerësimin e përgjithshëm ishin pozitive, të paqta dhe votuesit shqiptarë patën mundësinë të shprehnin votën të lirë.

Ju falenderojmë për raportin gjithpërfshirës dhe të detajuar. Ne e vlerësojmë punën e shkëlqyer që ju dhe ekipi juaj keni bërë për të suportuar implementimin e njw sërë reformave kyçe për procesin e demokratizimit në Shqipëri, të cilat vazhdojnë të kenë një potencial për impakte positive.

Ambasador Raunig, siç ju vini në dukje në raportin tuaj, Prezenca e OSBE-së mbetet një partner i fortë, i paanshëm dhe mbështetës për Shqipërinë. 

Ne ju inkurajojmë që të vazhdoni të punoni në partneritet të ngushtë me qeverinë, parlamentin, shoqërinë civile dhe aktorët e tjerë, për tu siguruar që Shqipëria po bën përparim të qëndrueshëm drejt përmbushjes së angazhimeve të saj ndaj OSBE-së. Ne gjithashtu mirëpresim  planin e Prezencës së OSBE-së, për të rritur fokusin e saj në atë sesi qyetatarët shqiptar ndërveprojnë me qeverinë e tyre.

“Shtetet e Bashkuara nënvizojnë se pavarësisht progresit të bërë me heqjen e disa individëve të lidhur me aktivitete kriminale nga listat e kandidatëve, disa vazhduan garën.

Ne u bëjmë thirrje shqiptarëve që të këmbëngulin dhe të kërkojnë prej partive të tyre që t’u ofrojnë kandidatë me reputacion që do të mund ta çojnë përpara vendin”, thuhet në vlerësimin e ambasadorit amerikan në OSBE.

Crrenjosja e korrupsionit dhe influences kriminale nga qeverisja jan elemente thelbesore te mbarevajtjes demokratike te institucioneve dhe qeverise shqiptare” tha ambasadori amerikan

Përfaqësia amerikane në OSBE vlerëson gjithashtu se reformat sistematike kushtetuese dhe ligjore që do të parandalojnë kandidatët që janë subjektë kriminalë, ose të lidhur me krimin, janë e vetmja mënyrë për t’i mbajtur ata larg zgjedhjeve.

Në deklaratën mbështetëse për raportin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, përfaqësia e Uashingtonit në Vjenë inkurajon Qeverinë dhe Parlamentin në realizimin e reformës në drejtësi, që e konsiderojnë një pikë parësore dhe që duhet të jetë gjithpërfshirëse.

Reforma duhet të realizohet në frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe është me rëndësi që asnjë palë të mos bllokojë përparimin në këtë pikë.

Mbështesim punën e OSBE-së për të inkurajuar shoqërinë civile që të jetë më aktive në reformën në drejtësi.

Populli shqiptar ka pritur boll për një sistem drejtësie ku prokurorë dhe gjykatës punojnë për zbatimin e ligjit dhe mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre”, thuhet në deklaratë.

Për Uashingtonin reforma në drejtësi ka një rëndësi jetike për vendin dhe duhet të jetë prioritet mbi çdo prioritet.

Shtetet e Bashkuara besojnë fort se përqendrimi i shqiptarëve dhe gjithë partive politike duhet të jetë tek reforma në drejtësi përpara çdo hapi tjetër”, shprehet ambasadori amerikan në OSBE.

Raporti, i cili nuk bëhet publik, u prezantua nga ambasadori Florian Raunig në Vjenë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje