Mali i parave/ Miliona dollarë transferta të copëzuara nga kompanitë e Ismailajt

27 Shtator 2015, 17:07Politika TEMA

Zbardhen skemat e transferimit të parave nga kompanitë e Kastriot Ismailajt, i dyshuar për aferat me kompaninë çeke CEZ dhe i arrestuar me akuzat e mashtrimit në shuma të mëdha dhe “pastrim të parave” në bashkëpunim.

ABC News publikon skemat që Drejtoria e Pastrimit të Parave ka ndërtuar mbi bazën e transaksioneve të ndryshme bankare të kryera nga Ismailaj dhe punonjësit e tij.

Siç duket edhe në këto skema, transfertat bankare kanë nisur në vitin 2006 duke vazhduar deri në maj të këtij viti, kur Ismailaj u arrestua.

Sipas këtyre skemave, Ismailaj brenda një periudhe të shkurtër ka kryer rreth 15 milionë euro transaksione nga llogaritë bankare drejt disa shteteve.

Mes tyre, Afrikë e Jugut, Kongo, Kenia, Republika Domenikane, Malajzi, Gjibraltar, Singapor, Belgjikë, Francë, Bullgari, Zvicer, ShBA dhe vende të njohura si parajsa fiskale.

Ismailaj është treguar i kujdesshëm, pasi asnjë transfertë nuk kap shifrën e 1 mln eurove.

Mali i parave është dërguar në shuma të vogla për të evituar kontrollin nga drejtoria e pastrimit të parave.

Hetuesit thonë, se Ismailaj kishte informacion të sigurte për vende ku kontrollet në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave janë të kufizuara.

Sipas prokurorisë, këto transaksione kalonin nëpërmjet llogarive të kompanisë së Ismailajt, i cili mbante 3 % të vlerës dhe më pas shumën tjetër e transferonte në llogari të ndryshme të kompanive të huaja që pastronin paratë.

Ende nuk është arritur të evidentohet se ku janë dërguar paratë që kompania e Kastriot Ismailajt “DIA” ka përfituar nga kompania çeke CEZ-Shpërndarja, e që kapin shifrën e rreth 4.5 milionë eurove. Kjo shumë, sipas hetuesve është përfituar brenda 12 muajve, si detyrim për kompaninë e Ismailajt “për identifikimin e debitorëve”, si dhe si një parapagesë për “kostot operative të DIA-së për mbledhjen e borxheve të CEZ-Shpërndarjes”.

Prokuroria tashmë ka sekuestruar disa llogari bankare të Kastriot Ismailajt dhe nënës së tij, që kapin shifrën e rreth 5 milionë eurove.

Për këto para ka nisur hetim edhe Prokuroria për Krime të Rënda.

Në bazë të ligjit “Antimafia” të hënën do t’i kërkohet Gjykatës së Krimeve të Rënda konfiskimi i kësaj shume dhe kalimi i saj në Thesarin e Shtetit.

24 komente në “Mali i parave/ Miliona dollarë transferta të copëzuara nga kompanitë e Ismailajt”

  1. Dean says:

    Ehhhhh…h,mer Kstriot,sikur te ishte gjalle Xhaxhi c’a te kish bo ty.
    Ushqim per krimba te kish bo.Ndersa keta te sotmit,2-3 vjet burg dhe del si zotni nga qelia.Ja dhe Vehbiu I Vefa-s boni nji 6-7 vjet dhe tani jeton I lire.Kurajo,Kastriot,kurajo.

    1. Jimmy Gorreja says:

      Like it

    2. ledjoni says:

      Dolem nga komunizmi thuajse te gjithe te barabarte(te pakte 90%) tani degjojme shuma maremendese qe kane ne pedorim, nga hajduti me banal deri te hajduti me imunitet diplomatik.Degjojme per njerz qe jane trilioner e kane ne perdorim te perjetshem malete shqiptareve ,minierat e shqipetareve,detin e shqiptareve che burimet natyrore te shqiptareve.Degjojme per njerez me imunitet qe jane padronet te nje te 90tes te eshqiperise.Dhe ti zotni kerkon akoma ndhime nga nje i vedekur????? enveri e beri punen e vet….nje pyetje kam une…. Ne si shqiptare kur jemi ne emigrim, tregojme veten qe kemi koke per cfare do lloj gjeje,nga politika tek biznesi si te shembulli me banal krimi(droge ,arme ,prostituzion etj) ..pse nuk arrime te bejme nje vend per ne,nje vende ku tu fusim shjelmin bythes te gjithve hajduteve te politike dhe te tregojme aftesite tona ne shtepine tone???????????

  2. Bond says:

    Bravo Kaci…
    Na nderove lagjen dhe shkollen!
    Askujt atehere nuk ja mendja qe t’i nje dite do beheshe biznessman i fuqishem.
    Na ke nderuar te gjithe ne shokeve te tu te vjeter sepse me intuite dhe aftesi arrite te kuptosh ‘demokracine’ post-komuniste dhe te deshifrosh sic duhet shprehjen e madhe te te famshmit SRB: “This is a miracle of freedom”!

    1. Jimmy Gorreja says:

      Like this also

      1. Mondi says:

        O Goreja na thuaj ndonje gje per firmen qe mblidhte parat e KESH ne 2012 se e kishte Bashkim Ulaj ai qe merrte tenderat e rrugeve,te “fibres optike” ne Rrugen e Kombit merrte dhe tenderin me mbledh parate e KESH_it.

  3. Papi says:

    Katërmbëdhjetë persona dhe 9 kompani të administruara prej tyre janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës pasi akuzohen për përfshirje në një skemë mashtruese të rimbursimit të TVSh-së. Duke u marrë me shit-blerjen dhe përpunimin e skrapit, karta persona ishin bërë pjesë e një skeme gjigante mashtruese, e cila i ka sjellë shtetit një dëm prej 26 milionë euro.

    Në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, Prokuroria e Tiranës ka zbuluar skemën e mashtrimit, ndërkohë që po përfundon hetimi edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë. Sipas Prokurorisë së Tiranës, numri i të akuzuarve për këtë çështje arrin një total prej 60 shtetasish dhe persona juridikë.

    Të gjithë këta shtetas dhe persona juridike akuzohen për veprat penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i K. Penal, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i K. Penal dhe “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/2 i K. Penal.

    Ka përfunduar hetimi dhe dërgohen për gjykim shtetasit dhe personat juridikë si më poshtë:

    SHTETAS

    1. Agim Xhika, hetuar me masën arrest në burg
    2. Josif Kadriaj, hetuar me arrest në burg
    3. Maltin Lleshi, hetuar me arrest në burg
    4. Ramiz Veizaj, hetuar me arrest në burg
    5. Kadri Rama, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
    6. Avni Hoxha, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
    7. Robert Hoxha, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
    8. Gjergji Lami, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi detyrim paraqitje)
    9. Ilir Allmeta, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
    10. Flamur Gjinaj, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
    11. Juxhin Zeqaj, hetuar me arrest në burg (më pas, gjykata vendosi arrest në shtëpi)
    12. Përparim Zeqaj, hetuar me arrest në burg (më pas, arrest në shtëpi)
    13. Durim Musa, hetuar me arrest në burg (në mungesë)
    14. Krenar Mukaj, hetuar me arrest në burg në mungesë, më pas detyrim paraqitje. NUK JU SEKUESTRUA NJE QINDARKE E PASURI.TURP.

    1. Pd=ps=lsi hajdute e bastarde,mashtrues,kriminele,mafiose says:

      Vetem nje rrevolucion-uragan i papare deri me sot mund ta veje at vend ne binaret e normalitetit

  4. ss says:

    Po me keta krenohet ky komb punojne pa u lodhur per shkerdhatokracin e vendit Ky eshte nje mut por me mut jane ata qe nuk e denojne He more salke plage te medha dhe te pa sherushme i hape vendit i fute korrupsionin Korrupderri vetem me plum vritet ndryshe nuk e ndalon dot

  5. naku says:

    Pse vetem Kaci ka bere transferta? Si Kaci jan bere shume te tjere. Kaci mesoje nga mjeshtrat.

  6. Alb says:

    Po pse kokrra kurves na del kaq i zjuar.

  7. ... says:

    kur i ka ky me te emen 5 milion euro pasurii ju lutem me thoni sa mund te kete shefi i tij …. hajde hajde ca nuk po ndodh ne ket shqiperi te ndyre dhe mbi te gjitha po ndodh sepse populli K*A voton si delen po te njejtet plehra keto 25 vite thua se mbaruan burrat e afte e te ndershem per te udhehequr . Populli K*R shet voten per 50 mije lek dhe mendon “ah sa mire ia bera ketyre pse i marr jam un ta jap voten kot” , dhe vete gomari me duart e veta i jep atij qe i dha 50 mije lekshin 10 fishin e tij a mos me shume pergjate 4 viteve . Njs me nje fjale i meritojme te gjitha sepse populli yne eshte karrierist, dembel, servil dhe sigurisht K*R.

  8. ILIRIA says:

    Prokuroria policia tatimet doganat skane nge te merren me keta balozat qe kane vjedhur dhe vjedhin pasurite e popullit duke bere pasuri maramendese me dhjetra e qindra milion euro por merren me bisneset e vogla dhe te mesme duke ju sekuestruar edhe ate pak pasuri qe kane bere me djerse e me gjak duke punuar nga 14 e 16 ore ne dite. Faleminderit

  9. u bu bu ... u bubu... says:

    ENVER KU JEEEEEEEEE ??? se na kane hipur ne qafe maskarenjte , delenxhinjte, edepsezet, hajdutet, harbutet, kriminelet dhe nuk po ja del njeri te na japi pakez drite… pakez drejtesi.. pakez dinjitet.. te na i heqin keto shushunja nga qafa…

    KU JEEEEE… ????

    Me vjen shume turp nga vetja ime qe jam kaq i demoralizuar dhe aq pesimist saqe po detyrohem te te therras ty..
    Por tani me shume se kurre egersia, dhe mizoria jote jane te nevojshme.. Po po jane te NEVOJSHME.

  10. xyz says:

    shikoni trasfertat e 2010-2011…
    qe beheshin nga zyra siper CHAGALL

  11. Labi 2 says:

    Eh mor ubu bu…….Keta bejne gjyqe kafesh dhe jo milionash,si ai surratpalari saliserb…

  12. zaho says:

    bravo Papi me pelqen me emer e mbiemer gjera konkrete jo llafe te pergjithshme si komente qe harrohen

  13. mimoza tufa says:

    o qeveriiiii ketij hajduti kriminel duhet ti meren parate pasuria shtepija makina ti jepet nje cader qe te mos fleje rehat dhe nje qen roje qe te mos aratiset kjo sa me shpejt

  14. sela says:

    Kastriot kokelopa, komshiu Monika kokelopes.

  15. Barist ne Vucidol says:

    Ky i degjeneruar ka punuar me bekimin e Kumbarit Sali, duke mbushur “canten e zeze” te Shkerdhenit, gjobevenesit te LINCENSUAR ne Shqiperi. Burgu per kete mashtrues eshte pak, ti sekuestrohen te gjta pasurite e tundeshme e te patundeshme, duke ja tundur mire dybekun.

  16. Selim Rroshi says:

    Jan parate e likes se kuptoni ju qe nje cop sekser esht ai qe ne xhep ka mare 3%

  17. ylli says:

    kur shikon kto shuma te vjedhura qe kjo eshte maja e ajizbergut e vjdhjeve ngrehin cmimin e korentit vene ja presin driten fukarajt eshte per te lojtur nga mente ktu te mbushet mendja kudo vidhet.

  18. Thanasi qe ta plasi says:

    O Enver cohu e na shpeto

  19. E verteta says:

    Kastriot Ismailaj i ka bere parate me aftesite e veta.Pse te behemi xheloze.Si ka fshehur parate sic bejne shume te tjere qe kur deklarojne pasurine duket si karagjoza.Ky njeri duhet vleresuar per nje gje qe cdo transaksion e ka kryer ne rruge bankare jo me valixhe me para dhe ka perdor kredit karte kudo ne bote.A behet pastrim parash nepermjet sistemit bankar nderkombetar.Mos flisni pa logjike.Prokuroret jane ai qente e terbuar qe dikush i ndersen.E verteta do dali me vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje