Skandali që "fle" në Prokurori, Visho Ajazi e Flamur Noka me kredi të butë

17 Shtator 2015, 17:46Politika TEMA

Prej dy vitesh në Prokurorinë e Tiranës “fle” dosja e kallëzimit me 145 zyrtarë të lartë të cilët kanë përfituar padrejtësisht kredi me vlerë 5 milionë lekë dhe interes 4 % për strehim nga enti i banesave , kallëzim ky i bërë nga Ministria e Zhvillimit Urban. Në listën e zyrtarëve të deklaruar të pastrehë në 2011, nuk mungojnë kreu i SHISH Visho Ajazi, ish-ministri Flamur Noka, apo gjyqtarë përfshi Metush Saraçin dhe Ervin Metallën nga Apeli në kryeqytet.

Abuzimi me paranë publike dhe kredinë e butë e cila duhet të përfitohet nga njerëzit në nevojë në Shqipëri, përgjatë qeverisjes Berisha ka kaluar kufijtë e skandalit.

Aq Report ka siguruar kallëzimin penal të Ministrisë së Zhvillimit Urban e cila kërkon nga Prokuroria të hetojë se si mbi 145 persona zyrtarë të lartë nga ministra, deputetë dhe gjyqtarë kanë përfituar nga 5 milionë lekë kredi për blerje shtëpie me interes 4 % kundrejt interesit të tregut në bankat e nivelit të dytë me vlerë nga 8 deri në 12 %.

Kallëzimi penal mban datën 22 janar të vitit 2014 dhe është depozituar nga ministrja Eglantina Gjermeni në Prokurorinë e Tiranës.

Material i Ministrisë bënë fjalë për 145 zyrtarë të cilët kredit e buta i kanë përfituar me shkelje ligjore e për këtë arsye i është kërkuar informacion kryeregjistruesit Ilirian Muho, por nga hipoteka – sqaron ministria – ka munguar një përgjigje.

E për këtë arsye ministrja Gjermeni ka kërkuar nga Prokuroria të hetojë mbi këta zyrtarë pasi ka tagrin e institucionit që mund të bëjë hetime.

Por kur kanë kaluar më shumë se një vit për këtë kallëzim jo vetëm Hipotekat nuk kanë dhënë përgjigje, por këtë herë dhe prokuroria nuk ka asnjë rezultat të hetimit apo veprimet konkrete se si janë përfituar këto kredi.

Cilët janë zyrtarët të deklaruar të pastrehë në vitin 2011 dhe përfitues të këtyre kredive?

Dy nga zyrtarët e lidhur drejtpërsëdrejti me sigurinë kombëtare në vitin 2011 Flamur Noka si ministër i Brendshëm dhe Visho Ajzai si kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror kanë përfituar kredinë e butë nga Enti Kombëtar i Banesave.

Në listën e përfituesve bënë pjesë dhe Spiro Ksera asokohe ministër i Punës, ndjekur nga zv.ministrja e Jashtme Edit Harxhi, ajo e Drejtësisë Brikena Kasmi apo shefi i kabinetit të kryeministrit Berisha, Oerd Bylykbashi si dhe juristi i PD-së Ivi Kaso.

Sipas kallëzimit të ministres Gjermeni rezulton se nga Enti Kombëtar i Banesave dhe institucionet përgjegjëse për miratimin e kredisë së butë nuk kanë respektuar kërkesat ligjore.

E dosjet me shkelje sipas kallëzimit janë dhe ato të gjyqtarëve përfshi Metush Saracin në Apelin e Tiranës apo Ervin Metallën i cili deri pak kohë më parë ka qenë kreu i Gjykatës së Durrësit dhe aktualisht është në Apelin e Tiranës.

21 komente në “Skandali që “fle” në Prokurori, Visho Ajazi e Flamur Noka me kredi të butë”

  1. ILIRIA says:

    Mos u bini ne qafe te shkreteve se do te jene fukarenj se ne ate kohe qe kane marre kredit keta populli ishte i dyti ne evrope mbas Gjermanise nga mireqenia ndersa perfaqsuesit e popullit si puna e ketyre ishin varfanjake. Faleminderit

    1. DinPak says:

      Kjo eshte qeveri per fukarane jo si qeverite e Sales! Na gezoi pa mase me kete lajm duke na shtuar edhe nje luge tjeter te zbrazur ne barkun tone te tejngopur.

  2. keta kane marre kredi dhe do ti shlyenin,por ata qe shiten djersen e popullit per skrap,si do ti behet !?

    emagjinoni komplet tanket,komplet avionet,komplet mjetet ushtarake detare !

    ketu te mshojne doren ata qe nuk kane per ta mshuar kurre !

  3. Lenci says:

    Kjo kredi ka qene fond per punonjesit e institucioneve shteterore. Mos kerkoni show kot. Nese doni show kerkoni ku shkuan. Eurot e 10% te shitjes se Albpetrolit.

  4. zonja Milo. says:

    Ero u lumte atyre ,kur juve te pushtetit u kane zene lesh syt.Po ju ore ; c,far keni ber gjate ketij viti,apo keni fjetur gjume!

  5. Arber Iliri says:

    Ky eshte vertet skandal,tregon se ku eshte gjendja e prokurorise.

    1. Cubi says:

      90% e prokuroreve duhen futur ne kredi te rende qe te hane buke falas se jane kriminalizuar ne cdo qelize skane ndjenja njerezore as nje pergjegjesi profesionale.

    2. Cubi says:

      90% e prokuroreve duhen futur ne kredi te rende qe te hane buke falas se jane kriminalizuar ne cdo qelize skane ndjenja njerezore as nje pergjegjesi profesionale.

  6. Sulltani says:

    Vishua ky pleher e vogel. Ky llum qe cdo dite hedh llum te zi te Nderkombetaret per qeverine,policine dhe ministrin e rendit. Ky vasal i berishes qe ka largu cdo punonjes qe nuk u be pal me te ne keto pislliqe na paska marre kredi.Burg………………..

  7. mimoza tufa says:

    o popull keto jane te mirat e demokracise pse ju duket cudi qeveritaret po mendojne dite enate si te na imarin piken e fundit te gjakut ju kerkoni si te ndihmojne fukarane flini rehat te mirat vijne shume shume vone ose nuk vijne perjet

  8. hjhn says:

    Po cfare thua keta kane qene hajdute por keta te rinjte te kapardisur neper makinat e institucioneve nga shefuci me i vogel tek ata me te medhenjte qe vjedhin e grabitin gjithe kohen.

  9. qiu says:

    Poshte me kta horra.

  10. aleksander pilivani says:

    jom i omel, jom i omel si sherbet, drejtor si un aviacioni s ka me gjet.

    kur ka mor ene Selma Pagria kredi t’but, nji hajdute ordinere, nje karikatur.

    te gjith personat m’list jan per tu qa hallin

  11. Barist ne Vucidol says:

    Po Prokurorine e Kosit+Uje ku duhet t’a denoncojme, shtet i pjerdhur dhe i kapur nga KRIMI

  12. petri zela says:

    Ka ardhur koha,per te bere ndryshime rrenjesore ne ndertimin e strukturave politike,dhe ato shtetrore..Paralel me keto struktura
    shtetrore,duhet me cdo kusht te krijohet dhe Organizata e shoqeriss civile,se intelektuale te mirfillte ne vendin tone kemi plot..Por
    gjate ketyre 25-vjeteve,kane ndejtur nen hije..Se e dinin,se idet e tyre progressive,nuk do te mundeshin te tjkalonin forcat e errata
    te mafijas komuniste,qe ishin die,ku dhe sot vazhdojn te loftojn me
    hekur e ziarr gjithcka prodoktive,qe mund ti sherbenin me se miri
    interesave te popullit dhe atdheut..Kjo organizate e shoqerise civile
    duhet me cdo kusht te vete krijohet dhe te drejtohet nga intelektuale
    te pa implikuar,me politikanet tane mafioze shum ngjyresh..Mbi te gjitha te kene moral dhe karakter te qendrueshem..Duhet te jene te pamvarur 100%-nga politikat. Duhet me cdo kusht,te kene te drejtat absolute, te miratura me ligj per te [survejuar] kedo dhe cilindo
    pushtetar apo dhe politikan qofshin,duke mos shkeputur lidhjet me
    prokurorin e pergjitheshme,dhe me policine e shtetit..Me cpo shof me
    sy,dhe degjoj me keto veshe jemi larg me objektivin ndaj te ciles kjo qeveri u perbetua ne realizimin e premtimeve te saj,perpara nje -million- votuesve…Por makina e vjeter e rrumpalles,Berishiane nuk po
    len gur e dru pa hedhur,me qellimin criminal per te penguar qeverin aktuale per te mos realizuar aspiratat e popullit shqiptar,qe aq shum
    shpresojn…

  13. alda says:

    I Nderuar Metalla, emocionohem kur shohe emrin tuaj ne gazeta. Ky eshte nje sulm nga ato qe opinioni publik i ben gjykatave apo eshte pasoj e sistemit qe ju ushqeni me padrejtesin e mbajtur ne sallat tuaja?

  14. gezim says:

    Keto jane ato pune qe as nje qeveri si con deri ne fund , aty ku duhet kerkuar te demshperbleht shteti tolerohe ndersa fakir -fukaras i bin ne koke. Prandaj dhe cdo nisem per lufte kundra korupsionit eshte e pa besushme dhe jo serioze vec manovra prapagandistike. Kur drejtuesit jane te kapur mat si shkeles ligji prisni se ata do jene ne krahun e zbatimit te ligjit?! ata, po vec servil te bindur nga emrimi deri ne zhgarkim, ne shqiperi funksioni eshte pordhacdhek, kapardisje ndaj fukaras dhe perfitim pervilegjesh, jo merit.

  15. sit back .....and.. relaks--->>>> says:

    EEEEEEJJJJJJ, PO SKANDALI I CEZ-IT QE NUK PO GJEN DOT AS KREVAT BOSH PER TE FJETUR?

  16. Tili says:

    Prokuroria e Ben Qimes e Saliut dhe e Metës së Monikës do shikoj figurë krimi te abuzimi me fondet publike???????? Hahahahahaha koka e krimit të organizuar , prokuroria

  17. pro.... says:

    ..a dote paguhen te gjithe idiotet qe ka parlamenti,nga taksapaguesit?

  18. nick says:

    Metalles iu aprovua kredia para, apo mbas gjyqit ne apel per 21 Janarin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje