Nga Bledi Mane-Public Enemy
fb.com/bledi.mane
instagram.com/bledimane
Është ora 01:47 minuta e së dielës së sotme. Bekimi i vogël bashkë me motrën Izaurën dhe Foksin, qenin e tyre janë pa ngrënë dhe të rraskapitur nga puna.
Kanë kontrolluar gjithë kazanet e plehrave përgjatë pjesës lindore të rrugës së Elbasanit duke mbledhur kanaçe.
Nuk rezistuan më gjatë dhe ia futën gjumit. Nëna e tyre Sanija bashkë me vajzën më të vogël Xhensilën 3 vjeçe ende rezistojnë. Po kontrollojnë kazanet e rrugës “Mustafa Matohiti” aty ku derdh plehrat edhe familja e Sali Berishës.
Fotoja e dytë është shkrepur vetëm 13 minuta më vonë. Jemi ne llubin Folie të kryeqytetit ku këndojnë kosovarët Era Istrefi & Ledri Vula. Zhurme e madhe, milet i madh, pordhë e madhe. Në 315 metra distancë brenda të njëjtit qytet, kontrast i rëndë realitetesh.
Tirana po i përqaset një realiteti dhe profili “latina polis” Karakas, Montevideo, Bogota, Rio de Janeiro ku luksi në minorancë por i egër dhe mbytës nuk është aspak tolerant i lejimit të një shtresëzimi të mesëm. Edhe këtu te ne askush nuk kërkon të jetë pjesë e sonsorit mes mizerjes dhe aristokracisë. Të gjithë jane dyndur të bëhen zengjinë me çdo çmim.
Fotografia e tretë përsëri nga Folie ku të tërbojnë shalët dhe shampanjat e shtrenjta 350 euro copa. Tek-tuk sheh ndonjë kanaçe Red Bull-i. Sanija të mos u afrohet koshave të plehrave të klub Folie-së se nuk ka për të gjetur gjë. Më mirë t’ia fusë edhe ajo gjumit me fëmijët dhe qenin.
Në klub nuk rresht qejfi, flirtimi, tangërllëku, alkooli ndërsa mysafirët kosovarë u këndojnë plot epsh argëtuesve shqiptarë “Je shume i mire por je shume pis…
-Kamarjer, sill një tjetër shampanjë franceze Moët. Kësaj here do paguaj me lekë se më mbaruan eurot.
Dhe pyes retorikisht veten: Pse nuk vjen asnje emigrant sirian të jetojë me ne në Tiranë?
Tiranë, 20/9/2015
KA ARDH DITA E KATUNARIT DHE INJORANTIT! PINI EDHE CA KOHE SA TE VIJNE USTALLARET, SE PASTAJ MUTIN DO TA KENI MENU TE PERDITESHME!
sikur te ishte kryeminister ky artikullshkruesi sa ndryshe do te ishte Shqiperia. bravo o mik, gjithmone me godet me shkrimet e tua. respekt
Kjo tregon se sa budallej jane Shqiptaret,te blesh nje shishe shampanje moet chandon 350 euro eshte idotesi,aqme teper kur kjo ndodh ne Shqiperi,ketu ne Yvicer nje e tille kushton 57 franga,e ne bar jo me shume se 200 deri ne 250 franga.Per pak tangarrllek katunari Shqiptar ja fut dhe vetes.
Ajo shishe qe shitet 350 euro aty ne Albanistan, gjoja si origjinale, ketu ne Itali ben nja 20 euro, jo me shume..
Gjithsesi, gjendja ne ate vend eshte shume e mjerueshme!
O Toni,qofsh i nderuar! por,nuk eshte tangerlleku i katundarit kjo qe pame ketu… Keta te tangerllekut, jane ata,qe vodhen djersen e katundarit per 50 vjete,derdhur fushave,maleve,lumenjeve… Katundari,si po thote dhe Blendi i madh!,eshte ky oreziu qe kerkon kanoce… Eshte Luli I Migjen gjeniut.
Kjo tregon se nuk dine ku t’i çojne parate.
Po ti ore Bled nuk paske gjume naten por i shkoke nga mbrapa jevgave. Madje u pasje mesuar edhe emrat.
relitet i peshtire por i shkruar bukur artistikishte.
A donim demokraci;- E,pra kjo eshte demokraci ,ku ka shume te pasur dhe shume te varfer,ka qe punoje nga dy a tre pune dhe te tjere te papune.Ne kete donim ; ja e kemi tani ta shijojme!
pak zemer ! pershendetje Bledi.Je realist dhe analist i shkelqyer.Me titullin qe ke vene ,i ke thene te gjitha
Shkrim shumë i dobët nga mënyra e paraqitjes së gjendjes. Është shfrytëzuar shumë keq kontrasti.Ide e realizuar shumë keq… Manen e dija më të zgjuar dhe më kërkues ndaj vetes.
Komplimenta z.Mane! Me temen e ketij shkrimi mund te behet edhe nje liber! “Tragji-komedia e realitetit shqiptar”!!! Mund ta ndani ne kapituj, pasi ka shume material! Mund edhe te beni vellime librash… Libri me i shitur do te jete “Tragjikomedia e rinise shqiptare”!!! E cila u perbalt ne keto 25 vite dhe humbi shuuuume e shuuuuume vlera! Realiteti sot eshte kthyer “te punojme (ose na mbajne te shtepise) gjithe javen per te dale ne fundjave” ose “po ndertuam familjen tone o burra te nxjerrim edhe pjaten me makarona ne fcb”, “po ikem me pushime nuk e kemi mendjen te argetohemi me familjen por te bejme karshillik ne instagram”, pra ato qe me se shumti na entuziazmojne jane “nje realitet fiktiv”!!! Ne nuk e vrasim mendjen per te nesermen Z.Mane! As per ate “qe banon ngjitur nesh” pasi realiteti yne ne pergjithesi eshte shume i cunguar! Mund ta krahasoj me barcaleten e Nastradinit “Kur ra flake ne fshat” Finalja e barcaletes eshte “Sa me larg te ndenjurave te mia…”
19 pound kjo shishe ne londer ne cdo dyqan
Injoranca ne shqiperi duket tek cmimet qe paguajne per nje mall qe kushton sa 4 shishe vere ne shqiperi
Por edhe su ve faj , pjeshka do sherbim , nga te 4 anet
Keshtu vazhdoni me behet qefi, respekte pronarit te lokalit.
O Mane,
shume ordinere,te thena e te stra thena. Pene e dobet, mediokritet
e diletantizem.
Shqiperia e shkrete, po mbytet nga mediokriteti.
Ku e lame
E ku na mbeti
Vaj vatani
E mjere mileti.
shalet plus shampanja bejne 350 euro copa, po vec e vec sa kushtojne? O drejtor, e ka thene ai burri me mjekerr te madhe se cfare eshte kapitalizmi. Po ti s’e ke lexuar se nuk te linin rehat mitingjet. Mall qe paska kosha plehrash,koshave u duhet dhene medalja e Mirenjohjes.
Ka plas dashnia madhe gjithanej mo, vec pare te kesh. Shikoni pak foton e fundit, doren te xhepi boussit pjeshka.
Mire e thote nje komentues me lart – “Do sherbim pjeshka nga te 4 anet”.
Zoti Blendi Mane te lumte pena per kete te vertete te realitetit Shqiptar.Ju komentuesit “Orem’dhe “Sallakja” nuk e di se me cfare syzesh e shihni kete te vertete te jetes Shqiptare ????????????? Vi cdo vit aty ne Shqiperi te vizitoj dhe te shmallem me njerezit e mi dhe me te vertete me dhemb shpirti kur shikoj ate mizerje midis luksit,arrogances,tangerllekut,zhurmes,dhe kur takoj shoke e miq ,shume nga ata me shohin nga veshja a jane “FIRMATO” apo jo…………Dhe kjo vetem per 25 vjet oh sa keq te vjen……….Ne qofte se dikur kishim nje “Bllok” te mbledhur me udheheqesit e partise dhe te shtetit,tani kemi BLLOQE te shumta……..Blloku Edi Rama ne Linze….blloku Fatos Nano……blloku Ilir Meta……blloku Sali Berisha ….blloku Gramoz Ruci…..blloku Bujar Nishani…..e plot te tjere qe populli i di.Rrofshin keto pashallare te ketij kombi te lodhur e te rraskapitur.Ju faleminderit juve gazetareve te ndershem dhe me aftesi profesionale.
Mese e vertete.
nuk thone kot o blendi….rruaju nga horri, morri, [email protected], dhe katunari, se po te vune poshte zben hajer tere jeten . keshtu e pesuan shqiptaret keto 25 vjet…….
E prishni boten edhe per ca kohe sa te vijm ne pushtet ! As ne internet nuk do ju lam me I shof keto pislliqe, alkol , kengtare dhe femna lakuriq me kercime te shfrenuara.
Ata endacake nje dit dit do behen mbreterit tuaj , dhe pjesa tjeter e njerezve qe shofim ne keto foto do behen sklleverit e tyre.
Nuk do vini ne pushtet.
Me qe ra fjala, rrofte Al-Sisi.
Po carr boni kshu mor te shkretet ju,po si nu ju vjen turp,po me aq lek boni dhembet e plakes mor te mjeret ju qe nuk e dini nga keni dale.
Ka gazetari investigative ne kete vend? Apo kane frike se i cojne per gjah!? Edhe gargaret e ketij kishim mangut.
Nje pordhë e madheshtore jeta Shqiperi or ti.
Bledi godet ne shenje dhe gjeja me e mire e tij eshte se shkruan shkurt, nuk te merzit, tip Migjeni…
Kodoshllek artikullshkruesi!
Me sa duket ju kerkoni te kapni me zorr “tema origjinale”.
Ne rast ze zevendesojme emrin e Tiranes me emrin e cdo qyteti apo kryeqyteti te Botes, artikulli mbetet i vlefshem, por zhvleresohet qellimi tuaj per diçka origjinale
Barazia qe ju mund te kerkoni, reklamohet vetem ne Korene e Veriut.
Si gjithnje artikullshkruesi
rrok tema qe vertetojne gjendjen tone shoqerore. Vertet bukur, poçka se e hidhur.E verteta vret! Ky eshte rrealiteti yne i perditshem…Mos-Zot-ma keq! Dang-dang-deri kur keshtu ma?
Nje aritkull komplet pa lidhje:
Ne NY ne mes te dimrit, ka njerezi qe dridhen nga I ftohti I madh, qe nuk kane ku te fusin koken, nderkohe 5 m larg tyre kercet party me shampanje me te shtrejte se kjo e shqiperise.
Te tilla gjera ka kudo, kjo nuk eshte menyra e duhur per te perballuar nje problem.
P.S. Kengetaret Kosovare………………………pffffffffffffff
ne ny lum miku ne dimer nuk sheh njeri rrugeve tu u dridh prej te ftoftit se i merr bashkia dhe i fut neper qendra per te pastrehet. nqs shef nanji te pastrehe qe dridhet prej te ftoftit dije se ka dale se i do trapi se normalisht sa vje dimri nuk i le njeri ne rruge. ne vere ne kohe te ngrohte po qe i shef sa ne trena sa ne trotuare tu lyp, po kjo nuk eshte se ne ny nuk ka pune po se nuk duan te punojne. vikan pabreksat emigrant nga shqiperia dhe gjejne pune ne ny dhe nuk gjekan dot amerikanet lypsare pune ne ny. nuk punone se nuk ju do trapi te punojne, ate jete kane zgjedhur, jete barboni. ndersa ne shqiperi pune ska dhe e hedhin shurren perpjete sikur punojne te gjithe CEO. Amon se mu ka shpif ai vend dhe ata rob, rraca pordhaqis-parazitis.