Akuza të rënda i janë bërë kryeministrit grek Aleksis Tsipras dhe administratës së tij.
Ai akuzohet se ka futur fëmijët jetimë të refugjatëve në ishullin Kos në qeli burgu në kushte çnjerëzore.
Sipas britanikes Independent, fëmijët e mitur të moshës nën 11 vjeç që vijnë në Greqi kryesisht nga Turqia, mbahen prej shumë javësh në një burg të Kosit ku kushtet janë të papranueshme.
Shtypi britanik raporton se fëmijët po mbahen në qeli ngjitur me kriminelë ordinerë dhe jashtëqitjet e tyre.
Ata janë në pritje deri sa të shqyrtohet çështja e tyre.
Por më e keqja është se ata nuk ushqehen mirë.
Sipas të dërguave të OKB ata ushqehen vetëm një herë në ditë.
Ata trajtohen njësoj si kriminelët dhe nuk kanë të drejtë të dalin nga qelitë e burgut.
“Rreth burgut ka tela me rrymë elektrike për të penguar largimin e fëmijëve”, tha një dëshmitar për gazetën britanike.
Autoritetet greke janë përgjigjur se fëmijët mbahen për sigurinë e tyre pasi janë të mitur.
Ata justifikohen duke thënë se kjo situatë është krijuar pasi ishulli nuk ishte i përgatitur për t’u bërë ballë emergjencave të tilla.
Kaosi i ishullit Kos dhe kushtet dramatike të refugjatëve vazhdojnë të dobësojnë administratën “solidare” të Tsipras. Të hapësh kufijtë nuk mjafto: si do t’i përgjigjet Athina kësaj akuze?/a.l
Pse ma ngacmoni popullin vlla grrk, or kadosha! Ai s’ka buke per vete, i kerkoni te mbaje te lire edhe ‘homogjenet’ ne ishullit kos!
Jooooo s’ka mundesi, nje i krishtere nuk eshte i tille, nuk ben gjera te tilla, vetem islamiket, turqit, sunitet, turkoshqiptaret, bejne gjera te tilla. Apo jo o grekqira minorikare!!???
Po hec mer dak te ikim te marrim dhe ne ca
Kaq eshte takati i egjiptiano-kananiteve, e kane ne gjak skllaverimin e femijeve, keqtrajtimin e vellezerve te tyre siriane………………..