Çështja e dekriminalizimit, Ngjela: Kush preku Kodin Zgjedhor, të mbajë përgjegjësi

20 Shtator 2015, 11:15Politika TEMA

Spartak Ngjela bëhet pjesë e debatit për dekriminalizimin e politikës duke ndezur edhe më shumë përplasjet mbi përgjegjësit apo vullnetin e palëve për të realizuar këtë proces.

Në një intervistë ai bën përgjegjës të dy palët politike në vend për pjesëmarrjen e personave të inkriminuar në Kuvend dhe funksionet e tjera të larta publike, qendrore apo vendore.

Sipas tij kjo situatë është pasojë e ndryshimit të sistemit mazhoritar. Ngjela beson se propozimet e te dy palëve nuk ofrojnë zgjidhje, dhe paralajmëron Ramën të bëjë kujdes me sjelljen ndaj ndërkombëtarëve pasi ata mund të zgjedhin partnerë të tjerë.

“Konkluzioni kryesor është që këta prishën ligjin maxhoritar, krijuan një ligj ku deputetët i zgjidhnin këta, të mbajnë përgjegjësi të dy tani dhe Rama dhe Saliu  sepse ata e kanë krijuar këtë ligj. Ne kemi qenë kundër dhe futën njerëz të pakontrolluar fare si përfaqësues të popullit.”– shprehet Spartak Ngjela.

Një gjellë që sipas avokat Spartak Ngjelës u gatua bashkarisht në 2008, ndaj ai beson se liderët e politikës do të mbajnë përgjegjësi për inkriminim e Parlamentit. Gjatë intervistës Spartak Ngjela thekson se ka mungesë vullneti për ta finalizuar këtë procesi pavarësisht se janë propozuar dy nisma, për të cilat ka vërejtjet konkrete.

“Tani këta e kanë për arsye politike. S’duan shëndoshjen e shtetit s’u besoj fare. Të dy ligjet kanë mangësi duhet të bëjnë ndërrimin kushtetues që ata që kanë qenë të dënuar të mos kandidojnë. E kanë seriozisht këta që janë në pushtet, jo se kanë seriozisht. Pse e prishën ligjin mazhoritar, do të japin përgjegjësi ndonjëherë këta. Do vijë koha mos u mërzisni  i humbën shqiptarëve të drejtën e betejës elektorale”, tha Ngjela për Report Tv.

Spartak Ngjela beson në rolin e rëndësishëm që kanë ndërkombëtarët në këtë proces. Ai  bën dhe një koment të fortë për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se është votuar për të qeverisur nga shqiptarët dhe jo nga ndërkombëtarët.

“Besoj se me presionin e politikes perëndimore do të realizohet diçka, shenjat janë të mira. Politika amerikane bën politike me pushtetin, por nëse këta sillen si e “ëma e Zeqos majë të Thanës” , ajo do duhet të gjejë partnerë.”-tha Ngjela.

3 komente në “Çështja e dekriminalizimit, Ngjela: Kush preku Kodin Zgjedhor, të mbajë përgjegjësi”

  1. salem says:

    Ne sistemin mazhoritar ka nje fare burrerie.Ndersa keshtu,shkruan e vulos “cecua”.(Thoni si te thote cecua-poooo;ua mbeshtetsha-pooooooooo)

  2. zef says:

    Ah mor avokat me vjen keq per ty qe ngele ne
    opozite te perhershme me diktatoret e shqiperise
    ENVERET, SALIHET DHE PIKTORIN SHUMNGJYRESH (RAME BERISHA)

    Ky i fundit i deshtuar si piktor, ideshtuar si intelektual,
    i deshtuar si opozitar (pertej te majtes dhe te djeathtes),
    i deshtuar si qeverritar dhe kryeminister,( do te hap
    300 mije vende pune) dhe thote qe nuk kam shkopin magjik,
    por ka lapsin magjik me ekspozita te kushtueshme ne gjermani
    sepse nuk arriti majat e artit si piktor jokonformist, po
    shfrytezon postin kryeministror politik per tu bere i
    famshem si piktor duke shitur vizatimet e tije nje klientele
    servile. Kryeministrit tone i pelqejne shume edhe batutat sepse
    mendon se ben per te qeshur, por nuk kupton qe qeshja e njerezve
    qe i degjojne keto batuta pa sheqer dhe kripe fare eshte qeshje
    servilizmi ndaj pushtetit.

  3. Patriot says:

    Ha ha ha eshte shume qesharake pergjigjja e Rames ,pasi i njeh koketulet tane ,qe jane ca pyka qe rralle se gjenden ne ndonje vend tjeter dhe ai pikerisht tek keta e don mbeshtetjen e tij . Nderkombetareve nuk ja hedh dot .ME KETE POPULL TEPER TE PRAPAMBETUR AI FITOI DHE PERPIQET QE ME INJORANTET QE JANE NE KETE VEND ,TE SHIJE LAME DHE SHUME VITE TE TJERA .PRAPASKENAT E TIJ JANE TE KORRUPTUARA DHE KY VEND ,PO TE JETOJNE GJATE ME KETO MAFIOZ DO TE MARRI FUND . E VETMJA SHPRESE JANE NDERKOMBETARET . PER RAMEN FABRIKA E DROGES E NGRITUR NGA KJO QEVERI DO TE LULEZONTE GJATE DHE POPULLI NUK MERR VESH SE CFARE BEHET ,POR FALE NDERKOMBETAREVE E ZBULUA DHE KESHTU PO ZBULOHEN TE GJITHA VEPRIMTARITE E TYRE TE PISTA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje