"Për kafen që po pi, do punosh për ne deri sa të vdesësh", ja si e 'gjobitën' nga burgu biznesmenin, Genc Ferhati e Pajtim Serjani

20 Shtator 2015, 10:05Politika TEMA

Shtatë persona, mes të cilëve Genc Ferhati dhe Pajtim Serjani janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me akuzën e gjobëvënies ndaj një tregtari në Tiranë.

Burimet zyrtare kanë thënë se, Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim 7 personat e akuzuar për “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, në bashkëpunim.

Të akuzuarit janë shtetasit Genci Ferhati, Elvis Karoli, Arianit Luli, Klevis Kardashi, Pajtim Serjani, Ditmar Reçi dhe Arben Haxhihyseni.

Mes këtyre personave të akuzuar është edhe Genc Ferhati, i cili është aktualisht duke vuajtur një dënim të mëparshëm për vrasje.

Shtatë personat akuzohen se më 6 shkurt 2015, në Tiranë, nën ndikimin e dhunës, kanosjes me armë dhe keqtrajtimit fizik kanë çuar shtetasin J. Bregu, në një apartament të panjohur prej tij, e kanë shtrënguar me qëllim për t’i marrë pasurinë e tij, në formën e parave apo të kuotave të shoqërisë “Enti 08”, ku i dëmtuari është ortak i vetëm.

Sipas Prokurorisë, shtetasi J. Bregu, aksioner i firmës “Enti 08”, firmë e cila merret me importimin e kafesë nga Italia, ka bërë kallëzim se më datë 06.02.2015, rreth orëve të drekës, një shoku i tij i quajtur Arjanit Luli (i pandehur) i ka telefonuar dhe e ka ftuar për të pirë kafe.

Ai më pas ka takuar shokun e tij, Arjanitin dhe janë ulur duke pirë kafe te bar “Divina” në afërsi të Liqenit Artificial Tiranë.

Pas disa minutash, Arjanitin e ka telefonuar i pandehuri Elvis Karoli, të cilit Arjaniti i ka treguar se ku ndodheshin dhe e ka ftuar që të vinte edhe ai aty.

Në lokal pas disa minutash kanë ardhur të pandehurit Elvis Karoli dhe Klevis Kardashi, me të cilët kallëzuesi i dëmtuar njihet prej kohësh.

Kërcënimi

Ata fillimisht kanë biseduar gjëra të përgjithshme, por më pas i pandehuri Klevis Karoli i ka thënë Arjanitit se dispononte çelësat e një apartamenti në afërsi të Kodrës së Diellit.

Arjaniti ka shfaqur interes për të parë shtëpinë dhe ka ftuar edhe kallëzuesin Bregu, që të shkonte me ta për të parë shtëpinë dhe për të dhënë mendimin e tij nëse Arjaniti ta blinte apo jo.

Ata janë çuar dhe kanë marrë automjetet përkatëse ku Klevisi dhe Elvisi kanë hipur në automjetin “Audi Q7”, me targë AA4xxAM, ndërsa kallëzuesi dhe Arjaniti kanë shkuar me makinën e J. Bregut.

Ata janë drejtuar në një pallat të ri pranë xhamisë në Kodrën e Diellit dhe pasi kanë parkuar makinat, janë futur në një apartament në katin e katërt të pallatit.

Në kohën që kanë qenë duke parë ambientet e apartamentit, i cili ishte bosh dhe i pashtruar, ka ardhur një person i maskuar (i identifikuar më vonë, i pandehuri Arben Haxhihyseni) me një pistoletë me silenciator në dorë.

Ai i ka drejtuar armën personave dhe i ka pyetur për emrat. Më pas i ka thënë kallëzuesit “Me ty e kam”.

I pandehuri Arben Haxhihyseni ka detyruar kallëzuesin të heqë rrobat dhe më pas i ka lidhur duart. Kallëzuesi ka vënë re më pas se edhe personat e tjerë njiheshin me personin e maskuar, pasi më vonë kanë biseduar me të normalisht.

Personi i maskuar, sipas kallëzuesit, i ka futur kokën në një kovë me ujë disa herë për disa sekonda derisa është thyer kova.

Aty më pas ka ardhur një shtetas tjetër, i cili njihet prej kallëzuesit dhe sipas tij është i pandehuri Ditmar Reçi.

Ky i fundit e ka fyer kallëzuesin dhe i ka kërkuar paratë për transportin e kafesë që kallëzuesi i detyrohej firmës së transportit, me pronare shtetasen M. Reci, e cila është kushërira e Ditmarit.

Serjani e Ferhati

Më pas, Ditmari ka telefonuar me aplikacionin “Viber” të pandehurin Pajtim Serjani, i cili njihet prej kallë­zuesit.

I pandehuri Pajtim Serjani ka ardhur në apartament dhe i ka thënë kallëzuesit se përse merrej me Ditmarin, kur ai e dinte se pas Ditmarit ishte Pajtimi.

Më pas Pajtimi është larguar, ndërsa personi i maskuar ka tentuar disa herë të lidhet në “Skype” më një person dhe pasi ka arritur të lidhet, i ka thënë kallëzuesit të fliste me personin në anën tjetër të telefonatës, i cili ka rezultuar të jetë i pandehuri Genci Ferhati (që është duke vuajtur dënimin në burg dhe njëkohësisht është vëllai i të pandehurit Elvis Karoli).

Në momentin që kallëzuesi ka folur me Gencin, ky i fundit i ka thënë:

“Hera e parë dhe e fundit që të flas. Për firmën e kafes që ke, 40 për qind do t’i mbash ti, 30 për qind kinezi dhe 30 për qind do t’i mbaj unë me vëllain tim Elvisin.

Nesër do të marrim në telefon rreth orës 09:00­09:30 dhe do të shkojmë te noteri dhe do punosh për ne deri sa të vdesësh. Unë nuk do të flas më. A më kuptove?”.

I dëmtuari i është përgjigjur “Po” dhe më pas personat e tjerë kanë filluar të largohen, duke e lënë vetëm kallëzuesin, i cili është larguar në banesë ku ka ndërruar rrobat dhe më pas është paraqitur në Polici./Panorama

12 komente në ““Për kafen që po pi, do punosh për ne deri sa të vdesësh”, ja si e ‘gjobitën’ nga burgu biznesmenin, Genc Ferhati e Pajtim Serjani”

  1. Gjynah Jovani says:

    Jovan Bregu paska rene ne gojen e mafias lol

    O Tema po si nuk bete nje lajm te vetem gjysme te sakte, por edhe sikur injorante me qellim te punesonit nuk do kishit ku ti gjenit kaq injorante.

  2. tfgs says:

    qe te 7 kriminelet jane sunite shqipfoles,rastesi…!!?? Jo!
    fare e keqe turku…………

    1. Argita_B says:

      Kasete tjeter nuk ke çuni kapterrit qimariot!! Kam me qindra miq muslimane qe ngrihen ne mengjes, shkojne ne pune, paguajne taksot, dergojne femijet ne shkolla, kontribojne ne shoqeri duke paguar taksat, ndihmojne te afermit kur kane mundesi dhe jane model per shoqerine. Nuk i degjoj ndonjehere as te shajne te krishteret apo pjesen tjeter te shoqerise!! Na hape barkun ne cdo koment, bej kujdes se zoti do ta shnderoue ne semundje kete urretje qe ke.

      1. psw says:

        Nuk më çudit tfgs-ja por moderatori i faqes. Një urrejtje kaq ekstreme e toleruar sistematikisht lë shumë vënd për dyshime që ky personah të jetë një gjetje për të katalizuar “debatin” e përçarjes fetare. Pak vështirë për tu kuptuar për një admirues të “Temës”…

        1. Pilo Lala says:

          Shume e drejte kjo gje. Sie e lejon gazeta nje njeri qe vetem flet per luften kunder Shqiptareve dhe myslymanizmit?
          Greket kane futur koken ne rere nga turpi qe kerkojne lemoshe ne gjithe boten.

      2. edo says:

        I vetmi rast qe emri Argita B po me pelqen

    2. tani says:

      Ore miq lexoj shpesh temen dhe eshte ky komentusi tfgs na merziti. Po si nuk un lodhe o i uruar ishe perendise duke share? Po cfare paske qene? Ma fatti un esame di coscienza. Zoti te ndihmoft se nuk kam cte them tjeter.

  3. butrinti says:

    tfgs..te djefsha racen e zez greke ..nga nje ortodoks shqiptar

  4. illyrians says:

    Nuk e kuptoj ça keni me Bythofagosin, ai po ben punen e tij, ate detyre i kane ngarkuar. Persa i perket dyshimit te komentuesit PSW me lart, mjaft te hetosh origjinen dhe detyrat e punonjesve te Temes, dhe mbase kuptohet aresyeja perse minorikaret e tipit Bythofagos, Adriatik, Enter, Eleftherisqepi, Klimax, ERA, Claus, dhe se fundmi, kongjilli i mbuluar Kol Tivari, lejohen te hane mut nate dite kunder shqiptareve dhe iu botohen pislliqet qe shkruajne..!!

    1. Pilo Lala says:

      Te gjithe keta nga jane?

  5. Al says:

    O Mero kjo mbajtja më buke e tfgs nga ty eshte e peshtire e po shkon ca si më larg se interes për vizita të faqes. Mezi po pres ti bien faqes së gjehen njerëzit edhe vetem nga emaili.

  6. Gylen says:

    turku ta shqyn bythen o trfg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje