Shqipëria hiqet nga lista e vendeve që mbaheshin në proces monitorimi për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
Lajmin e ka bërë me dije kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, ku thekson se Komiteti i Ekspertëve për vlerësimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Këshillin e Evropës (MONEYVAL) kanë vlerësuar përparimin e qeverisë shqiptare dhe proçedurat e ndjekura në këtë fushë.