Në emër të të krishterëve!

20 Shtator 2015, 14:29Politika TEMA

Nga Alessandro Sallusti*

A ka peshkopë që do të prisnin azilkërkues islamikë përpara se të siguronin të krishterët? Më parë duhet të sigurohen që ata që po strehojnë të mos jenë personat që kanë therur të krishterët.

Dje, në një editorial të gazetës së peshkopëve “Avvenire”, drejtori hidhte poshtë propozimin tonë për të pritur vetëm të krishterët.

“Jo në emrin tonë”, ishte titulli i editorialit të gazetës së krishterë.

Pavarësisht se nuk e kuptoj kur thotë “në emrin tonë”, për kë e ka fjalën, dua të sqaroj se nuk fola në emër të tij apo të të krishterëve.

Nuk shpresuam apo menduam të flisnim në emër të të krishterëve apo peshkopëve.

Ata, peshkopët, në realitet përfaqësojnë një realitet abstrakt.

Siç më kujtonte dikur peshkopi Ersilio Tonini, peshkopët nuk e mendojnë kurrë një gjë njëlloj, madje ka diskutime edhe për ekzistencën e Zotit.

Thënë këtë, analiza që ka bërë gazeta e krishterë niset nga një fakt fals, nuk kemi thënë kurrë të presim vetëm të krishterët, por të presim njëherë të krishterët që janë diskriminuar më shumë nga të gjithë.

Duke qenë se numri i azilkërkuesve është shumë më i madh nga çmund të presim duhet krijuar një kriter për pritjen e tyre.

Merkel e ka vendosur, do të presë vetëm refugjatë sirianë.

Atëherë dhe kombet e tjerë përfshirë Italinë duhet të kenë një kriter për pritjen e refugjatëve.

Unë propozoj: marrin njëherë të krishterët, pasi jam i sigurt që largohen nga një persekutim i madh që u bëhet në vendet islamike dhe janë vëllezër në kulturë dhe fe.

U japim një jetë më të mirë atyre që shohin botën njësoj si ne.

Është e thjeshtë, nuk më duket ndonjë blasfemi apo ndonjë hata që të presim njëherë ata që kanë vuajtur më shumë, megjithëse gazeta e peshkopëve e cilëson si një gabim dhe thotë që nuk përfaqëson mendimin e tyre.

Ka peshkopë që duan të presin njëherë islamikët para të krishterëve? Mirë se të vinë, por të sigurohen njëherë se ata që po presin nuk kanë therur të krishterët, që besojnë në të njëjtin Zot si ne, si peshkopët.

Është e vërtetë që jemi të gjithë bij të Zotit, por ka Zot dhe Zot (Allah).

Dhe Zoti ynë është më i mëshirshmi, jo më budallai! /

Përshtati në shqip Amarildo Lumani

*Drejtor i ‘Il Giornale’

24 komente në “Në emër të të krishterëve!”

  1. tfgs says:

    jasht beqirat sunite nga evropa e shqiperia…………

    1. Bill Right says:

      akoma jeton ti….

    2. Katoliku says:

      Jashte evgjitet turq ortodokse te vetequajtur greke……

  2. Il mediterraneo says:

    Bravo ketij gazetari Italian. Me ne fund dikush qe arsyeton ne BE dhe e shpreh hapur !!

    1. Dritëroi says:

      @@Il mediterraneo,

      Zoti mesdhetar, me siguri me origjinë nga ndonjë kënetë sociale e Shqipërisë, do të të sugjeroja që t’i rezervoje bravot për gazetarin italian Alessandro Sallusti si dhe, do shtoja unë, edhe për përgatitësin e artikujve të tillë fashistë për shqiptarët, një farë Amarildo Lumani, të dashuruarit pas “Il Giornale”, dhe gazetarëve të saj të tipit Sallusti, Gian Micalessin apo, më keq akoma, të Magdi Cristiano Allam, majmunit të lindur egjyptian-mysliman-antizionist-bashkues civilizimesh dhe mbështetës i integrimit të emigrantëve dhe, pas shkuarjes në Itali, të konvertuar në italian-kristian për të përfunduar në megafonin e ekstremistëve antimyslimanë, proizraelitë, antiemigrantë dhe përjashtues i bashkëjetesave të civilizimeve.

      Për mungesë kohe, tani për tani, në këtë replikë, po mjaftohem vetëm me kaq, si aperitiv, por i premtoj ndjekësve të bllogut të Tema-s, se shumë shpejt do të gjej rastin dhe kohën të sjell një portret më të plotë të këtyre gazetarëve neofashistë italianë që janë ndërkryer në sulm kundër mjerimit të ikanakëve afro-myslimanë nga zonat e luftës, të masakrave, të përdhunimeve dhe pamundësisë absolute për të jetuar, jo për shkak të fesë islame, por për shkak të duarve të përgjakura euro-atlantike, që janë futur deri në bryle në teritoret e tyre dhe kanë shkaktuar fatkeqësitë e përmasave biblike ndër ata popuj dhe që kanë prodhuar ISIS-n dhe të gjitha llojet e tjera të ekstremizmit kriminal islamik.

      Jam i sigurtë që do ta kem shumë shpejt këtë rast, sepse do të kemi të tjera “përmbledhje” nga Amarildo Lumanët e gazetës Tema, që janë bërë edhe më të shumtë në numur, edhe më të pacipë në atë se çfarë përmbledhin dhe sjellin për publikun shqiptar, sigurisht, jo pa qëllim, jo rastësisht dhe jo paqësisht.

      Kjo dukuri e re, edhe në faqe të tjera online, por tipke te Tema, është e qëllimshme, e mirëorkestruar dhe me objektiva të rrëzikshme për Shqipërinë.

      Zoti Mero Baze, me sa duket, ka marrë përsipër të godasë shqiptarët në pikën më delikate që e mban vëndin ende kompakt, pas hemoragjisë së emigracionit që ka përgjysmuar popullsinë e tij: Ne harmoninë tradicionale dhe bashkjetesën paqësore të komunitetit mysliman me minoritetet etjera fetare në Shqipëri.

      Në këtë mision, ndjekësit e parë dhe altoparlandët përforcues të Mero Bazes, janë falangat e Janullës dhe kompllotit fondamentalist panortodoks greko-serb, që gëlojnë dhe shumohen në hapsirën që u ka lënë zoti Mero, edhe pse ky mision është qartazi, antikushtetues, pa folur për misionet bazë të shtypit.

      Zoti Mero Baze, një gazetë mund të kthehet dhe emërtohet si gazetë reaksionare, ultakonservatore dhe e ekstremit të djathtë, edhe kur ajo ka një linjë konstante antiberishë, monstrës së tranzicionit shqiptar, për më tepër kur shumë njerëz në këtë vënd, e konsiderojnë këtë pozicion si një çeshtje larje hesapesh personale midis teje dhe Berishës dhe jo një pozicion parimor tuajin në shërbim të interesave të Shqipërisë.

      Nëse Amarildo Lumani nuk është direkt i porositur nga ju që të qëmtojë dhe sjellë për publikun shqiptar artikuj të tillë të neofashistëve dhe të gjithfarë plehrash të ektremit të djathtë italian apo europian, unë do të të propozoja që ju zoti Baze, ta pushoni menjëherë nga puna në gazetën tuaj duke e bërë këtë publike bashkë më mativacionin përkatës.

      1. toni says:

        Dritëro. Respekte

      2. Sokol.MI says:

        Zoti analist i shtypit italian.Gazeta “Il giornale” se bashku me “Libero” dhe ndonji testate tjeter eshte gazeta me e madhe e se djathtes italiane dmth nji gazeta konservatore dhe natyrisht ruajtja e stats quo-se eshte ideologia e çdo te djathte.Duke qene se Europa eshte kristiane normalisht kjo gazete asht kunder muhamedaneve.
        Duke pare tmerret qe ndodhin ne vendet musulmane dhe persekucioni qe ju bahet jo islamikve mendoj se Sallusti me shoke kane plotesisht te drejte te deklaroje pikepamjet e veta.
        Duke i dhene atributet e fashistit Sallustit ju tregoni se nuk e njihni fashizmin,nuk e dini se çfare eshte liria e shtypit dhe demokracia.
        Caro mio.Ne Itali nuk ka fashizem por ka liri fjale dhe veprimi.Sigurisht nuk ka as vetem shtyp te nji ngjyre si mund te pelqeje ty por shumengjyresh.
        Mendo pak se si do ti prisnin shqiptaret tane 20-30 mije arab neper qytete tona dhe sa mund te zgjaste bashkejetesa me to ????
        Sa per dijeni une nuk jam konservator dhe as nuk i kam votu ndonji here por te quash gazete fashiste “Il giornale” me duket teper.
        Mero Baze duke botuar komentin tend ju ka dhene nji leksion qytetarie.

        1. Jeronim de Rada says:

          “Duke qene se Evropa eshte kristiane normalisht kjo gazete eshte kunder muhamedaneve” – thua ti. Nuk eshte ashtu. Evropa dhe as kjo gazete nuk eshte kunder muhamedaneve. Ne Europe jetojne miliona myslimane te cilet i kane te gjitha te drejtat, gje qe nuk ndodhe me te krishteret qe jetojne ne vendet myslimane.
          Shkrimi i z.Sallusti eshte objektiv dhe reflekton te verteten!

      3. emigranti says:

        Pershendetje z Dritero !Po mendoja te shkruaja dhe une dicka rreth kesaj “pershtatje ne shqip” te zhgaravinave te nje ksenofobi dhe pershtatsin ne shqip te ketyre zhgaravinave, qe me shume se te pa dobishme ,jane te demshme e te rreziksme.Por kur lexova komentin tuaj,ndryshova mendim.Nuk do mundja t’a shprehja me mire se ju ,ate qe mendoj per kete argument dhe Temen.Edhe nje here pershendetje

    2. Na bashkoj kenga popullore says:

      Sanluci gazetaruci me i shpifuni Italis qe ushqehet te Berluska

  3. nextGen says:

    jeni fiksuar me shkrimet e ketyre fashisteve/sahanlepires gjysem injorant te denuar PENALISHT me burg per Shpifje. Eshte turp te lexosh “Il giornale” pale ta perkthesh. Kjo gazeta nuk shet asnje kopje ne itali, mbahet vetem me financimet publike, me leket e taksapaguesve… mos i jepni zè injorances ju lutem…

  4. psw says:

    Të botosh shkrimet e A.Sallustit është si të reklamosh ato të Enkel Demit që përveç mediokritetit kanë të përbashkët nga një zonjë të “hekurt” deputete me partitë e djathta respektive këtu dhe në Itali.
    Olindo dhe Roza (nofka sipas përcaktimit që Vittorio Feltri i bëri çiftit Sallusti-Santanche) ishin një çift pensionistësh tepër normalë që u kthyen në vrases mizorë të tre personave midis të cilëve një fëmijë dy vjeç… dhe një nga arsyet e intolerancës ishte babai i fëmijës, një maroken.
    Të predikosh teoritë e “Olindos” në një vend me shumicë dërmuese myslimane nuk më duket gjetja e duhur për më teper kur nga të paktat atribute na njihet vetëm toleranca fetare. Apo jo i çnderuar “tfgs”…
    Me që ra fjala: q. robt se sot moderatori e ka pushim!

  5. muhamet qeflliu says:

    jo ne emer te te krishtereve “caro” prifi taljon
    po ne emer te katolikeve edhe ne emer te unitareve te bregut te jonit qe jetojne ne tirane

  6. shqiptari says:

    Vertet, te persekutuarit duhet te ndihmohen ne radhe te pare.

  7. niki says:

    PER DIJENI TE ATYRE QE NUK E DINE SI DHE TE SHKRUESIT(nextGEN)TE MESIPERM, GAZETA “IL GIORNALE” ESHTE E FAMILJES BERLUSKONI.KOMENTET E TJERA JANE TE TEPERTA.

  8. fatos says:

    Une propozoje ti japim nga nje kallash dhe te luftojne per te mbrojtur vendin e tyre dmth si kosovaret qe lufta per kosoven. Prandaj mos ti vine neper Europe se kane tjeter kultur e mentalitet .mbase , kane plan te islamizojne europen me keto dyndje pa marrim.

  9. Angela says:

    po lexohen dhe shkruhen shum artikuj ku deskriminojn fene dhe njerzimin eshte e vertet se gazetat italiane kan folor per kete argument por ne si popull qe jemi me fe te ndryshme nuk duhet qe te marrim parasysh ate qe shkruajn gazetat italiane por duhet te jemi te bashkuar e te jetojm ne harmonin bashkohore si gjithmon

    1. Krishti says:

      Feja juaj po vret e po pret perdite, e ju heshtni, nderkohe qe kritikoni nje artikull qe ne thelb eshte i drejte dhe rrezaton te verteten.

      ikni mor q..huni

  10. joel shkodra says:

    Atehere jane per t’u pergezuar peshkopet (me mire duhej perkthyer: ipeshkvit, sepse “peshkop” perdoret ne boten ortodokse) dhe drejtuesit e gazetes “Avvenire”. D.m.th. drejtuesit e fese katolike po japin shembull te mire se nuk duan te bejne dallim midis refugjateve.

  11. Amerikani... says:

    Shqiptaret, mirepriten rreth nje milion kosovare gjate luftes, i strehuan edhe ne shtepite e tyre, duke menduar qe jemi i njejti komb….Por per emigrantet arabo-afro-aziatike, nuk kemi asnje detyrim, perveç atyre qe persekutohen per arsye fetare….Te tjeret e kane vendin tek vellezerit e tyre te pasur arabe…..Jane me qindra islamike te lindur, rritur, shkolluar dhe integruar ne perendim, qe kur i therret gjaku i tyre i prishur, kthehen ne kamikaze ndaj ketyre qe ndane çdo gje me to ne kohe te veshtira….Sa per “tolerancen” e komunitetit mysliman, ndaj minoriteteve te tjera fetare, siç shprehet nje komentaruc me siper, duhet thene se…islamizmi nuk eshte ne shtepine e vet ne Shqiperi, qe te jete “tolerant” me te tjeret….Perkundrazi, ai duhet te ndjehet keq, se ka 500 vjet qe nuk po arrin te kthehet ne identitet, …dhe se e keqja boterore, per momentin e ka emrin….terrorizem islamik….

  12. faikonica says:

    Driteroi and co…Jeni nji dore qe i shkruni ato komente,gjoja kercenuse.Euroatlantiket,serbet,greket,ortodox ,cifut e tjere e kane fajin simbas jush….A nuk jeni ju fashist,rracist,extremist,dumbabiste,mullikafexhi.Me kene fashist je ku e ku ma nalt se ju gjynafcaret e botes.Zgjidhni problemet tuja,se pare keni boll.Por doni haremin juuuu,e kujtoni se po gjeni karremin.Pse nuk thu per Vatikanin qe po i strehon pa asnji dallim,apo Evropen.Ju po vriteni e priteni..jeni per tu meshiru e fajin ju kane te tjeret.Mos shpresoni,ndoj betej edhe e fitoni,por lufte JOOOO.Ka me fitu e mira,dashnija,drita,e jo ju Pasardhsit te Pedofilit ma te fuqishem qe ka pa dynjaja.Hajt shneeeet

    1. kevin says:

      Respekt per komentin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje