PD, deklaratë kundër Arben Ristanit?!

21 Tetor 2015, 11:11Politika TEMA

Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur diçka qesharake.

Arben Ristani, që është numri dy i Partisë Demokratike, ka bashkuar votat me PS dhe LSI, që mandati i Mark Frrokut të shqyrtohet nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Deri këtu s’ka asgjë të çuditshme.

Por, menjëherë pas kësaj, Partia Demokratike ka lëshuar një deklaratë.

Ajo akuzon Edi Ramën dhe Ilir Metën se po mbrojnë Frrokut, ndërkohë që vetë numri dy i saj, votoi pro shqyrtimit të kësaj çështje nga Gjykata Kushtetuese.

Partia Demokratike dënon vendimin e sotëm të Edi Ramës dhe Ilir Metës për të mbrojtur mandatin e deputetit Mark Frroku, i cili gjendet nën akuzën e vrasjes nga drejtësia belge.

Këshilli i Mandateve në Parlament tregoi sot mungesën e vullnetit të Edi Ramës dhe Ilir Metes për të bërë dekriminalizimin e politikës.

Në këtë këshill sot u konfirmua këmbëngulja e dyshes Rama-Meta për të mbrojtur inkriminimin,” thuhej në reagimin e PD.

Më pas ka reaguar edhe Jozefina Topalli, e cila tha se ky është një grusht që po i jepet dekriminalizimit.

9 komente në “PD, deklaratë kundër Arben Ristanit?!”

  1. lulja says:

    Po per Ristanin pse nuk jep ndonje koment xhelefina ???

    1. Gon Duka (e di vete ti) says:

      O nuk jeni gazetare, o jeni gazetare genjeshtare. Ne lidhje me kete lajm s’keni rruge te mesme. Ristani kerkoi qe ai te largohej nga Kuvendi ne kuptim te dekriminalizimit te institucionit. Kur kjo nuk u pranua nga shumica, atehere votoi qe te pakten ceshtja te shkoje ne Gjykate Kushtetuese.
      PD deklaraten e vet e ka ne lidhje me mospranimin e kerkeses se pare, per dekriminalizimin. Pra nuk ka asnje mosperputhje qendrimesh.
      Apo gjasme po percani PD?! Apo humor me kontorno opozitare? Mire ata se iu ka marre muti shalet, po ju me kete mungese profesionalizmi ne raportimin e lajmit ku po shkoni?

      1. psw says:

        Sa seriozisht e merr dhe ti o burr. Ashtu siç tall menderen Saliu,Jozi dhe Ristani kur bëjnë të përvëluarin, pse mos të gjëjmë dhe ne të Temës sebep për ti ngritur në xhiro…..

    2. O Milet a nuk e keni pare mire kriniken e mbremshme te keti Ristanit, se si i nxirrte fjalet ngaqe i ishte enjur llapa nga alkooli qe kishte pire (Zoti do habitej me Ristanin qe te kete nje dite pushim me Alkoolin). Ne kameramanet e TV kemi kohe qe e kemi kuptuar qe Ai eshte nje pianec i shfrenuar, se sa here kemi perballe Ate neper intervista ne kuvend apo tek selia e PD-SHQUP, Atij i iken goja skic nga llapa e enjtur nga alkooli dhe shume fjale i thote pikerisht si nje pianec i shfrenuar qe ndeshet jo rralle sot neper lokale a rruge.
      Turp dhe tallje per cfare dekriminalizimi kerkon PD_ja me te tille pianece e ish-te burgosur per mashtrime…

    3. Cubi says:

      Ristani i alkolizuar PD e esell nga dijenia dy palet tape.

  2. england says:

    Se mos di gje ai se per ca ka votuar,ai eshte tap gjithe kohen.Pijanec i certifikuar.

  3. LORA says:

    Ja kjo derexhe brekedhjeresh e mori zvarre Shqiperine per tete vjet dhe e hodhi ne humnere,,,,,
    Mero,ky humori shqup-s e kalon ndonjehere antenen tende,,,por mendoj se kjo nuk duhet te jete arsye per xhelozi,perkundrazi.

  4. bato says:

    Kot debatoni per Ristanin! Kur ka votuar, ka qene i dehur! Kaq. Ne keto vite( sidomos pasi beri me dhunim vote, Bashen kryetar bashkie) Ristanka dehet cdo dite nga lumturia se njeshin e partise se Berishes( se ai parti ka parane, vjedhjen per te cilen edhe e shte denuar me burg), e ka ndritur ai ne piedestal. Ne se populli yne largpames me 2017 voton PD, Basha behet kryeminister dhe Ristanka zevendes. Imagjinoni sa mbare mund t’i ece kombit me keta dy dhjeramane!

  5. ermir says:

    E Mero i shkrete do te krijosh lajm edhe atje ku nuk ka lajm. Ristani kishte firmosur kerkesen per heqjen e mandatit te Frrokut dhe nga televizonin pame qe i qendroi deri ne fund kerkeses se tij. Ne fund kur Ilir Meta dhe Fatmir Xhafa kerkuan qe ceshtja te shkoje ne Gjykate Kushtetuese duke thene se i qendron kerkeses se tij por eshte dakord qe kjo kerkese te shkoje edhe ne Gjykaten Kushtetuese. Kot e keni qe shterngoheni se jeni shterpe dhe nga martesa e Meros me Edvinin do te pillni vetem gjarperinj si Koco qe do tju helmojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje