Zv.ministri i Jashtëm: Reformat e forta, shkak për largimin e shqiptarëve

21 Tetor 2015, 16:32Politika TEMA

Nuk ka reforma pa kosto shoqërore.

Për zv/ministrin e Jashtëm Selim Belortaja, arsyet që detyrojnë shqiptarët të kërkojnë azil janë të ndryshme, ku njëra prej tyre lidhet me reformat e forta të qeverise, të cilat prodhojnë kosto afatshkurtra siç është edhe fenomeni i ikjes se njerëzve.

Në rolin e opozitarit, demokrati Aldo Bumçi, akuzoi qeverinë se përveç thellimit të varfërisë në vend, nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar fluksin e azilkërkuesve shqiptarë.

Por, Shqipëria nuk është vend që prodhon azilkërkues. Vala e refugjateve sirianë me shumë gjasa mund të prekë vendin tonë.

Me ardhjen e dimrit Shqipëria mund të përballet me një fluks refugjatësh.

 Ndoshta në javët e ardhshme”, tha Bumçi.

Në raportimin para Komisionit Parlamentar të Jashtëm, ku kamerat u detyruan të pozicionoheshin pas një gardhi të vendosur rishtazi, numri dy i Ministrisë së Jashtme, tha se qeveria shqiptare ka hartuar një plan emergjence.

Nuk mund të rrinim në kushtet e befasisë, por të merrnim masa. Është hartuar një plan emergjence ku përfshihen aspekte të logjistikës, ato financiare dhe të personelit. Qendrat pritesh parashikohen në vendosen në Jug dhe Juglindje të vendit”, tha Belortaja.

Miliona refugjatë kryesisht nga Siria, por edhe nga vende të tjera si Afganistani dhe Iraku, i janë drejtuar vendeve të Bashkimit Europian, i cili e konsideron këtë situatë si një ndër sfidat kryesore për tu zgjidhur.

 

 

5 komente në “Zv.ministri i Jashtëm: Reformat e forta, shkak për largimin e shqiptarëve”

  1. ik o xhaxhi says:

    po perse cuditerisht keto gjoja reformat qe behen ne shqiperi jane gjithmone burim vuajtje e mjerimi per nje pjese jo te parendesihme te popullsise se shqiperise, duke mbajtur parasysh faktin qe ata qe largohen, jane pergjithsisht te rinj ose mesoburra e gra qe kane nje zanat. si ja lejon vetes ku xhentelmeni te beje deklarata te tilla duke i paraqitur efektet negative te reformave, si te keqija te domosdoshme, njelloj sikur te pinte nje gote uje te fresket. po mire more kokrra e kurves a s’na thua c’inisiativa keni ndermarre dhe sa perqind rezultat kane dhene ato, per te reduktuar te pakten efektet anesore te reformave. kaq e parendesishme eshte te boshosh vendin nga pjesa me vitale e popullsise, kaq pa rendesi eshte kjo nga ana e zhvillimit ekonomik, apo sa me shume ikin aq me e madhe behet copa a tortes sdq te vogel te ekonomise shqiptare per ata qe mbeten. verte arsyetim prej ekonomisti, alla shqiptar (te dhem nje sy kerreje qe te shpetoc tjetrin). bravo vertet bravo. po a s’na thua sa pjesetare te familjeve tuaja qe fryheni si gjeli ne maje te mutit e kane pesuar kete efekt kolateral (te keqe te domosdoshme e te paevitueshme) te reformave gjoja te forta qe keni ndermarre ju. mbeten reformat te ju o qyq shko shko se shefin e kabinetit po ta kerkojne ne greqi si per ndonje veper penale qe lidhet me mosparaqitjen e kryerjes se sherbimit ushtarak. tallje kari haptazi me ju qyqet dhe keni goje e dilni flisni neper gazeta per reforma, le qe ku e njihni turpin e ndrojtjen ju.

  2. ILIRIA says:

    Po vazhduat keshtu duke futur ne burg qe nga berberet dhe bisnesin e vogel pjesa tjeter do ikij nga syte kembet do detyroheni te fusni veten tuaj ne burg se sdo kete me njerez qe te punojne per te paguar taksat se do falimentojne te gjitha keshtu si e kini filluar me bisnesin qe gjoja do te ishit partner me te po ju po e detyroni qe ti mbyllin te gjithe bisneset e vegjel dhe te mesem. Faleminderit

  3. Adrian Feko says:

    Pergjigjet e mencura te ketij zvministri te jashtem ne komisionin parlamentar te kuvendit i ndoqa nepermjet TV dhe disa portaleve dhe jam i sigurt se si une mund te kene te njejtin mendim dhe te tjere qe Selim Belortaja i ben nder kesaj qeverie. Me nje barre mend e larg aferave qe nuk u kane shpetuar qeveritaret tane. LSI, nqs nuk gabohem, e ka propozuar ne kete vend.Kandidature e goditur. Ne shtyp une kam pare keto dite qe disa ministra te ksaj partie, si ai i bujqesise dhe i transporteve do zevendesohen. Flitet qe z.Belortaja shkon ne nje nga keto vende. Bravo LSI, Meta e ka kuptuar se njerez si ky profesori i nderuar i ekonomise, i panjollosur, qe ka ruajtur vetem emer te mire, i duhen partise, imazhit te saj per me shume perkrahes e pse jo numur me te madh votues per te arritur atje ku duhet.

  4. nini says:

    Ky person eshte prototipi iu kameleonit te demokratures 23 vjecare shqiptare ,qe ka ndrru disa flamur partish si PR ,PD dhe se fundi LSI ,vetem te mbetet ne pushtet . Po je gjoja ekonomist ,dhe na thua qe reformat ,kane qene i vetmi shak ,qe njerezit ikin dhe kerkojne azil . Reformat kane ndikuar padyshim ,por jane dhe faktor te tjere ,ku hyne politika e tarafeve ne punesime ,politika ekonomike ,qe duhet ta kthej Shqiperine nga shoqeri konsumi ,ne nje shoqeri qe prodhon ,dhe duhet te shoqerohet me perpunimin e lendes se pare, si ne industri ashtu dhe ne Bujqesi ,qe per mua ,bashke turizmin ,perbejne terrenin ku shtohen te ardhurat dhe punesimi .Po kur qeveria jep minimalen ,e subvencioneve ne bujqesi dhe agroindustri ,cfar te presim ? Ministria e bujqesise ,thote qe ka bere rajonizimin e kulturave bujqesore ,atehere pse nuk shiten prodhimet dhe mbesin stok ne magazine .Pra ka shume aresye dhe burime ,qe ato njerez qe shumica jane fshatere fatkeq , te mos largohen dhe te torturohen neper kampet e Gjermanise . I dilni zot vendit , ose zhdukuni ,se shume ju kemi mbnajtur ne qafe ,dhe na rropet deri ne kocke .

  5. Dashua says:

    Nini, ti duhet te jec ndonje torollak. Kur s’e njeh profesorin e nderuar, mos bej ham-ham ne faqet e Temes si ata qente e udhes qe shohin per ndonje kocke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje