"Nishani refuzoi shkarkimin e ambasadorit në OSBE, Qeveria veproi sipas ligjit të ri. OSBE s'largohet nga Shqipëria"

19 Shtator 2015, 16:27Politika TEMA

Qeveria shqiptare ka vendosur per here te pare te zbatoje ligjin e ri per shërbimin e jashtëm si instrument për te zgjidhur ngërçin me presidentin e republikës Bujar Nishani ne emërimin e lirimin e ambasadoreve.

Dhe shembulli i pare behet ambasadori ynë pranë OSBE, Spiro Koçi.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë se Jashtme i ka nisur nje shkrese diplomatit tone ne Vjene ku i kërkon qe te filloje procedure per lënien e detyrës e te kthehet ne Tirane ne fillim te muajit te ardhshëm.

Edhe pse me kushtetute, lirimi i ambasadorit behet me dekret presidencial, qeverise i vjen ne ndihme ligji i ri per shërbimin e jashtëm qe te shmange kreun e shtetit Nishani, raporton Vizion Plus.

Sipas nenit 26 te këtij ligji, presidenti Nishani ka detyrim te vendose per ambasadoret brenda 30 ditëve nga kërkesa e kryeministrit dhe tejkalimi i këtij afati i krijon hapësire qeverise te veproje e vetme.

Ne nje sqarim te Ministrisë se Jashtme procedurat per lirimin nga detyra te Spiro Koçit, kishin nisur ne fillim te këtij viti, pasi ambasadorit i kishte mbaruar mandati.

Në 23.01.2015, kur ambasadori Koçi kishte më shumë se 4 vjet në detyrë, kryeministri i ka propozuar presidentit të republikës lirimin e ambasadorit, propozim të cilit presidenti nuk i është përgjigjur.

Në 31.7.2015, duke u bazuar dhe në ligjin e shërbimit të jashtëm nr. 23/2015, kryeministri i ka propozuar sërish presidentit lirimin e ambasadorit koçi nga detyra. Në bazë të nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, presidenti liron ambasadorin jo më vonë se 30 ditë pas propozimit të kryeministrit.

50 ditë pas propozimit të kryeministrit, presidenti nuk ka firmosur asnjë dekret për lirimin e Spiro Koçit.”

Por, përtej lajmit per lirimin nga detyra te ambasadorit tone ne Vjene, OSBE duket se po shndërrohet ne nje lajm kryesor pasi mediat kane botuar nje shkrese ne te cilën Ministria e Jashtme kërkon nga çdo ministri, sqarime per projektet qe kane me OSBE, e qe eshte komentuar si përgatitje per largimin e misionit.

Por, vete ministria hedh poshtë një qëndrim te tille duke theksuar se kjo kërkese vjen per shkak se ne fund te tetorit diskutohet ne Vjene buxheti i pranisë se OSBE-se per vitin 2016.

Sipas ministrisë, ne kushtet e burimeve te kufizuara, te gjitha misionet, përfshi praninë ne Shqipëri, duhet te jene sa me eficente.

22 komente në ““Nishani refuzoi shkarkimin e ambasadorit në OSBE, Qeveria veproi sipas ligjit të ri. OSBE s’largohet nga Shqipëria””

  1. Alo says:

    Bravo! Bie era SHTET.

    1. Argita_B says:

      Me Ilir Meten ne krye te kuvendit bika era shtet!! Kjo qeveri ka humbur çdo lloj legjimiteti pasi eshte imorale te aplikosh ligje per popullsine dhe po te njetat ligje nuk i aplikon per veten e saj. Mund te bejme me shekuj diskutime, debate boshe, Edi Rama pellet per dite se po godet korrupsionin ne nje kohe se aleatin kryesor ka te syperkorruptuarin (ashtu si e deklaroi vet jo me shume se 6 muaj perpara zgjedhjeve) Ilir Meten. Rama ose mashtroi popullin para zgjedhjeve, ose e mashtron sot, po ne te dyja rastet eshte mashtrues.

      1. Gregor says:

        Ke ndonje alternative ti apo ke ardhur ketu t’ja fusesh pordhes kot. Elektorati do nje parti te besueshme per te cilen te votoje me 2017. Ke propozon ti? Te tjerat jane llafe kot sepse jane gjera qe idime. Perndryshe do t’a kemi Ramen peshqesh edbe per kater vjet te tjera. Po qe per Skypionin dhe Sali Rrumpallen, Rama vdes kryeminister, keshru qe na duhet nje lider i ri. A di gje ti, apo futja kot?

  2. Ermira says:

    Ky eshte nje gomar i teri. Duket qe ne fytyre

    1. Lul Bolja says:

      Sakte. Veshet i mungojne. Po ska gje, se ka brire.

    2. Lezha 100 says:

      E ti je kurve qe fleet ashtu pa e njofte tjetrin

    3. Edi Rama behu burrrrrrre says:

      Spiro Koci eshte nje nder diplomatet e karrieres me korrekt qe ka Shqiperia. Ai ka qene kandidat shume serioz per postin e Presidentit konsensual. Z Koci ka qene ambasador i Shqiperise ne Serbi dhe Austri. Mendoj qe Rama nxitohet shume me keto veprime dhe po ben nje gabim trashanik pasi ne vend qe te ndryshoje pacavuret joprofesioniste dhe te superkorruptuar ne administrate, merret me njerez si z Koci qe gezon nje respekt te gjere ne si brenda dhe jashte vendit.

      Edi Rama behu burre dhe hiq nga puna ata qe duhet, sic jane mafjozi Meta dhe company si dhe te paaftet Arben Ahmetaj me shoke, nderkohe co ne burg Berishen dhe Meten per demtim te ekonomise Shqiptare.

  3. ARGITA says:

    PO MALO BERISHEN NE LONDER KUR E KA RADHEN SE KA DHE KY KATER VITE SI SHEF MISIONI

  4. altin says:

    Ah mor jar ,mor jar ngele gjithje nje cope ushtar i sales.

  5. nini says:

    Vet Nishani ,qe e ktheu institucionin e nderuar te presidentit te Republikes ,ne bastion te partise se tij PD,e detyroj qeverine qe te reagonte me ligj .Turp , kur arrihet nje relate e tille Presidrent – qeveri ,per shume ceshtje shteterore .Ka shume diplomate ,te oborrit qe i ka mbaruar afati dhe Nishani nuk reagon ,deri sa ti vije urdheri nga presidenti de facto . Shqiperia ka ligje ,por kjo mazhorance nuk eshte e zonja qe te veproj se ka Liken” tolerantin” ne koalicion ,qe te ngrihet me vote , kunder ketij noteri te Saliut ,qe po mundohet me cdo kusht, te pengoje qeverine ,dhe ti hapi rruge abuzimeve te PD ne politikern e dites ,sic po ndodh .

  6. fshatari says:

    Ermira! me nente bira,mos bjer ne kontradikt me veten moj shushke,ne fjalin e pare behesh kopetente,ne te dyten hamendeson.Ky person eshte djale shume i afte si dipllomat,dhe me nje pervoje te gjate ne fushen e dipllomacise.Spiro Koci,duhej vete te kerkonte te largohej nga detyra,qe ne fillim qe ju be i ditur largimi,do te kishte qene ne nderin e tije.MPJja ka shume diplomate neper ambasada qe nuk kane punuar asnje dite ne MPJ,kjo duhet te shikohet urgjentisht,si dhe levizja e titullareve qe kane mbushur kohen per te lene detyren.President Mustaqe Rruar Nishanlliu,ti hapi gavat(syte)e te mos vazhdoje te behet qesharak,sic po e tregon veten dita dites.

  7. ilir says:

    Tre shkarkime te detyrueshme duhej te bente Mazhoranca-parfaqsuese e 1milion votave, menjehere me uljen ne karriget e Parlamentit:

    Presidenti Nishani,
    Kreu i ShIK VishoAjazi,
    Kryeprokurori Llalla.

    Tani jemi te detyruar te degjojme po…t e tyre.
    Zhgenjimi i pare prej kesaj mazhorance.

  8. Kolegu says:

    Diplomate si z.Spiro Koci numerohen me gishtat e dores.Shpresoj qe z.Bushati mos te kete komplekse pot ta mbaje afer si keshilltar vecanerisht pas incidentit qe ndodhi me OSBE.Ai duhet tja njohe mire vlerat sepse dikur kane bashkepunuar per ceshtjet e integrimit.

  9. salem says:

    Kjo dihej,gomari di vetem te pellase se keshtu i ka thene i “zoti” veshgjatit.

  10. gegetoske says:

    kane bere vezen e KUQEEEEEEEEEEEEEEEEEE !!!!!!!!

  11. jungelrule says:

    Nuk diskutohet eshte apo nuk eshte me eksperience.
    Problemi qendron se i ka mbaruar mandati, dhe duhet te kthehet ne shtepi.
    Por kur jena shtet me president te tipit turkoshak dhe popull rrompall, keto resultate do te kemi.

  12. drejtsia says:

    sa here ka probleme qeveria ne shqipri kerkon armikun imagjinar,ne kte raste OSBE,shpresoj se sdo ta kruaj shume me OSBE

  13. Ardiani says:

    Spirua eshte komunist i vjeter!!! Po e sakrifikojne kot!!!

  14. Fillori says:

    Ah Jar mor Jar ,
    U shoft juaja fare,
    Qe Shqiperin ton
    E kethyet ne Rumpall!

  15. Barist ne Vucidol says:

    Kapter Jari mban ne detyren e Amasadorit Neritan Ceken ne Rome, qe e filloji detyren e diplomatit per here te pare ne moshen 72 vjecare,se me cilin ligj e dekretoi kete palo bure vetem ai e di dhe refuzoi t’a shkarkoi edhe keu Edi i kerkoi nje gje te tille. Ky Ambasador eshte me prostat dhe me shishe plastike para se nuk i mbahet shurra njesoj si Kaptetr Jari. Lista vazhdon me djalin e xhaxhait(axhes) te Sales, bajga Mal Berisha , Ambasador ne Londer, qe nuk i doli ne pritje Edit dhe nuk mori asnje mase per Kryeministrin sipas porosise se marre nga SHQYPI, ky eshte Presidenti yne i rrjeshtuar ne llogoren e Saliut duke luftuar Demokracine dhe Qeverine e dale nga 1 milion vota, sakat nga trute, sakat nga fiziku, i dridhet dora dhe duket sikur i bie me dore si njehere e nje kohe kur ishte begs dhe ne ushtri.

  16. pro.... says:

    ..mendoj se qeveria po vepron mire sidomos me OSBE {etj.} e cila shton kredite per shuma fantazem ne kurriz te popullit,pasi shumat humbin rruges per projekte ne leter..neqoftese e kam gabim e meritoj nje shpjegim ..Informaliteti duhet te luftohet edhe nga borxhet qe vine ..dhe humbin dhiareve..

  17. tan tirona says:

    O njerez,i afte ose i paafte ,i ka mbaruar mandati.ose ti rinovohet ose te rikthehet ne baze. Te tjerat Jane llafe boshe.te zbatohen rregullat nga l’art poshte dhe anasjelltas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje