Alibeaj: Ja si është e vërteta e Audit të Saimir Tahirit

21 Shtator 2015, 13:11Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Këtë radhë për të akuzuar Tahirin ka dalë Enkelejd Alibeaj.

Ai tha se 1 vit pasi deklaroi se e ka shitur makinën, është shfaqur në timonin e saj në pikën kufitare të Kapshticës më 30 gusht 2014.

Deklarata

Fakte të reja provojnë mashtrimin kriminal të Saimir Tahirit, në lidhje me makinën e drogës AA003GB. Për të fshehur përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në krim, në trafikun e drogës që bëhej me makinën e tij private nga kushërinjtë habilaj, Tahiri tha se e kishte shitur mjetin në nëntor të vitit 2013.

E kishte shitur por nuk e kishte deklaruar, pra ministri kapet në informalitet. Por ja si është e vërteta. Më 30 gusht të vitit 2014, një vit pasi ai deklaron se e paska shitur makinën, Saimir Tahiri shfaqet në timon në pikën kufitare të Kapshticës pikërisht me audin AA003GB. Ja ku është dokumenti i sistemit TIMS, e keni edhe në ekran.

Më herët, me 16 gusht po të vitit 2014, Saimir Tahiri dhe e famshmja AA003GB, shfaqen në pikën kufitare të Qafë Botës. Dhe me 29 gusht të vitit 2014, sërish në Kapshticë, Saimir Tahiri me audin e tij AA003GB. Ja pra këto janë faktet. Saimir Tahiri nuk e ka shitur makinën. Ajo është prona e tij, dhe me të zhvillohet linja e trafikut të drogës, AA003GB.

Kur makinën e tij private nuk e përdorin kushërinjtë e tij Habilaj, kontigjentë policie, të njohur si trafikantët më të mëdhenj të drogës në Vlorë,  e përdor Ministri i Brendshëm.

Ky mashtrim publik vërteton edhe një herë implikimin e drejtpërdrejtë të Saimir Tahirit në trafikun e drogës, madje komandimin e kësaj linje, pasi përdorimi i makinës së ministrit, është licencë, është imunitet, është garanci e paprekshmëri për bandën.

Saimir Tahiri po krijon alibi e gënjeshtra pa fund për këtë histori. Por ngado që rrotullohet ai është në krim. Edhe varianti i tij për ti ikur krimit të drogës, me shitjen e makinës por mosdeklarimin e saj, për shkak të vendimi gjyqësor ndaj tij, është një shkelje e rëndë.

Tjetërsimi i këtij sendi me vullnet (pra shitja e makinës) nga debitori, edhe pse është në dijeni të faktit se ajo është bllokuar për efekt të përmbushjes së detyrimit gjyqësor, përben vepër penale të parashikuar në nenin 320 të Kodit Penal.

Konkretisht, dispozita penale parashikon si më poshtë: Neni 320: Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës; “Fshehja, tjetërsimi, konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i sendeve për të cilat është marrë një vendim prej gjykatës, ose kryerja e veprimeve të tjera të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose të pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.”.

Qartësisht shitja e makinës është një veprim i bërë për të penguar ekzekutimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë. Pra për të penguar drejtësinë. Si rregull, qoftë edhe vetëm pas këtij deklarimi publik Prokuroria duhet të kishte nisur menjëherë marrjen nën përgjegjësi penale të Ministrit të Brendshëm, për konsumimin e veprës penale të parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal. Në këtë rast, nuk ka as nevojë për hetime të thelluara, duke qenë se deklarimi është bërë nga vetë Ministri i Brendshëm, i cili është vetëinkriminuar.

Ja ku jemi pra. Ministri i Brendshëm i zhytur në krim, në shkelje ligji, në mashtrim publik. Saimir Tahiri duhet të largohet menjëherë nga detyra, e të hetohet plotësisht dhe deri në fund. Çdo orë më shumë në detyrë, është një orë me shumë në pushtet, e krimit, e antiligjit.

22 komente në “Alibeaj: Ja si është e vërteta e Audit të Saimir Tahirit”

  1. analist-politolog Nurellar-Begu says:

    eshte dhjere keq puna ketu te ne.
    hajdute ne te gjitha anet.
    nuk di ku te vesh gishtin…

    1. TJ says:

      Sa i peshtire,ky Alibeaj, eshte bej ose Beu i Cajupit, qe permendi Ristani!Sa e peshtire eshte bere PD me 2B!Jane bere me depresion se kane bere krime! Drejtesia po troket! Do lutemi dhe do te presim drejtesi, per kedo qe ka kryer krime!

  2. Berisha Strazimiri says:

    Jepi Miri vashdon loja,
    Keli topin e leshoi.
    Na trego ça di te besh,
    dhe publiku te gjykoje.

    Jam dakort qe e ke shitur,
    Por pa te nuk rije dot.
    Ndaj e merje me “qera”,
    Dhe shetisje neper bote.

    Na trego se ku fle lepri,
    Mos i bie anes anes.
    O e ka Keli te drejten,
    E ti rri ne maje te thanes.

    Hajt pra Miri mos rri squke,
    Eshte nje popull qe te lut.
    E ta ndajm nje here e mire,
    Kush flet drejt e kush ha MUT

    1. Cubi says:

      Mos u beni te njeanshem e mbroni njeren pale se prandaj jemi ketu. Ambasadori Amerikan thote dy palet kriminale ne mbrojme njeren pale ata tjeret mbrojne dhe votojne grupin tjeter dhe qente lehin karavani i krimineleve ec perpara i paprekshem . Jemi ndare me dysh dhe mbajme ne politike dy grupe kriminale , dhe ankohemi kujt,, atyre qe svotojne ndrekombetareve.

  3. nick says:

    Po pra, kulmi!!! Po bej hesap sa te ndyre e kriminele jeni ju o shtaze, qe na duket sajmiri lule!

  4. texi says:

    ore tahiri ishte i pari qe goditi lazaratin e ka ca merita dhe per permirsimin e policise po ne tere kete gjullurdi nuk duket shume i paster per te thene aspak.shpjegimet e tij spine uj fare..te jete kaq i trash sa ta kapin me presh ne dore…

    1. Ganiu says:

      Goditi Lazaratin dhe per dreq qelloi dhe djali Luiza Xhuvanit aty???

    2. Gerti says:

      Lazarati eshte goditur qe te favorizohen te tjeret me sa duket.

      Dhe ai nuk e ka ditur qe eshte kapur, Zagani kur ka marre vesh te verteten ka ikur nga syte kembet nga frika mos i ndodhte gje ketu.

  5. Europe says:

    Patjeter duhet te hetohet dhe te futet be burg ,jo vetem fakirat e ketij vendi te bejne burge se nuk kane te paguajne dritat . Ky eshte nje skandal shume i madh ne qeverine e rilindjes .Nje qeveri qe bashkepunon me krimin . Nderkombetaret duhet te ndalen ne kete ceshtje teper serioze dhe jo ta lejojne te mashtroje Tahiri .
    Mbasi i dolen lakrat thote e kam shitur .td shikohet dokumenti i shitjes data ,vula .

  6. tironci says:

    e ka shit me kontrot qe:sa her te me duhet mua e marr per punet e mir..
    ska nai gjo ktu

    ahaa hahaa haha h
    te gjith derrat nji turi kan thot populli..
    dhe esht e vertet

  7. Ilir says:

    Si bejne si virgjeresha keto te PD-se. Nuk e kuptojne se nuk i degjon njeri, pasi jane bere aq te neveritshem sa edhe sikur te thone ndonje te vertete, nuk jane me te besueshem

    1. Ganiu says:

      Ti do jesh si plaku im, militant i PS po qe nuk shkon dot te votoje! Aty mahu se nuk i degjon njeri…

  8. Il mediterraneo says:

    Ik ti ore i hardallosur ! Taleban.

  9. s.h. says:

    Me aq kulture juridike sa kam une, ministri vertete ka kryer veprime te kundraligjshme..Ka ardhur koha qe kur pefshihesh ne politike, te mbash pergjegjesi edhe per shkeljet me te vogla te ligjit…ne kete rast kemi te bejme per shkelje me te dy kembet e duart….!

  10. www says:

    Fabrika e droges u ndertua nen hunden e ketij palo ministri ,hashashi u dogj ne Lazarat sa per ti hedhur hi syve nderkombetareve dhe nga anet e tjera te Shqiperise lulezonte nje hashash akoma me i bukur,te cilin e frafikon qeveria me Tahirin ne krye . Cdo justifikim eshte i papranueshem .

  11. salem says:

    Ti thua te verteten se kot nuk je nipi i kriminelit famekeq Isa Toska (manastiri)

  12. Ganiu says:

    Hajde Tahiro 2 vjet kerkon prokuroria per evazion fiskal. Denohesh 1 vit dhe del per 6 muaj! Hajde mos bej keshtu se ndryshe nuk na hap drite jeshile BE-ja. I zoti me rrejt nuk ishe ne telefon te Fevziu, i zoti me çu ministra te Berishes ne burg jo e jo… Ik e bo humoristin tashti

  13. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Or pusht i ballit.Fieri ta tregoi se sa te beson me 15 mije vota poshte subashit.Vazhdo keshtu me genjeshtra ,ti me gjithe zagaret e tjere te shqupit se ne 2017 do dilni parti e 4 ,pas gjergj bojaxhiut.

  14. vora rezistoi says:

    edhe ne afriken perendimore, qe seshte shtet akoma, te ishte ky minister qe me makinen e tij transportohet droge do t’ia kishin hedhur celesin ne det ose te pakten ne shtet nuk puthte me……….. por militantet e partise socialiste edhe bar – jo hashash se kushton ai, do hane dhe saimirin e dune minister te brendshem!!!
    se kutpoj nje here thote qe seshte i imi se e kam shitur por se kam deklaruar per te shmangur nje vendim gjyqesor!!! une dhe kushdo qe ka shitur nje makine, sipas procedurave perkatese, bleresi eshte i detyruar te nderroje targat dhe pronesine – vetem nese ka bere sikur e ka shitur – qe smund te ndodhe – dhe policia kur e verifikon del ne emer te Tahirit – punedhenesit te tyre- dhe normal qe drejtuesi i saj i ka te gjithe semaforet jeshille….
    ky eshte edhe jurist nga profesioni nese nuk e ka blere ose bere fare si erioni i bashkise qe nuk e publikon ndonjehere diplomen e tij.

  15. Emigrant USA says:

    Nje Minister I Brendshem eshte naivitet te meret me droge ka qindra menyre per ti pasuruar pa I hyre gje by ne Kembe Menyra per te luftuar kundershtarin ka shume Po Fantasia juaj I kalon caqet e nje parashikimi normal Megjithate eshte e drejte juaj te fantazoni dhe te parashikoni

  16. Ilirfloriri says:

    Laboratoret u transferuan nga elbasani ne fier!
    Drejtoret e policise se fierit gjithmone kane qene miq te ngushte te ministrit ose emerohen nga klanet e fuqishme te trafikut te droges dhe naftes..
    Ervin hodaj i mbrojti shume keto klane dhe u shperblye me postin e drejtorit te tiranes.

    1. sit..back..and relaks →→→ says:

      Them se Gramoz Ruci duhet te dije ca gjer me shume per keto punet e tahirit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje