Në një intervistë të gjatë ish-bashkëshortja e John Lennon ka folur për frikërat e saj dhe anën e panjohur të John Lennon dhe biseksualitetin e tij.
Ono thotë se ende ka frikë për jetën e saj pasi beson se Mark Chapman, personi që vrau John Lennon, mund të lirohet nga burgu dhe ta vrasë edhe atë.
Chapman ka kërkuar lirinë me kusht tetë herë dhe të tetë herët i është mohuar.
“Jam e terrorizuar me mendimin se ai mund të lirohet një ditë. Kam frikë për jetën time. Ai është i çmendur”, tha 82-vjeçarja Ono.
Ono foli edhe për biseksualitetin e John Lennon dhe dyshimet për lidhjen e tij me Brian Epstein, menaxherin e Bitellësave.
“Kam folur shpeshherë për këtë temë me John. Ai më ka shprehur hapur se kishte dëshirë të flinte me meshkuj. Por ai nuk e ka bërë kurrë një gjë tillë. Fjalët për lidhjen e tij me Epstein janë të pavërteta”, tha Ono.
Lennon vetë e kishte pohuar se kishte patur diçka mes tij dhe Epstein por nuk kishte shkuar shumë tutje.
Epstein i ishte hapur grupit muzikor për shijet e tij seksuale duke u thënë se ishte homoseksual.
“Ishim me pushime në Spanjë dhe pata një marrëdhënie të shkurtër dhe intense me Epstein. Ishte një lidhje e bukur dhe unë e dija se ai ishte homoseksual, por kurrë nuk patëm kontakt fizik”, thoshte Lennon në një intervistë të tij pas vdekjes së Epstein në 1967 pas një overdoze droge./a.l
Na plasi nari