VIDEO/ Ja si grabitet pika e basteve në Durrës

17 Shtator 2015, 16:45Politika TEMA

Një lokal bastesh sportive është grabitur natën duke u gdhire e enjtja në lagjen 13 në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 te mëngjesit kur 3 persona të armatosur e me maska në kokë kanë pritur sa lokali të boshatiset për të hyrë brenda lotos në pronësi të 24-vjeçarit Erges Estrefit.

Pasi kane marre 12 televizorë plazma si dhe kasafortën në të cilat ndodheshin kursimet e xhiros ditore, ata janë larguar në drejtim të paditur.

Në pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, shihet qartë momenti se si dy grabitësit kanë hapur derën e lokalit dhe janë futur brenda.

Më pas, pa krijuar zhurmë, ata kanë vjedhur pajisjet dhe paratë, të cilat i kanë futur ne makinën qe kishin lëne ne rrugën kryesore, raporton Vizion Plus.

Pas vjedhjes, tre personat janë larguar nga një rruge dytësore. Policia ka marre këto pamje dhe po përpiqet te identifikoje hajdutet.

1 komente në “VIDEO/ Ja si grabitet pika e basteve në Durrës”

  1. sabriu says:

    Hahahah cfare kursime ore z.gazetar???leke xhiroje thuaj jo kursime hahahahhaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje