FOTOT/ Rama pret studentët serbë para ndeshjes: Nuk jemi më armiq

8 Tetor 2015, 10:04Rajoni TEMA
FOTOT/ Rama pret studentët serbë para ndeshjes: Nuk jemi më armiq

Kryeministri Edi Rama ka pritur gjatë mëngjesit të sotëm në Kryeministri, 60 studentët ekselentë serbë, të cilët do të ndjekin ndeshjen Shqipëri-Serbi në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ai ka thënë gjatë fjalës së tij, se serbët dhe shqiptarët nuk janë më armiq.

Rama ka folur edhe për incidentin e djeshëm, duke thënë se autobusi është goditur nga një 14-vjeçar.

“S’jemi më armiq, përkundrazi.

Në fushën e futbollit jemi kundërshtarë, në fushën e gjerë të jetës sonë të përbashkët duam të jemi miq.

Më vjen shumë keq që dje një djalë 14-15 vjeçar hodhi një gurë drejt autobusit të skuadrës kombëtare të Serbisë, dhe kjo tregon sesa shumë ka ende për të bërë dhe se pavarësisht se gjenerata tjetër, e juaja, mbart me vete etjen e madhe për ndryshim dhe sjell me vete ëndrrat e një bote të re, rreziku i nacionalizmit, i frymës së urrejtjes e përjashtimit është i pranishëm gjithmonë edhe brenda çdo gjenerate tjetër”.

Shqipëria është një vend ku është vështirë të vish për herë të parë, por kush vjen, do gjithmonë të rikthehet.

Jam i sigurt që ju do mendoni të riktheheni”, tha Rama.

5 komente në “FOTOT/ Rama pret studentët serbë para ndeshjes: Nuk jemi më armiq”

  1. Beni says:

    BRAVO BRAVO BRAVO!

  2. Laveri says:

    Tani po ,u beme dy popuj miq.Mjaft se na çave Janullen Edvin,atyre tju japesh ndonje dru mbas qafe eshte pak

  3. Ri n'bythe e rruaj leke says:

    E di Meta kete? Merr leje njehere .. se te destabilizon pastaj

  4. stela says:

    A ky o bo koqe fare. Meru mo me pune, se e ke popullin rrugeve pa pune, c’meresh me karlliqe.

  5. Angela says:

    pse flet kot laveri cfaj kan keta studenta ata duhet te pritur e ta respektohen si studentat e vendeve tjera Urime Kombetares tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje