Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të të dhënave nga Eurostat mbi hartën e azilkërkuesve në Europë.
Sipas këtij raporti, Shqipëria zë vendin e tretë për numrin e azilkërkuesve në botë pas Sirisë dhe Afganistanit, ndërsa Lulzim Basha në një status në Facebook fajëson qeverinë në detyrë për këtë gjë.
“Te paret ne Europe, te tretet ne bote pas Sirise dhe Afganistanit si azilkerkues. Eurostat publikon “bemat” e qeverise Rama per tremujorin e dyte 2015. Shqiptaret varferohen, qeveritaret majmen. Kokoshi 200 milionesh nuk ka zgjidhje per krizen por vetem shoë, arrogance dhe mashtrime”, shkruan Basha në Facebook
Sipas statistikave të Eurostat për 3 mujorin e dytë të 2015, thuhet se 217.000 emigrantë kanë mbërritur në Europë në muajt Prill, Maj dhe Qershor
Agjensia ka kalkuluar se 27,000 azilkërkues kane qenë nga Afganistani ndersa 17,700 nga Shqiperia, 13,900 nga Iraku dhe 44,000 nga Siria.
Nderkohe sipas raportit te Eurostat, Gjermania është vendi që ka kërkesat më ta larta për azil, e pasuar nga Hungaria dhe Austria.