Mustafa Nano: Rama ka qejf të punojë më “djemtë e këqinj”. Por është tronditës korrupitimi i shoqërisë

19 Shtator 2015, 15:55Politika TEMA

Mustafa Nano ka analizuar në një shkrim të botuar sot tek Shqip, atë që ai e cilëson si kriminalizim të shoqërisë.

Sipas tij, këtu është e korruptuar edhe shoqëria dhe elitat e saj.

Dhe, këtë gjë, shkruan Nano, po e shfrytëzon Edi Rama, që sipas tij, ka qejf të punojë me “djemtë e këqinj”.

Opinioni publik ose më saktë asambleja e madhe e qytetarëve (public body), që ka humbur busullën deri në atë masë, sa s’e ka për gjë të vihet në mbështetje të banditëve gjithfarësoji. Sigurisht, në këtë mes kemi përgjegjësi që të gjithë, e në radhë të parë e mbi të gjitha ka përgjegjësi politika, sepse është pikërisht kjo që bëri çmos derisa ia doli të thante çdo filiz të mendimit kritik, të korruptonte, shkurajonte apo ftohte bartësit e përfaqësuesit e këtij mendimi, e të krijonte këtë Shqipëri ku ajo konkurron e gjallon e vetme, pa pasur frikën se duhet të përgjigjet diku a për diçka. Kjo situatë ka sjellë që ajo jo vetëm të jetë e korruptuar, por edhe të mos bëjë asnjë përpjekje për ta fshehur këtë fakt; që ajo jo vetëm të mos e vërë ujin në zjarr për njerëzit e dijshëm në Shqipëri, por edhe t’i poshtërojë këta njerëz të dijshëm, duke u bërë aleate me bandat e rrugës.

Edi Rama ka dalë fare zbuluar në këtë mes. Fillimisht është menduar se ai i ka bërë këto zgjedhje të diskutueshme në planin moral e legal, por inteligjente e të nevojshme në planin elektoral. Kjo gjë, për mua, do të ishte një expedient i kuptueshëm dhe i falshëm në rrethanat që kundërshtari s’e kish për gjë që t’ia vidhte zgjedhjet sy më sy e faqe botës, por ja që nuk na paskësh qenë kështu. Rama, edhe në zgjedhjet e pushtetit lokal, kur banda e rrezikshme nuk e kish më në dorë procesin zgjedhor, këmbënguli të zgjidhte si kandidatë ca njerëz me kredenciale të dyshimta, gjë që tregon se djemtë e këqij nuk i ka pasur si një expedient; jo, me sa duket ai ka qejf të punojë me ta”, shkruan Nano.

Sipas Nanos, shoqëria shqiptare është aq e korruptuar, sa betejën për dekriminalizimin po e udhëheq Sali Berisha.

Kjo për të është tronditëse.

Por për këtë çështje është folur nga shumë vetë. Gjëja për të cilën nuk është folur, ka lidhje me pyetjen: Ok, politika ka qejf të punojë me banditë, por si ka mundësi që zgjedhësit nuk japin shenja disaprovimi kur u duhet që t’i votojnë këta banditë? Si ka mundësi që e keqja te ne ka një tërheqje më të madhe sesa e mira? Në terma më konkretë, si ka mundësi që zgjedhësit e Lezhës, të Shkodrës, Kamzës, Peqinit, Mirditës etj., etj., ua japin votën njerëzve, për të cilët ata janë mirë të informuar se kanë bërë prapësira jo të vogla në këtë dynja?

Përgjigjja është e thjeshtë. Problemi nuk është Lezha, Laçi, Kamza etj., apo përfaqësuesit e tyre në parlament e në organet qeverisëse. Problemi është e gjithë shoqëria (public body, public opinion), e cila, në ndryshim nga gjetkë, qoftë dhe në SHBA, nuk është thjesht e çoroditur apo e shastisur. Është dhe e korruptuar. Tërësisht e korruptuar. Aq e korruptuar sa janë vetë votuesit që zgjedhin vullnetmirë banditë gjithfarësoji si përfaqësues të tyret në organet qeverisëse. Aq e korruptuar, sa luftën kundër korrupsionit e bëjnë më të korruptuarit. Aq e korruptuar, më në fund, sa betejën për dekriminalizimin po e udhëheq – ëoë! – Sali Berisha, që është babai i krimit, madje krimi vetë”, e mbyll ai./ a.l

49 komente në “Mustafa Nano: Rama ka qejf të punojë më “djemtë e këqinj”. Por është tronditës korrupitimi i shoqërisë”

  1. Pirro says:

    I nderuar Mustafa,kam nje respekt te vecante per analizat qe ben, por sic duket ke harruar nje fakt: Historikisht shqiptaret kane treguar se ia dine me shume per nder atij qe i genjen dhe i mashtron, se sa njeriut te ndershem.

    1. Skypion says:

      Skandalet e medha e te njepasnjeshme korruptive te pushtetit te sotem,kane bere qe vemendja e opinionit publik te perqendrohet vetem tek pergjegjesia politike per mjerimin e sotem.
      Kjo ka bere qe te lihet ne heshtje soji,vecanerisht i peshtire,i gazetareve,opinionisteve e analisteve bashibozuke qe,jo vetem ka pergjegjesine e vet per cka po ndodh,por edhe eshte fajtor,po aq sa pushteti i inkriminuar.
      Mustafa Nano perfaqeson denjesisht kete soj kriminal analistesh.
      Mustafa Nano,me shume se cdokush tjeter.E kjo per arsyen qe e dime te gjithe tashme,se ishte pikerisht ky qe hodhi sloganin famekeq: qelbesira te te gjithe Shqiperise bashkohuni!
      Qelbesira te te gjithe Shqiperise bashkohuni,qe t’i jepni pushtetin Edi Rames!
      Qelbesirat vertete bashkuan forcat dhe ia arriten qellimit:kryeqelbesira mori pushtetin.Pasketaj punet rodhen ne nje menyre te tille,qe ja ku jemi:Shqiperia e gerbulur ne qelb,po lengon nga qelbesirat.
      C’eshte e verteta, vetem formulimi eshte origjinal i Mustafa Nanos,sepse ideja per aleancen e qelbesirave kishte kohe qe vertitej ne mendjen e Rames;qe kur vendosi te beje aleance me Ilir Meten.
      Per muaj e muaj me radhe,pasi e kishte vendosur kete,Edi Rama tinezisht hidhte fjale ne stilin e njohur te batutave,testonte opinionin publik,e sidomos mbeshtetesit e majte,ne lidhje me kete aleance,per te pare sesi do te reagonte ai.
      Ne te njejten kohe,me bashibozuket e tij mediatike,donte t’u mbushte mendjen socialisteve ne radhe te pare,qe kjo ishte e vetmja menyre per te ardhur ne pushtet.
      Qe ketej doli edhe teza kriminale e aleances se qelbesirave.
      Pra,me pak fjale,nuk ishte Mustafa Nano shpikesi i saj.Ai ishte vetem formuluesi keshtu sic eshte bere e njohur tashme.
      Qelbesirat u bashkuan,sollen ne pushtet Ramen,qetesuan shpirtrat e trazuar te bashibozukeve mediatike si Mustafa Nano,por me cfare cmimi se!
      -Me cmimin me te rende qe po paguan politika,shoqeria shqiptare,individi shqiptar,vete Shqiperia,duke u bere si kurre me pare, e si asnje vend tjeter ne Europe,si vendi,Parlamenti i te cilit,ka trafikante droge,prostitucioni,grabites,pengmarres,vrases
      ;si vendi i vetem ne rajon,Europe e me gjere, qe ka kryebashkiake trafikante droge dhe prostitucioni
      ;si vendi i vetem ne bote,ndoshta,se ne Europe e rajon po se po,ku Kryeparlamentari akuzohet si porosites vrasjeje e si vrases;
      -Si vendi ku Kryeministri akuzohet si i korruptuar me nje pasuri perrallore prej sulltanesh,ne nje kohe qe nenshtetasit e tij ikin nga syte kembet me mijera prej varferise e skamjes.
      Kete cmim te rende po paguajne shqiptaret,per aleancen e qelbesirave.
      Ne keto rrethana,njeriu normal,me sadopak ndjeshmeri dhe respekt per qenien njerezore si te tille dhe intelektin e saj,do te duhej,mese paku te ulte koken e te heshtte per sloganin kriminal,e me se shumti te kerkonte falje publikisht per idene e perbindeshme.
      Por,nuk eshte rasti i Mustafa Nanos ky.Nuk paskesh qene.Shkrimi i tij i sotem,jo vetem qe nuk eshte ndonjefare pendese per bajgen qe nxori nga goja por,perkundrazi,shkon edhe me tej.
      Duke ripohuar edhe njehere idene kriminale te aleances se qlebesirave,bashibozuku mediatik i Rames,hedh iden e dyte,edhe me kriminale se te paren:shqiptaret jane gjithe qelbesira…!!!
      Ideja e dyte e bashibozukut te Rames,pervecse me kriminale,sic shihet,eshte edhe poshteruese per nje popull te tere,per te gjithe shqiptaret,per te gjithe kombin.
      Sipas Mustafa Nanos,pergjegjesine dhe fajin per gjithe te keqijat qe po ndodhin,e kemi te gjithe.
      Fut edhe veten sojsezi,a thua se duke futur veten tek pergjegjesit,ne te tjeret,jo vetem qe duhet te pranojme pergjegjesine tone,por edhe t’ia dime per nder se po e pranon edhe ai…!
      E kujt duhet t’ia dime per nder pa?!Fshataro-analistit Mustafa Nano!Tmerr o perendi!
      Kjo eshte fyese edhe per inteligjencen e hardhucave qe shullehen ne bokat e Skraparit.

      1. zef says:

        Piktorika qene perhere antikonformist, por antikonformist
        dhe antiintelektual.

        1. Pilo Lala says:

          Ceshte ky qe shkruan komentin me te gjate se artikullin? Tropojan?
          Edi Rama i suprizoi te gjithe se caktoi nje kabinet Qeveritar qe askush nuk e mendonte. I hoqi te vjetrit, qe Mustafa nano i konsideron si te Edit.
          Edi i gjeti atje te vjetrit, por kurre nuk i ngriti ne karrige.

      2. Mendimi im says:

        Vecanerisht fundi eshte shume I goditur.

        1. Gregor says:

          Qe Edi Rama ka zhgenyer nje elektorat te tere kno tashme eshte bere e qarte si drita e dites, dhe elektorati shqiptar duhet t’a thote fjalen me 2017. Por kur shkruan ky ndyresira Skypioni dhe si pasoje kalojne ne orgazem prej psikopati disa militante partiake, kjo te ben per te vjelle dhe e vetmja pyetje qe te vjen ne mendje eshte ‘ku eshte kova se me erdhen zorret tek goja’.
          Shkrimi i Muc Nanos eshte nje goditje intelektuale ndaj nje qeverije qe po tregon se nuk eshte shume ndryshe nga atote meparshmet. Ndersa militantet partiake te Sali Rrumpalles nuk e kuptojne qe i bejne nder Edi Rames me idiotesirat qe shkruajne dhe kerkojne t’a mbajne ne pushtet me zor edhe kur populli eshte lodhur prej tij. Nuk e kuptojne qe e bejne Edi Ramen jo te duket i mire por te duket e keqja me vogel. Trapa me dy klase shkolle.

      3. xhimi says:

        Skypion Shipëria nuk ështe këtu qe dy vite mixho.Lej jashtë gojes tande kualifikimete e politikanëve që i bëjnë njëri tjetrit.I përcjelli më shume se 25 vjet në paraqitjet e tyre dhe fjala “qelbësirat” të perlyen edhe ty në qofte se e përdorë .Ikni nga qelbësirat që për ate shqiptare që ka menje te kthellur ,ato qofta larg nga to shifen nga qielli.

      4. mustafa nano analist????/
        nje kelysh i kuq asgje tjeter.

      5. islami says:

        ti cfare je PDisttradhetar i vendit tend,nazist.

      6. GerDecBombA says:

        Baxhnakun snjof gruja mtha ish nmigrim. Tthem un tyja absolut tgarrrantooj

      7. TJ says:

        Me vjen keq ,por duhet thene ,se ky komentuesi me pseudonimin “skypion” eshte nje cope trapi,po trrraap ama! C’do gje qe ndodh sot eshte resultat i Osmallinjve,Zogut,komunizmit dhe Nanos Metes apo me te madhit Berishes! A e kuptoni se per 25 vjet vendin e ka udhehequr ‘mafia”? A e kuptoni se Berisha, ka shitur popullin dhe vendin njelloj si Zogu? A e kuptoni, qe Berisha eshte koka e mafies shqiptare? A e kuptoni se Shqiperia eshte ne kete gjendje, jo per dy vjetet e Rames por, eshte punuar sistematikisht nga Sala dhe armiqte e Shqiperise per kete qellim? A e kuptoni se me 1996-97-98 jane perdorur ,nga Berisha,kosovare te Bukoshit! Dhe lista eshte teper e gjate! Berisha e mban kete popull te varur! Populli e di qe po le “lyeve qerren” nuk fiton te drejten tende!Kjo eshte kultivuar per 25 vjetet e fundit! Dhe populli eshte bere “berishian”! Voton te korruptuarin sepse do edhe vete te fitoje! Ky quhet pragmatizem! Dhe tjetra: njerezit e ndershem dhe puntore ,kuptohet ata qe paten mundesi, u larguan nga Shqiperia! Pa u larguar Berisha vendi s’ka qetesi! Berisha ka marre rolin e Don Kishotit! Eshte teper vone!

    2. Cubi says:

      Kjo eshte nje plasje zemre e Nanos per gjendjen si e cdo shqiptari qe besoi tek “Rilindja”. Por ka nje pasaktesi Nano pasi sorra rri me sorren dhe bilbili me bilbilin, pra sorraku me i madh eshte vete Rama por Nano nuk do ta thote kete. Nje gje po vertetohet marrveshja e pashkruar PS PD . Maksimum krim ,korrupsion, trafik, kontrabande, pervetsim te parase shteterore, pra max. te pakenaqesise popullore qe te pasohet pushteti te tjetra pale. A po e kuptojne shqiptaret po edhe , sidomos kete po e thone nderkombetaret.

  2. agostin says:

    Z.Mustafa!Zgjedhesit ne keto zona sikurse ne gjithe Shqiperine ,votat jane dhene partive ,dhe partija vendosi deputetet.Prandaj z. Mustafa mos e beje me ate pyetje per votuesit, por drejtoja partive dhe kryetareve te korruptuar dhe te pamoralshem .Votuesit shqiptare ,kane 25 vjet qe votojne vetem per te permbyesur qeverite e korruptuara,dhe asnjehere nuke kane pasur mundesi te zgjedhin me te mirin ,por ata kane zgjedhur gjithmone mes te keqijave ,pasi kjo eshte e vetmja alternative zgjedhjesh ne Shqiperine e korruptuar.

  3. Lul Bolja says:

    Saliu kriminel kerkon dekriminalizim! Normal fare, ate I takon te kerkoje. Pse, te kerkoje denimin e krimineleve? Budalla eshte ai?

  4. Lili says:

    Mustafe nano harron bashkpunimin e mediave shqiptare ne kete mesele korruptive e kriminele:shtypi shqiptar kur nuk ke ne nivelin e duhur qytetaret gjate ketyre 25 vjet,po gjithmone sherbetore e politikes:nuk kemi pluralizm politike ne gazetat,nuk kemi débate qytetare ne gazetat,nuk kemi perfasim te qytetareve ,edhe te vetmet hapesire per qytetaret Jane disa forume-po edhe ato te kontrolluar shpesh ,edhe ne sherbim te partive ne pushtet. Pra Nano duhet faj in Pike se pari tek veta edhe tek kile get e tij me kerkuar per kete bashkpunim,bashkjetese te tyre me pjesen ma te kriminalizuar te shoqerise tone! Kur ka folur Zoti Nano per njerezit punetore,qe pasurine e tyre e Kane bâ me nder e me djersen e tyre? Kur….

  5. musta says:

    Kjo do te thote se politika per 25 vjet rresht ka vrare shpresen, te ardhmen.
    Nuk ka te ardhme ne kete vend si rrjedhoje e kesaj politike.
    Ndaj populli me llogjike zgjedh te keqen me te vogel sepse per 25 vjet i eshte servirur rregullisht e keqja me e vogel.
    Demokracia zhgenjeu se i nxori papune dhe njerezit moren arratine, kursimet iu vodhen, armet i veshen nenat me te zeza.Nano & Co investoi dhe zhvilloi korrupsionin qe polli LSI-ne dhe si rrjedhoje risolli Berishen ne pushtet.
    Imagjinoni se cfare katrahure eshte kjo!
    Nuk ka burre qe ti dale zot.
    Edhe ky qe e ka marre tani sdi nga tia mbaje dhe ben aleanca me ke ti dale perpara! Vetem nje tragjedi natyrore mund ta risjelle kete popull ne vete.

  6. ermira says:

    Po mire me djemte e kqinj o Mustafa, po me baxhellat qe moren ne qafe shtetin…
    Apo per keto ske degjuar…

  7. Lili says:

    Jo,Zoti jemi shume,bile shume ma shume se sa ato qe votuan,ne qytetaret e shqiperise qe nuk pranuam kete offerte politikes:jemi mbi 53%¡ po sa hapesire ju si gazetat na rahat ne analizat e juaja? Asnje! Edhe pse nje abstenim i tille kur nuk eshte pare ne vendi tone,edhe pse perkunder gjithe angazhimin e ambasadoreve pro votimit,prape se prape shumica e shqiptareve nuk u binden me dale me votuar! Pra Zoti nano,jo gjithe shoqeria eshte e korruptuar,bile shumica nuk eshte e tille,perkunder afirmimit tuaj,po ajo shumice nuk mundet me dale kur ne médiat e juaja,nuk pyetet kur nga médiat e juaja,edhe nuk eksiston bile per médiat e juaja!…
    Jo Zoti,jo gjithe shoqeria eshte e korruptuar ponvetem shoqeria ku ju notoni eshte e tille ,po mbasi ju njihni e frekuentoni vetem kete pjese te shoqerise,normal qe gjeneralizoni gjerat edhe mendoni se te gjithe jemi si ju!
    Jo ,Zoti,nuk jemi te gjithe si ju!53% bile nuk Jane!

  8. miriami says:

    Nuk e ka fajin populli. As banditet dhe kriminelet. Nuk eshte populli i korruptuar. Edi Rama eshte kapiteni i banditeve dhe krimineleve, ka shkruar Fatos Lubonja dhe ka shume te drejte. Dhe kjo bane me ne krye Edi Ramen nuk i ka asnje lloj zgjedhjeje popullit i cilit duhet te zgjedhe me detyrim e percaktim banditin, kriminelin apo Koco Kokedhimen. Mos ja fut kot o Muc Nano!

  9. petro says:

    Ore ti Muc, je i paster keshtu? Kujt i ke sherbyer gjer tani?Sa e ke pasur cmimiin?Dhe ti ben pjese tek delenxhileret e Shqiperise, tek jashtqitjet e komunizmit(mos kujto se ate qe urren me teper ti e perjashtoj nga radhet)Ju i nxorret fundin vendit dhe tani qaheni se mberritem deri ketu.A ka ndonje nga armiku i klases ne kete kategori?Po nga ish te burgosurit politike apo nga te deklasuarit?Bla bla bla vazhdo te besh, po vetem bla bla bla qe paguhet si corodites, si turbullues te opinionit publik.S te kam pare ndonjehere te thuash qofte edhe nje fjale per patriotn tend te florinjte.Keshtu behesh krejt i pabesueshem edhe nese thua dicka te vertete.Presim deshperimisht te fundoset anija, vec njeren prej vrimave e ke hapur dhe ti.

  10. capajevi says:

    Me ne fund doli nje gazetar te thote te verteten.Dhe kjo plage nuk eshte e vogel…dhe nuk sherohet pa 100 vjet. Ja c’na beri krye banditi, na degjeneroi si popull….

  11. xhemal says:

    ju mendoni se do krijohet ndonje here nje sistem perfekt pa fenomene te tilla qe i shikojme sot eshte e pamundur nuk eshte arritur e sdo te arrihet e faktoret jane shume ,por ne mund ta permiresojme duke u bere pjesmarres ne ndertimin e tij edhe duke dhene opinion por jo vetem kritikues ,ndonjehere duhet ta veme veten ne rolin e qeveritarit apo zyrtarit per te kuptuar me mire edhe skutat e fshehta per te gjetur menyrat e mjetet per ti detyruar te punojne mire e ne interes te komunitetit, lipset me shume kurajo e bashkim nga njerezit e ndershem te cilet jane shumica ,per tiu kundervene fenomeneve te keqija ne pushtet e shtet ,mendoj se problemi me kryesor ne shqiperi eshte drejtesia dhe niveli i ulet i klases politike dhe i tere piramides shteterore qe nga presidenti ,pastaj mos te harrojme se kemi jetuar ne nje ambient te piset per 25 vjet dhe do jete e veshtire te pastrohet pa sakrifica te medha dhe pa pjesmarrjen masive te gjithe qytetareve

  12. Sajmir Temali says:

    Te gjithe dalin fajtore,bile dhe gjithe mileti behet
    fajtor,vetem ai qe ka vertet faj qe ka zgjedhur
    kriminelin deputet,nuk ka faj.
    E bejne te duket dhe si western,bad boys.
    Analist….???

  13. Tarrasi says:

    Sa koke e madhe eshte ky Muçi?
    Vete e nxore kete konkluzion ore Mut(ç), apo ta tha OSBE-ja?

  14. Ermira says:

    Bravo Mustafa Nano, ju Z Baze e A Stefani e sidomos ai Minxhozi jeni analistet e vertete te ketij vendindi te raskapitur e te shqyer nga banditet me ne krye SHQUPASIT

  15. antienveri says:

    E KEQJA ME E VOGEL E MUCIT DOLI E KEQJA ME E MADHE E SHQYPNISE

    Te gjithe e kujtojne Muc Nanon kur beri servilin e Edi Rames ne moentin qe zgjodhi si ALEAT Mbretin e Korrupsionit dhe te Ryshfetit Like Floririn dhe tha:

    KJO ZGJEDHJE E EDI RAMES ESHTE E KEQJA ME E VOGEL!

    sepse i sherbente per te shpartalluar Sali Berishen nga pushteti per te rilindur shtetin e te drejtes dhe te ligjit.

    PO por JO!

    sepse Edi Rama instaloi shume shpejte shtetin e krimit me bandite qe i ngriti ne deputete dhe aktualisht ministri i tij i rendit akuzohet ashiqare qe bashkepunon me kriminelet e droges duke levizur lirshem me veturen e tij. Ky rufjan politik i tipit enverist ja arriti t’i shpetoje REZILIT me kokainen ne Xibrake, brenda ne shtepine e Taulant Balles duke e paraqitur me murafet ne opinionin publik dri me pre shqyptar si nje SUKSES, si nje ARRITJE e policise se tij qe kishte toleruar me vite kete laborator me te madh ne Europe te kokaines nga Kolumbia me BOSA qe i shpetuan Drejtesise pikerisht nga fintet komuniste te Ministrit Tahiri dhe qe perpiqet te fshehe pjesmarrjen e tij ne kete krim makaber me propagande te shfrenuar enveriste.

    Prandaj edhe ne, intelektualet properendimore qe Enver Hoxha i masakroi dhe i likuidoi per te krijuar kete klase politike qe shohim sot i themi Muc Nanos qe here tjeter te mos ngutet ne vleresimet e tij per BOSAT dhe aleancat albaneze sepse nje fjale e urte thote:

    MOS THUAJ HOP PA KALUAR PISLLIKUN!

  16. alban says:

    Muco.Aleanca nje molioneshe votoi ikjen e KRYEQELBESIRES BERISHA dhe jo afrimin e llumit qe mori Rama me pas.Zgjedhjet nuk i fitoi Rama por i humbiQELBESI BERISHA.Tashti nuk kuptoj nje gje.Ku qendron faji yne qe nuk votuam KRYEQELBESIREN BERISHA apo qe votuam qelbesirat e Rames.Se mos kishim alternative tjeter.

  17. frenk says:

    Preciz fare eshte komenti i Nanos.

  18. altin says:

    O Muco ,mos u ngaterro me shqupin se vjen ere hale.E sheh se erdhi dita qe vrasesit e 21 janarit ,tradhtaret e atdheut ,hajdutet dhe gerdecaret po dalin te virgjer .Por shqiperia e ndershme ka shprese derisa shqelmat bythes qe po merr shqupi ne cdo zgjedhje vec shtohen.Pastaj mos harro edhe ilacin e Vlores per vrasesit e shqupit ,ate melhem qe i solli ne vete :preshi i njome.

  19. eagel says:

    Te ndryshojme mendesine si popull qe te ndryshoje politika dhe per rrjedhoje vendi.Jam me autorin e shkrimit.Pse? Po ju jap nje shembull. Ne qytetin tim banojne dy ”tipa” te kundert me njeri-tjetrin. I pari mbahet si i ”forti” i qytetit, e njohin te gjithe per ”zullumet” e tij por per cudi shumica i flet apo e pershendet me perzemersi. I dyti eshte profesor me disa gjuhe te huaja,por pak njerez i flasin apo pershendesin ne rruge.Pra ne perqafojme antivleren dhe shperfillim vleren. Prandaj jemi ketu ku jemi.

  20. hasan says:

    shko o trap je nje plehre vete. te gjithe qelbesirat bashke. Berishes ti ja ke rrujt dhe do ja rrush gjithmone me gillete me tre brisqe

  21. Dashamir says:

    Te ndodhur perpara shpertallimit te plote perball dy pal zgjedhjeve gjeti nje arme qe mbushet nga gryka si pushket e qe motit. Dekriminalizimin e politikes. E kush e kerkon kte ajo levizje katrahure qe u vetquajt PD e cila qe diten qe filloj e deri ne ket moment eshte e mbushur me krime kriminel e banda kujto vetem grabitjen e paseurise kombetare qe ka ber nga viti 1990 der ne vitin 1997. Pa permendur mijera te vrare per shkak te shkatrrimit te shtetit ne vitin 1997. Z. Rama ponluan keq me kete loje te pist te Pd pasi ne vend qe te kishte depozituar me qindra dosje ne prokorori eshte kthyer ne mbrojtje jo efektive per shkak edhe te disa lojtarve jo shume te aft te ekipit te tije

  22. EN says:

    Muco, nga se vjen qefi per te punuar me cuna tq keqij kur je cun I mire?

  23. analisti says:

    E te ndjefsha te miren ky do bajn edhe popullin te korruptur tash. E ka fajin populli! Populli ashte shumica fakira dhe injorante, nje pjese tjeter maskarenj, ku futesh edhe ti, dhe ajo ç’ka mbetet jane kriminele ku futen politikanet, vrasesit dhe hajdutet. Nese nuk ju pelqen komenti im nuk kam ndermend t’i kthej pergjigje kujt. Nese ju pelqen komenti por nuk e gjeni vehten ne asnjeren nga kategorite e mesiperme jeni te denuar te vuani si pakice.

  24. Gjon Leka says:

    Drejt Nano. Mafia, kriminelët dhe të superkorruptuarit ka shumë vite që janë në krye të punëve të shtetit. Në ditët më të mira, si ato të sotmet, kanë qeverisur më pak të korruptuarit . Lufta politike është luftë bandash, deri tash me mjete paqësore. Rama ka dhënë sinjale se është për rindërtimin e shtetit.

  25. rimi says:

    Lum ne per keta intelektuale elite te rangut aristokratik sic eshte eshte Musatafa Nano I lindur, rritur e shkolluar ne Skarapar… qe erdhi ne Tirane kur Rama ne terrin e vet intelektual, edukativ dhe enciklopedik kish mbushur me shume se 40 vjec dhe Mucostafai yne filloi ta iluminoje Ramen dhe gjithe kombin tone! Lum ne dhe shqiperia jone per Mustafane, kete cun qe ndersa po plak(ej)t, i lindi deshira te behet edhe trandy nder te tjera. Muco, e di qe po lexoj komentin ndaj PLAS se i tille je!

  26. LORA says:

    Ja dhe Muci, nuk qenka vonuar te vere nje tulle ne ngrehinen e alibise brekedhjere te dekriminalizimit.Jepi Muci,mos I ler kusur per te vertetuar se je e nje rradhe me nevojtaret e shqup-it.
    Meqe Rama po ben ato pune qe nuk jane bere per dy dekada,n’a dalka se cunat e “keqinj” jane bash ata qe I duhen punes.Per mua,hallall zgjedhjes se Rames.
    Muci nese te kane mbetur kellqe meshoi urgjences dhe domosdoshmerise se reformes qilizme ne drejtesi e mos konsumo argumentin e korruptimit te shoqerise,,,,argument qe I vjen per shtat vetem kusaro-krimineleve te politikes dhe mediave te tyre klienteliste.
    Me keto qe po shkruan ,kohet e fundit,po ve ne pikpyetje aftesine tende analitike dhe morale.
    Sido qe te silleni e persilleni ju gazetaret nuk do te arrini te felliqni shumicen e shqiptareve me llumin e krimineleve qe kane emer dhe rekorde dy-dekadeshe krimesh,te faktuara perballe kesaj shumice te ndershme shqiptaresh.

  27. duno says:

    Muci deri diku ka te drejte. NE kete vend historikisht jane cmuar te fortet e haidutet bile u jane kenduar dhe kenge .Mjafton te kujtojme kengen e Bilbilenjne ,hajduteve nga Kurveleshi qe kendohet e pelqehet edhe sot e kesaj dite .Problemi eshte se ,sic tha edhe xha Jahua ,gjalle jane Bilbilenjte trimat e Partise ,e meqe partite jane shtuar ,edhe bibilenjte e rinj jane shumfishuar . Shqiperia sot eshte mbushur me bilbilenj moderne .Ata jane kryeministra ,ministra ,deputete ,kryebashkiak ,doganjere ,tatimore ,gjyqtare ,notere,e dhoj dhoj plehrash qe adhurohen nga ky popull gjynaqar.

  28. niki says:

    Nga menyra si shkruan,”Skypion”,per mua éshte dora vete,Berisha.

  29. Sali Qeni qeni i qenit says:

    “Skypion” nuk e di se nuk e kupton o ben se nuk e kupton, Z. Nano thote se shumica e popullit shqiptar eshte qelbesire e korruptuar. Nuk e di e ke me Z. Mustafa o se çfare thote Mustafai, se e ke me Z. Nano eshte tjeter gje.

  30. islami says:

    skorpion mos je berishbreshka

  31. astrit gora says:

    ti je pa fytyre ju e mbron kete kriminel se ju e sollet ne pushtet si ste vjen turp kur ketij horri i dha voten pjesa dermuse e popullit dhe ky ju thote ju duhi te largohi nga shqiperia se une do shes droge dhe skam detyrim ndaj jush ju sine gje tjeter vec nje prezervativ i ketij homoseksuali po kush doli me ment nga skrapari te dilni ju

  32. Tili says:

    Është më e thjesht o Muqi se ce thua ti apo Skipion afrikani është se qelbësirë është dhe Edi dhe Saliu edhe Meta që i shërbejnë kryeqelbësirës Nexhmije

  33. Riko says:

    Po pritni ore se akoma keni per te pare se qfare do bejne tretesira funderrin e perbere nga drogaxhinjt dhe hajnat tebashkuar me vrases. Jeni pikerisht Ju qe kete e ke kerkuar tani mos llomotit!

  34. arben says:

    Muç Naniku,
    Fol për veten tënde dhe mos fol për popullin fukara por të zgjuar që jet e mot e ka ditur dhe e ka thënë se “Faji u bë qyrk dhe nuk e veshi njeri!” Ky popull, ty e sojin tënd i fut tek ata të damkosur që jo vetëm hajër ska parë prej tyre por jet e mot i janë bërë ferrë nëpër këmbë.
    “Bëni si them unë dhe mos bëni si bëj unë!” Këtë po na thua?!

  35. Boh says:

    Eshte e vjeter kjo o Muci. Taljoni thote ‘tutti colpevoli, nessun colpevole”. Pra keshtu fshihet era e keqe qe po i vjen koalicionit te qelbesirave qe ti ke aq qejf. Banditet qe permend ti nuk jane as maja e ajzbergut e banditeve qe qeverisin. Nuk the asgje per Sajme moralistin qe na shet Audin fshehtas sepse e ka te bllokuar nga permbarimi nderkohe qe futen ne burg njerez se nuk kane mundesi te paguajne dritat. Te paska mbuluar kanabisi logjiken edhe ty me keq se kanabistet e qeverise.

  36. faro says:

    Ka qejf Edi te punoje me ta????
    Qe te tille ka ne qeveri, nuk e diskutoj, por qe Edi te kete qejf eshte sh e rende Mustafa!
    Nese je i vendosur ne kete konkluzion jep fakte bindese. Une dij kete qe fakti qe Doshi nuk mori pjese ne Shkoder, beri te humbete nje idealiste dhe te beherj k.bashkije kjo qe nuk paska nevoje per mbledhje taksash dhe i vetenxjerr njerezit ne proteste. A ka me qesharake?!

  37. pro.... says:

    ..ne fakt rregullin e duam ,por jo terrorin..

  38. DRITA says:

    Kjo verteton se ne cdo popull drejtimi i tyre nga oligarkite eshte e rrezikshme.
    Oligarket jane si ajo karota qe leshon renje plepi.
    Karota eshte vete oligarku,para se te behet oligark e rrenjet si te plepit ai i nxjerr duke thithur ushqimin e te gjitha perimeve te tjera perqark me ane te sistemit te sofistikuar te renjeve te pushtetit, duke i detyruar te tjerat ose te riten rakitike ose te thahen fare.
    Keshtu karota oligark rritet sa nje plep dhe pse po karote mbetet.
    Ne ate kopesht qe ngulet karota oligark e qe me ane te pushtetit leshon renje plepi, ai kopesht nuk ben me hajer.
    Nuk ka tri rruge per te kuruar kete semudje oligarkie, ka vetem dy ruge, ose te shkulet karota nga kopshti ose lere tere kopshtin e shko ne nje kopesht tjeter ku nuk ka mbire kjo karote.
    Sepse aty ku mbin kjo karote, lere qe nuk le te ritet nje perime por as fijen e barit,ajo eshte si nje oktapod i nendheshem.

    Mustafa Nano ne fund ben disa pyetje, ndoshta sepse ose nuk e ka kuptuar cdo te thote oligark ose ben sikur nuk e kupton cdo te thote oligark.

    Kur ta kuptoi ose te beje sikur ta kuptoi, do gjej dhe pergjigjen e pyetjeve te tij qe ka bere ne fund e nderkaq te mesoi dhe nje fjale te re, se ne zgjedhjet e fundit palamentare e lokale, nuk pati ne fakt dite zgjedhjesh, ajo u shpall si dite vjedhjesh.
    Keshtuqe, kur dita e zgjedhjeve shnderohet ne dite vjedhjesh, ajo nuk quhet dite e votimit por dita e devijimit te votimit.

    Ja pra xaxhi Muci, kush na jane pergjigjet e pseve te tua, qe duken si te renda te komplikuara, por jane te thejeshta, te thjeshta fare.

    Ne gjushen shqipe mund te thuhen, ai stan nuk ka se si te prodhoje kurre bulmet tjeter, ai stan ate bulmet do te prodhonte, sikurse dhe e prodhoi, qe do te thote prodhoi qumesht te prishur, qe do te prodhonte kos te prishur, qe do te prodhonte djathe te prishur, qe do te prodhonte gjize te prishur, qe do te prodhonte hirre te prishur.

    Tani perfitoj ti them dhe nje keshille te mire Mucit me shoke: Mjer ai popull qe pranon te komandohet nga nje suite qe i ka shume ne terezi punet e veta mjer, mjer dhe vetem mjer.

    Jo ne administrim shteteror, por ne asnje pune apo maredhenie njerezore, mos beje kush gabim te kerkoje te beje dicka me nje apo disa persona qe i kane shume ne terezi gjerat e vete, sidomos kur i kane jashtezakonisht, jashtezakonisht ne terezi dhe pse kane pasur si te ardhura vec rogen e shtetit……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje