Ziso Kristopulli: Kapini, vrasësit e Remziut janë në Tiranë!

22 Tetor 2015, 10:55Politika TEMA

Ziso Kristopulli, minoritari nga Ksamili, që u rrëmbye 20 vite më parë bashkë me Remzi Hoxhën, tregon për ngjarjen e rëndë që vazhdon të jetë e pazbardhur. Ai rrëfen momentet se si u mor nga pjesëtarë të Shërbimi Informativ, duke përmendur Avni Koldashin, i lënë i lirë nga drejtësia.

Kristopulli tregon se si e dërguan me thes në kokë në Vain të Lezhës, aty ku dyshohet se është dhunuar barbarisht dhe më pas ka ndërruar jetë Remzi Hoxha.

Ngrihet Kumbaro e më godit: Qen bir qeni, më thotë, ti të na thuash se nuk e njeh Remzi Hoxhën?

Në atë kohë vjen Budion Meçe dhe filloi avazin.

Më shtriu në krevat, më hoqi pantallonat dhe filloi të më rrihte me një shkop druri nga gjunjët e poshtë”, tregon ai për “Dita”.

Gjatë intervistës, rrëfen edhe infiltrimin nga ana e SHIK-t të një shtetasi kosovar, i cili fliste vetëm në anglisht gjoja si kameraman i huaj.

Pyetjes se ku e bazon që urdhrat jepeshin nga Berisha, dëshmitari kyç i ngjarjes së rëndë thotë se ata njerëz janë shpërblyer për çfarë kanë bërë nga ish-presidenti i asaj kohe.

Sipas tij, vrasësit e Remziut janë në Tiranë.

Intervista

Zoti Ziso, jeni një personazh që vazhdimisht përmendeni në çështjen e Remzi Hoxhës, të zhdukur 20 vjet më parë. Si jeni përfshirë?

Duhet të jem i qartë që në fillim dhe të përgënjeshtroj zërat për gjoja njohjen time me Remzi Hoxhën. Unë nuk e kam njohur Remziun. Nuk jam takuar dhe nuk më ka takuar asnjëherë. Lidhja ime me Remziun është bërë nëpërmjet një personi të dërguar nga SHIK-u i asaj kohe. Ai erdhi me emrin Armando Ditermens. Ai erdhi me një polic të Sarandës, i cili më tha se është nipi i tezes sime, është kameraman austriak, ka qenë në luftën e Bosnjë-Hercegovinës dhe ka ardhur për të bërë pushime. E më thotë ky polici, ato lekë që ka le t’i lërë këtu te ti. Ai erdhi me një femër. Ajo shërbente si përkthyese, pasi ai që u hoq se Armando fliste vetëm anglisht. Qëndruan tek unë në Ksamil nja 15-20 ditë, ishte vera e 1995-ës. Unë kuptova që ai nuk ishte as kameraman dhe as ashtu si hiqej. Ishte një aventurier.

-Si e kuptove këtë?

Sepse ai gjithë kohën merrej me policët e Sarandës dhe me ca ish-të burgosur me nam të keq, si njëfarë Sazan Cane, me shefin e krimeve e të tjerë burgaxhinj që ishin vendosur në postet kryesore të Sarandës. Hanin e pinin, loznin po nuk paguanin. I thoshin gruas e vajzave të mia se do t’i sjellim lekët nesër. Aty u binda se ai ishte mashtrues. Kapa atë policin që ma prezantoi dhe i them se ky nuk është në bina, po më mashtron. Ça flet – më tha, – është njeri i mirë. Do marrë babanë e tij në telefon në Austri dhe do t’i sjellë lekët.

-Çfarë pune bënit ju atëhere në Sarandë?

Isha specialist, zooteknik në degën e Bujqësisë së Sarandës. Kisha një kioskë buzë detit që e kisha përshtatur si lokal për periudhën e verës. Aty hante dhe pinte ky Armandua. Besoj se edhe shumë të tjerëve edhe sot e kësaj dite ai u duhet të jetë debitor. Nejse, mbas nja 15 ditëve,  ai u zhduk. Iku për gjithë natën me atë policin për në Tiranë.

-Po si u futët në historinë e Remzi Hoxhës?

Aty do të dal, se ky Armando ishte fija që na lidhi. Pas një dy muajsh, aty nga mesi i tetorit 1995 më erdhën Avni Koldashi me nja tre të tjerë e më thonë: Ti je Ziso Kristopulli? Po, u them. Ti ke një pulari? Po, u them. Do bëjmë ca verifikime se jemi nga Kontrolli i Shtetit. Prandaj do vemi në Gjirokastër.

Sado që i kundërshtova se unë jam privat e nuk kam punë me Kontrollin e Shtetit, ata nuk hoqën dorë. Nejse, ditën e parë nuk u binda të shkoja me ta. Vajta në Livadhja, kur u ktheva, më kishin zënë rrugën. Ai Sazan Cania më thotë, pse nuk u bindesh këtyre të Kontrollit të Shtetit? S’kam punë me ta, i thashë. Më morën, më futën në sedijen e pasme midis dy personave të panjohur e shkuam në Gjirokastër. Koldashi përpara. Po aty nuk qëndruan.

Ku po më çoni, – u thashë. – Ohu, kemi rrugë të gjatë për të bërë. Në Greshicë te rrepet qëndruan për të ngrënë. Desha dhe t’u paguaja drekën. Por pagoi Koldashi. U nisëm dhe drejt e në Tiranë. Mbërritëm te Shkolla e Partisë. Aty më thanë: E di si është puna Ziso? Tek ura e Farkës është bërë një masakër, janë vrarë ca njerëz. Ne kemi kapur nja dy veta dhe aty është përmendur emri yt. Do të çojmë nëse i njeh apo jo. Po qe se nuk i njeh, do të çojmë prapë në Sarandë. Më çuan në Kamëz e më dhanë një palë syze. Pastaj më hodhën një thes në kokë e ma thanë të rrija urtë. Më çuan në Vain të Lezhës.

-Dhe çfarë ndodhi me ty pastaj?

Kur mbërritëm në Vain, më futën në një dhomë që kishte dy krevate e më hoqën thesin. Më thotë Avniu: Kaq ishte puna Ziso. Bashkë mirupafshim! Dhe iku.

Pas tij, i pari që erdhi ishte Kumbaro. Më kërkoi pasaportën. S’e kam me vete, i thashë. Po ku ta marrim vesh se ti je Ziso Kristopulli? Po që më prutë deri këtu ju e dini se unë jam Zisua. E kështu filloi me pyetjet; A e njihja Armando Ditermens? Ua thashë atë histori që të tregova në fillim. Aty Kumbaro më thotë: Ai Armando ishte agjent i serbëve dhe ti ke pasur marrëdhënie që në 91-shin, kini bërë takime të veçanta dhe të ka rekrutuar edhe ty. Unë hapa sytë. – Ore, s’po të marr vesh, i them. Këtë që dëgjove, më tha. Je njohur me Remzi Hoxhën? – As e kam njohur Remzi Hoxhën, as e kam takuar, as e kam parë.

Po ata si reaguan?

Aty filluan torturat. Ngrihet Kumbaro e më godet: Qen bir qeni, – më thotë, – ti të na thuash se nuk e njeh Remzi Hoxhën? Në atë kohë vjen Budion Meçe dhe filloi avazin. Më shtriu në krevat, më hoqi pantallonat dhe filloi të më rrihte me një shkop druri nga gjunjët e poshtë.

M’i lidhën këmbët me tela e kështu më rrihnin grushta e shkelma e më thoshin, shkruaj se je takuar te Kioska Juna, tek hotel Tirana etj. Tri ditë rezistova, më rrihnin po unë nuk shkruaja gjë. Pas tri ditësh një djalë i ri që më ruante mua, më thotë: Shkruaj, ndryshe nuk del gjallë që këtej.

-Dhe ju shkruajtët?

Atë ditën e tretë, ai Budioni më punoi të 99-tat. Më hoqi zvarrë e nxori përjashta ku ishte një varr i hapur. Këtu do të fusim, më tha. Kur po ktheheshim për në dhomë, më ndërsyen një qen. Pashë ç’pashë, fillova të shkruaja ato që më thoshin ata.

Sikur gjoja kisha bërë kontrabandë armësh me Serbinë bashkë me Remzi Hoxhën që i sillnim me autokolona për në Elbasan që të përmbysnim pushtetin. E kështu u bënë ca akuza absurde, sikur do t’i bëja atentat Agron Musarait (ministrit të Rendit). Ata fol e unë shkruaj siç donin ata.

Pastaj në treguan dy fotografi: Kush është Remziu nga këta? Unë ia futa kot për njërin. E sheh që e njeh Remziun?, më thanë.

-Sa ditë vazhdoi kjo histori?

Më 15, 16, 17, 18 tetor. Më 19 pasi firmosa ç’donin më liruan. Kishin filluar të shkruanin gazetat. Ma tha Arben Sefgjini e më goditi fort. Shkruajnë gazetat për ty, grek muti, më tha.

Dhe ju aty u takuat me Remziun?

Jo. Ditën e tretë ata më thanë se Remziu është andej nga dhoma matanë. Ai që bërtet është Remziu. Siç bërtisja unë, bërtiste dhe ai nga të rrahurat…

-Po si u krye lirimi?

Më thanë se do të më çonin në Fier. Po si të shkoja, më kishin marrë edhe lekët që kisha me vete, nja 2-3 qind mijë lekë. Më kthyen nja 50 mijë, se të tjerat i ke pirë cigare, më thanë. Më çuan në Tiranë dhe aty është histori më vete, si fjeta një natë te Qyteti Studenti ku kisha vajzat… ato më çuan edhe në Sarandë. Ku u ktheva me vajzat në Tiranë pas nja tri ditësh, në një kioskë më zë syri një titull gazete: Rrëmbehet Remzi Hoxha. Më dogji…

-Të kthehemi edhe njëherë te Remziu: Ju nuk e njohët atë?

Kurrë. Ua thashë. E vetmja lidhje ishte Armando Ditermens. Ishte i infiltruar nga SHIK-u dhe ishte bërë gjoja miku i Remziut siç erdhi u bë klient i lokalit tim. Ai ishte kosovar. Të tëra të dhënat i ka dhënë ai. Emri i tij real siç u mor vesh më pas ishte Avdul Loshaj.

-Kë bëni përgjegjës për zhdukjen e Remzi Hoxhës pas 20 vjetësh?

Shiko, këtu lakohen disa emra: Sefgjini, Koldashi, Kumbaro. Kumbaro ishte shef, po mbi të gjithë ishte Gazidedja. Gazidede i merrte urdhrat nga Sali Berisha. Po ekzekutor për mua ishte Budion Meçe. Ai ishte kasapi, ai kishte drurin dhe që zbatonte urdhrat e shefave.

-Po pse jeni kaq i bindur në këta emra që përmendët?

Po i kam vuajtur mbi kurrizin tim të gjitha… Unë jam i vdekur për së gjalli. Ishin këta që më torturuan e më bënë gjysmak mua. Ishin këta që e torturuan Remziun deri sa e vdiqën në të njëjtën kohë me mua. E kam thënë, unë kam dëgjuar vetëm britmat e tij në dhomën tjetër në Vain të Lezhës. Këta njerëz që të përmenda më shkatërruan pasurinë, më shkatërruan familjen, më shkatërruan jetën. Nga këta, dy janë në Tiranë: Budjon Meçe dhe Sefgjini.

Në gjyq thanë se Budjoni është në gjendje kome dhe ka raport mjekësor. Kjo është alibi. Po si është e mundur kaq vjet në koma? Le t’i kapë shteti po të dojë. Shteti e sjell edhe Kumbaron nga Anglia apo nga ka shkuar tani, këtu, po të dojë.

Po të kthehet Kumbaro mbaron filmi. Ai e di se ç’u bë me Remziun. E hodhën në det apo ia dorëzuan serbit. Po të dojë Rama e sjell Kumbaron.

-Po pse thoni se edhe Berisha kishte dijeni?

Po ku bënin dot gjë ata pa urdhër të Saliut? Ata janë shpërblyer nga Saliu për ato punë të zeza që bënë në atë kohë. Ja, këtu e kini Saliun. Pse nuk vepron Prokuroria?

-Si e morët vesh zhdukjen e Remzi Hoxhës?

Kur filluan ta kërkonin njerëzit e tij dhe donin të dinin është gjallë apo ka vdekur. Vite më vonë. Atëherë filluam të njiheshim edhe me Ardianin dhe familjen e tij. Tani jemi miq…

Gazeta Dita

28 komente në “Ziso Kristopulli: Kapini, vrasësit e Remziut janë në Tiranë!”

  1. Frank says:

    Nuk ka minoritare ne ksamil mos ja fusni kot

    1. Frank says:

      Bravo ne eksamilea ka vetem maloke te ardhur dhe cemer te pa bese.vjen era sunnit milet.

      1. tani says:

        Sa nuhatje ke more argati Frank
        Po camve ja din eren mami dhe motra jote apo ti i nuhatjr eren brekve te mamit

      2. anticensurë says:

        pse paska ik jot ëmë nga ksamili??
        punë muti qeka bo!!
        çunat e rinj nuk paskan më mësimoren!!

    2. Mbreti says:

      Bravo Miniritari!!! Greket e vertet minoritat te Shqiperis nuk jan majmune si tfg, frank edhe ca majmuner 300 eurosh!!!

    3. ervin says:

      eshte nga livadhija por banues ne ksamil

  2. trfgs says:

    Giati dhen kathese sta avga su more kapso Ziso? Ti se troi o kollos?

  3. Labi says:

    Po vrasesi dihet,eshte ai qe urdheroi hapjen e depove, eshte ai qe i shiti nafte Serbise, eshte ai qe krijoi firmat piramidale, eshte ai qe doli kunder Rambujese, eshte ai qe shkaterroi institucionet e historise dhe gjuhesise, eshte ai qe shiti detin,eshte ai qe vrau kater vete ne boulevard, eshte ai qe eshte armik i terbuar dhe i betuar kunder ketij vendi dhe populli, eshte ai qe i ka shitur shpirtin e qelbur Serbise, eshte SALI BERISHA.

    1. Mbreti says:

      Sali Serb Vicidol Berisha!!!

  4. . says:

    na e perkthe o trfgs

  5. . says:

    ne Ksamil e kam takuar Zison, nuk e njhja por u pame ne nje kafene qe ishte orone e tij , me duket. Ai na tregoi pike per pike ketew histori qe rrefehet dhe ketu.

    TE BEHET DREJTESI
    TE HIDHET DRITE MBI CERSHTJEN

  6. xha sulua says:

    me te inkriminuarit e sotem nuke behet drejtesi ,programi i rilindasve te sotem eshte ne favor te kriminelave te djeshem e ne mbrojtje te kriminelave te sotem .PERSE NUKE BEHET REFORMA NE DREJTESI ,Kjo lloj qeverie hibrite dhe lavire e te forteve ka per te sjelle ne 2017 kriminelat e vjeter .Socialistat e braktisur nga vete kupola e PSse duhet te riorganizohen per te shporur te gjithe drejtuesit e koruptuar te partise socialiste qe de fakto jane bere shoke dhe bashkepunetore te kriminelave te te cdo lloje krahu politike me ne krye gangrenen LSI.Vetem presioni mbare popullor i drejtuar prej socialistave te vertete munde te beje ndryshimin e madh e te shpetoje nje here e mire shqiperia e te vihet ne binare demokracia.

  7. "BALASHI" says:

    Si kjo ai qofte largu ka me dhjetra. Shqiperia duhet te vrapoje per te vendosur drejtesi e jo te ece si breshka…

  8. N.M.T. says:

    O Ziso , ata qe jane kapur njehere dhe jane gjykuar 5 vite rrjesht kane fituar pafajesine nga nje trupe gjykyese prej 5 veta te Gjykates Krimeve te Renda, kot lodhesh sado te jesh i paguar.
    Vrases nuk dihet a ka apo jo por nje person eshte denuar dhe thuhet eshte ne Angli apo gjetke. Kur ti Ziso i ditke se jane ne Tirane , prokuroria dhe familja Hoxha e kane kollaj te marrin ty dhe ti gjejsh kush jane vrasesit se ti qenke ne dijeni pasi po e thua publikisht ti vete ose po genjen gazetari i Meros.
    Çfare jane keto tymnaja prej 12 vjetesh nga Ziso e ca gazeta?

  9. Na bashkoj kenga popullore says:

    Pa Drejtesi nuk ka Liri

  10. Dan says:

    E njoh Zison personlisht dhe kemi biseduar shume here per cfare ka ndodhur qe nga 1997-ta. Asnje presje nuk i ka shtuar historise se tij qe kur kemi folur 18 vjet te shkuara.

    Eshte ashtu sic thote dhe se luan topi.
    Saliu ka bere 1,000,000 te zeza dhe sot livadhis si i do qejfi….

    Shtet rrugac dhe kriminel kishte ndertuar Saliu dhe shtet pordhe qe ka ndertuar Rama. Fjale te medha por asnje veprim.

    Mafje politika vazhdon me metoda te tjera.

  11. jugu says:

    Ziso mer pistoleten dhe be vet drejtesi jepu nga nje ne balle p.o. je I sigurt be ato qe thua

  12. sokol says:

    o edi rama bythqiri.vendose drejtesine per te cilin populli te ka votuar o legen

  13. drejtesia says:

    Djali i Remziut ka nje te drejte morale kur tha se dua nje varr per babain e tij, plakun mere e ka gjalle, le ta coje ne gjyq, po plaku nuk ka asgje me firmen e tij,kopuku,krimineli, shau Enverin, po bemat e tij nuk numerohen,kur kujtojme shikun e gazidedes, eshte sic kujtojne sigurimin e shtetit, njesoj jane, prandaj ta qepin gojen, se nuk u mbyllet farfalla demokrateve, ja ku e kane ne mes te sheshit qe beri kete vend corap, e mallokofte zoti ate dhe ata qe kane gisht ne kete mesele,qenat.

  14. Pelasgian says:

    Edhe durimi soset . Nuk e kuptoj sesi Ky dhe djali i Remziut nuk kan bo drejtesi vet !!!

    I paske ne TR , jo ne Honolulu …armen ne brez dhe vetem HAKMARRJE !!!

    HAKMARRJA DUHET T’ISHTE I VETMI MOTIV QE JU MBAN GJALLE !!!!

    Tu lexu intervisten e tu me vlu gjaku . Them po t’ia kishin bo ket gja edhe kushrinit me te larget se DESARE E ARGITE do i kisha SHARRU deri sa mos tju njifte me as zoti e jo ma nana e baba !

  15. . says:

    PELASGIAN I FORTI I GAZETES!

    1. Pelasgian says:

      Jo i forti i gazetes …

      Pelasgian i DREJTI !

  16. Toma says:

    Beni USA o rot k…. a pastrove noi hale sot

  17. Treviso says:

    Kush del kunder viktimes o ka qene pjestar ne krimit makaber ose jane familjaret e teroristeve me emrin ShIK. Kush po ben zhurme te madhe per kriminalizimin?
    Jane te gjithe kriminelat qe kan punuar per sigurimin serb me ne krye kryekriminelin Berisha. Shqiperia njeh dy kushtetuta, ate te Lek Dugagjinit dhe kushtetuten e Rebuplikes popullore te Shqiperise. Njera nga keto dy kushtetuta do zbatohet. Deshiroj qe te zbatohet kushtetuta e R.P.SH. Te rihapen te gjitha dosjet qe jane mbyllur ne kohen kur Shqiperine e kan drejtuar punonjesit e sigurimit serb, me shtetesi dhe pashaporte shqiptare duke filluar nga ish presidenti.

  18. kampaçurreta says:

    SHTETI I ZHYTUR NE KRIM. PROKURORI ME KETO TE DHENA DUHET TE KISHTE VEPRUAR ME KOHE. SALI RAME BERISHA ORE E ME PARE DUHET TE JETE PRAPA HEKURAVE,OSE NE VENDIN E TIJE TE KALOJE PROKURORI.

  19. MITRO CELA says:

    NA CATE BYTHEN ME GJITH REMZIUN NE 97 JANE ZHDUKUR GJITH ATA ROP,E KUJT I PLASI PER NJE PALACO QE KERKON EDHE NGA KRYEMINISTRI TE ZBARDHET NGJARJA JA KU E KINI SALIUN NE MES TE TIRANES DHE KETA HORAT E TJERE TE SHIKUT NUMUROJANI NE BALLE PO KINI BYTHE DHE MOS BENI GAM GAM

  20. ESSESI... says:

    O komentaruce te drobitur, nuk mund te denohet Sala se ishte (eshte) agjent i udb-se, sepse kjo e fundit, ishte (eshte) nje filial i vogel i cias, qe te dyja bashke,sollen ne pushtet llumin e kombit….Pikerisht sepse ky llum ishte i kapur dhe vene me kohe ne sherbim te spiunazheve te huaja, ishte i pershtatshem dhe i bindur ndaj eproreve te tyre, prandaj dhe u perzgjodh…Cia kishte dijeni te plote per ngjarjet e atyre viteve, …por i ndjeri qelloi ne kohen dhe vendin e gabuar…Sepse po te publikohej takimi i Arkanit (i besuari i Sllobos), do te ekspozohej Sala si bp i udb, dhe ne te njejten kohe do ekspozoheshin dhe amerikanet per dijenine qe kishin per dramen qe po luhej ne Bosnje dhe me gjere….Pra mos prisni nga ripjellja, qe te denoje Salen per kete krim…Ne te njejten kohe , mos prisni qe kjo ripjellje (e vdekjes), t’a denoje Salen per korrupsion, sepse jane vete te kapur…Rruga e vetme ka mbetur, ose Sala te vdese vete natyralisht, …ose gjaku me te cilin ka lyer duart, t’i kujtoje ndokujt Kanunin e Lekes….

  21. juristi says:

    Turpi i Madh i Shtetit Shqiptar – jo i drejtesise – Drejtesia para Qeverise Kryeministrit eshte ZERO – Ed Rama eshte ai qe pengon Drejtesine e Prokurorine – jo sakati i Presidences.

    Ed Rama leri llafet dhe VENDOS DREJTESIN ne kete Vend. Ose ik mbushu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje