FOTOT/ ‘Killeri’ i Escobarit që urdhëroi 3000 vrasje: Nuk ndihem fajtor, isha viktimë e Mbretit të Kokainës

18 Shtator 2015, 15:04Politika TEMA
FOTOT/ ‘Killeri’ i Escobarit që urdhëroi 3000 vrasje: Nuk

“Rrethanat e bëjnë njeriun, mik”, kështu deklaron ‘Popeye’, njeriu më i besuar i Pablo Escobar që ka pranuar se ka kryer më shumë se 3000 vrasje.

John Jairo Velasquez Vasquez ishte njeriu më i besuar i “Mbretit të Kokainës” Pablo Escobar.

I njohur me nofkën “Popeye”, Vasquez vrau me duart e tij më shumë se 300 persona dhe urdhëroi vrajsen e 3 mijë të tjerëve.

Por pasi ka vuajtur dënimin me burg për 22 vjet ai rrëfehet.

“Nuk ndjehem aspak fajtor për atë që kam bërë. Unë vetë kam qenë viktimë e Escobarit. Nuk kisha rrugëzgjidhje”, ka rrëfyer 53-vjeçari.

Ai ka shkruar një libër me kujtime duke thënë se Pablo Escobar ishte njeriu më i pushtetshëm që ka njohur.

“As imagjinata nuk mund të krijojë një njeri më të pushtetshëm se Escobar”, ka thënë Vasquez.

Ndër të tjera Vasquez deklaron se ka shpenzuar rreth 30 miliardë euro për të pasur nën kontroll agjencinë e inteligjencës kolumbiane.

Miliarda të tëra, vrasje dhe terror. Gjithçka për të mbajtur nën kontroll mbretërinë e terrorit të krijuar nga Pablo Escobar, bosi më famëkeq i drogës që ka njohur historia.

Në kujtimet e tij Vasquez rrëfen për marrëdhëniet dhe luftërat e vazhdueshme të karteleve në Kolumbi, vrasjen e më shumë se 600 policëve dhe civilëve në Medelin dhe të tjera kujtime të tmerrshme.

“Unë i mbijetova Escobarit”, kështu titullohet libri me kujtime i John Jairo Velasquez Vasquez që pritet të dalë së shpejti./Përshtati Amarildo Lumani

 

 

8 komente në “FOTOT/ ‘Killeri’ i Escobarit që urdhëroi 3000 vrasje: Nuk ndihem fajtor, isha viktimë e Mbretit të Kokainës”

  1. Dean says:

    Lene “killerin e Eskobarit” Mero dhe na sill pas artikullin e Ed Rames ku flet per dashnin me Meten.
    As ne Database nuk po e gjej.E ke fshi komplet.

    1. Wendy-B says:

      Po c’te duhet amore qe gerrmon dashnine Rama-Meta. Te ka marre malli?! Leri te qete te dashurohen ne gjirin e kolektivit.
      Shtangisti paska qen me i “rrezikshem”se e mendonim.

      1. Wendy-B says:

        Ups Dean “amore” ma ka shtu cel. Ka kujtu se je @pelasgian hahaha

        1. Dean says:

          Mos e vrit trunin,Wendy.Nuk para shfrytezoj rastin,sidomos me miqt.Lapsus.
          Ishte 1 shkrim per miqesine e modhe dhe te pathyshme midis rames dhe metes,ku rama betohej me lot ne sy se cdo gjo eshte si me pare……etj.Por problemi eshte se tema po i censuron disa komente per “ciftin”.
          Gjith te mirat,Wendy.

  2. "BALASHI" says:

    Dean nuk je ngopur me dashnin e Sales me Fazlliin, me Mediun, me Milosheviçin e me vet dreqin e tere perbindshat e tjere?…

  3. Aua ;) says:

    Te pyet TFG nese ky vrasesi eshte korrak apo …?!

  4. Abaaa says:

    hajde nje her knej nga ne miko. Qero ja ca plera qe bejn rrolin e eskobarit.

  5. albano says:

    SA BERI ESKOBAR PER POPULLIN NE KOLOMBIE .TE BEJE EDHE RAMA PER SHQIPTARET …. SE PABLO BERI NDERTESA SHTEPIA FAALAS PER TE VARFERIT … BERI STADIUME FALAS … HARXHOI MILIONA PER POPULLIN… MEGJITHESE ISHIN LEKE DROGE …POR TE PAKTEN KISHTE SHPIRTIN E GJER … I KAM PARE GRATE E VARFERA QE QANIN KUR E VRANE …. SE ISHTE PER POPULLIN… DHE JO POLITIKANET E NDYRE ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje