Jep dorëheqjen zëvendësministri i Bujqësisë

30 Shtator 2015, 13:55Sociale TEMA

Zëvendësministri i Bujqësisë, Alban Zusi ka paraqitur sot dorëheqjen e tij.

Në një prononcim për News 24 Zusi bën me dije se dorëheqja vjen për arsye personale. Ndërkaq mësohet se dorëheqja do të shqyrtohet në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Alban Zusi, lindi në Lezhë, më 27 Maj 1969. Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Z.Zusi, ka përfunduar studimet universitare ne Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 1992. Në vitin 2001 ka përfunduar Master në Shkencat e Turizmit, në Romë, Itali, ku është diplomuar me rezultatin maksimal. Në vitet 1992 deri në 1997, ka punuar si Shef i Departamentit të Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, në Bashkinë e Lezhës. Nga viti 1997 deri ne vitin 1999 ka punuar si Drejtor i Rezervave të Shtetit, dega Tiranë. Nga viti 2000 deri në vitin 2003, Drejtor i Hotel Dajtit. Për tu zhvendosur më pas në sektorin privat nga viti 2003 deri në vitin 2011, Drejtor i Përgjithshëm i Kompanisë italo-shqiptare “Poseidon” sh.p.k., dhe nga viti 2007 e në vazhdim Administrator i Institutit për Manaxhim e Standartizim “IMS Group” sh.p.k., Administrator i “I.N.C.A. Nord Fish” sh.p.k., kompani përpunuese dhe eksportuese e lëndëve të para për prodhimin e sallamrave. Ne vitin 2011 zgjidhet drejtor ekzekutiv i shoqates se Inportuesve dhe Perpunuesve te Mishit.

5 komente në “Jep dorëheqjen zëvendësministri i Bujqësisë”

  1. EN says:

    Me pak fjale ky qenka fituesi I tender I tenderit te lagunes Patokut. Nga mish dashka me shku ne peshk.

  2. deus says:

    Hotel Dajti ka 25 vjet qe eshte mbyllur. Cfare lesh pune bente ky drejtor!!! Haha

    1. Dean says:

      Thua ti qe eshte mbyll.
      Po CV-ja c’a thote?!

  3. petro says:

    Interesant, keta njhen menjehere nga madhesia e kokes dhe trashesia e qafes.Bejne gabim qe vene kravate.te mishi te mishi, por jo edhe te peshku se pastaj te mbeten te gjitha ne gryke.

  4. Tiku says:

    Kete karagjoz Zv.minister e hoqi Rama me ceremoni per pislleqet qe bente me bizneset e tij te eksport- importit te mishit dhe zorreve te kafshve qe perdoren per sallam. Shikoni CV-ne e tij nje Inxhinier mekanik qe do te jepte mend per bujqesine…. ? keto jane punet e Likes e Monikes qe graduan Zusin per kontributet ne vota (euro ) ne 2013 ne Lezhe….?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje