Debate në analizën e PD-së së Shkodrës, Jozefina Topalli nuk merr pjesë

22 Tetor 2015, 09:01Politika TEMA

Mbledhja e kryesisë së PD në Shkodër për analizën e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit 2015 ka nisur me një përplasje mes pjesëmarrësve.

Debat është zhvilluar dhe në praninë e mediave.

Anëtar të PD të njësisë administrative Guri Zi, ish-komunë që tashmë është pjesë e bashkisë Shkodër, kanë kërkuar në fillim të kësaj mbledhje që të marrin fjalën.

Por kreu i PD-së në Shkodër, Ramiz Çobaj u ka kërkuar të dalin jashtë pasi në mbledhje duhet të ishin anëtarët e kryesisë, ndërsa pjesa tjetër nuk mund të merrte fjalën, raporton Shqiptarja.com.

“Shqetësimet tuaja mund t’i përcillni përmes kryetarit dhe sekretarit të grupseksionit apo anëtarit të kryesisë që mund të keni”, është shprehur Çobaj.

Si kundërpërgjigje Pjetër Marku është shprehur se ”përmes kryetarit e sekretarit të grupseksionit i kemi përcjellë por nuk jemi dëgjuar. Këtu është shtëpia jonë dhe duam që të flasim”.

Gjithsesi Çobaj është shprehur se nga tejmbushja e sallës anëtarët e kryesisë u detyruan të qëndrojnë në këmbë, reagim që ka hasur sërish në përplasje me Markun.

“Nuk kemi ardhur as për të bërë zhurmë apo rrëmujë, nëse jemi tepër këtu dalim për dere dhe kryejmë punë… T’i themi dy muhabete dhe dalim përjashtë. Ne nuk kemi ardhur këtu as prej Serbie e as prej Kosove”, është shprehur ai.

Marku ka vijuar duke ngritur shqetësimin se “ka 4 muaj që kanë mbaruar votimet dhe na bën zhele kryetari i partisë socialiste në Gurin e Zi. Nëse ne kemi votuar që të rrinë ata aty atëherë ne jemi tepër këtu”.

Ndërkohë, duke kërkuar largimin e medies nga salla Çobaj është shprehur se incidenti ka ndodhur për sallën e tejmbushur që “tregon se jemi aq shumë se s’kemi as ku të ulemi por do të bëjmë një seli të re”.

Në analizën e punës së PD Shkodër morën pjesë dhe nënkryetari i PD Edi Paloka koordinatorët Arben Imami dhe Gjokë Uldedaj, deputetët e qarkut dhe sekretarin për burimet njerëzore Bardh Kadilli.

Në përfundim të mbledhjes nënkryetari i PD-së Edi Paloka duke iu përgjigjur medias mbi mungesën e Jozefina Topallit tha se për këtë

“Nuk mund të them gjë. Jozefina është ish-kryetarja e parlamentit, deputete e nderuar e PD”.

Ndërsa për faktin se ajo është edhe pjesë e kryesisë në PD-në e Shkodrës Paloka shton se :kjo është çështje e kryesisë së PD-së së Shkodrës dhe nuk është problem”.

1 komente në “Debate në analizën e PD-së së Shkodrës, Jozefina Topalli nuk merr pjesë”

  1. birbo says:

    Jozefina nuk i ka qejf shume katundaret qe drejtojne PD ne Shkoder….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje