Majlinda Bregu: Raporti i OSBE-së s’doli rastësisht, është bërë për t’u publikuar

18 Shtator 2015, 10:48Politika TEMA

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, thotë se raporti i OSBE-se ku flitet për korrupsionin dhe përfshirjen e politikanëve shqiptarë në krim, nuk ka dalë në publik rastësisht.

Duke folur në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Bregu shprehet se ky raport është bërë për t’u publikuar.

Për mua, ky raport ishte hartuar për t’u bërë publik.

Për qëllimin, arsyet, gjuhën dhe pse thashethemet duhen institucionalizuar qoftë edhe për përdorim të brendshëm të OSBE, këto pastaj lëvizin në një sërë masash dhe shpjegimesh.

Por, e bindur jam që raporti qe bërë për t’u dëgjuar, pra për të rrjedhur.

Nuk ishte vetëm për përdorimin e brendshëm të institucionit.

Mendoj se e ka vënë në pozitë të vështirë OSBE-në, e cila ka deklaruar dy-tre herë se nuk është qëndrimi i saj zyrtar, por përsa kohë diskutimet e tavolinave u bënë pjesë e një raporti, do të thotë se një qëllim e ka”, shprehet deputetja demokrate./a.l

6 komente në “Majlinda Bregu: Raporti i OSBE-së s’doli rastësisht, është bërë për t’u publikuar”

  1. Lili says:

    Po si nuk e ka moj mesila!
    E ka: cdo here qe nderkombtaret duan me te marr gjerat per 5 pare,ata te tregojne ‘dosjet’ edhe zbuesin ‘qeveritaret’ tone!
    Bref,siç thot ai iraniani Francezet i famshme:cdo here qe qeveritaret tone nuk exekutojne urdherat,iu dell nje avéré korruptioni qe vete ke to nderkombtare Kane kontribuar me krijuar sipas skenarit’vegla ime ne duarte e mia’!

  2. Lili says:

    Pyetja ma intéressante moj majlinda do ishte:Cfare pazari nuk po iu shkon per qefi nderkombtareve?Tap? Bregdeti?energjia? Edhe sa e paskan rritur oreksin kryeministri ne keto pazare?

    1. Gerti says:

      Se ne fakt ne Shqiperi mirqenia dhe begatia po shperthejne qe medoemos OSBE-ja duhet te kete nje hatermbetje diku.

  3. Kritiku says:

    Oj Majlinda, nuk je bere ti per te dhene mend! Mos kujto se je akoma ne sistemin shpellar te Berishes, qe benit si te donit dhe flisnit si te donit. Ti nuk e ke aq te zhvilluar trurin sa te kuptosh se si behen punet e shtetit apo te organizatave te derguara nga instituticionet nderkombetare. Mos fol per gjera qe as i di dhe as i kupton.
    Ndersa keta te vetequajtur gazetare qe gjithnje u vene mbrapashtesen “demokrate”, me mire ta lene kete sepse me demokracine keta shpellare nuk kane asnje pike te perbashket.

  4. Gerti says:

    Nuk do mend qe eshte leshuar nga ata vete me qellim qe ti bej thirrje shqiptareve te zgjohen. Ka pak rendesi nese Rama ka 200 apo 20 milion euro pasuri, nese Meta ka porositur vrasje apo shoqerohet me vrases, nese Berisha me Giten ka vjedhur 10 apo 100 hektar toke ne Porto Romano.

    E rendesishmja eshte qe keto krime e vjedhje jane kryer, pak rendesi ne cfare sasie totale. Dhe jane kryer nga lideret me te medhenj politik te Shqiperise qe duhen qeruar nje ore e me pare.

  5. T says:

    Edhe ti kunder Berishes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje