Naço shkresë BE dhe SHBA për rekordet kriminale

21 Shtator 2015, 15:11Politika TEMA

Ministria e Drejtësisë ka këkruar informacione nga të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Europës por edhe nga Shtetet e Bashkuara për rekordet penale të të gjithë shtetasve shqiptarë që kanë qenë objekt i shqyrtimit apo i regjistrimit në zyrën e gjendjes gjyqësore të këtyre shteteve.

Siç bën të ditur zyra e shtypit pranë këtij diksateri, nisma vjen në kuadër të mbështetjes së procesit të ndërmarrë për dekriminalizimin e institucioneve shtetërore., raporton TCH

Në njoftimin zyrtar thuhet se ministri Nasip Naço vlerëson se, informacioni që do të sigurohet do t’i shërbejë përmirësimit të sistemit për mbajtjen e rekordeve penale, si dhe përditësimit dhe mbrojtjes së këtyre të dhënave.

Marrja e këtij informacioni do të mundësojë krijimin e një baze të dhënash, ku do të jenë të evidentuar të gjithë shtetasit shqiptarë që janë proceduar apo janë gjykuar në shtetet respektive për çështje të ndryshme penale apo administrative”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, vijohet në të, Ministria e Drejtësisë po analizon situatën aktuale, si dhe ka ndërmarrë nismën për dixhitalizimin e Zyrës së Gjendjes Gjyqësore për të dënuarit brenda vendit dhe për të dhënat e administruara prej vitesh, të cilat ndodhen në Arkivë. 

2 komente në “Naço shkresë BE dhe SHBA për rekordet kriminale”

  1. Kariz Matik says:

    C’a po duhen emrat e cironkave or taj, kur peshkaqenet po kapardisen per shtate pale qejfi ne foltoret e kuvendit dhe “drejtesine” e kemi vetem sa per t’u mbajtur ndezur pishtarin.

  2. sit..back..and relaks →→→ says:

    pak si veshtire t’ja japin kete informacion me nje shkrese ministrit te drejtesise. kete kerkese ka te drejte ta beje vetem individi i interesuar per te pasur nje kopje te deshmise se tij te penalitetit ne x shtet dhe ja sjell institucionit te interesuar ne shqiperi, ose mund ta beje prokuroria per persona qe jane nen hetim apo kerkim, por qe te dali x qeveritar e te thote me duhet pak databaza e shqiptareve te denuar ne gjithe europen me emra mbiemra dhe vepra penale duket pak e cuditeshme. pastaj ka shume qe jane denuar por nuk figurojne me emrat e tyre por me emra te tjere apo identitete te vjedhura personave te tjere ne shqiperi apo gjetke. per keta si i behet? do kerkohen edhe shenjat e gishterinjve nga BE-a per ket persona dhe do krahasohen me shenjat e gishterinjve ne databazen e gjendjes civile? do shohim qyfyre me duket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje