Presidenti Bujar Nishani ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj kryeprokurorit Adriatik Llalla, të cilin Nishani u shpreh se do ta shkarkonte, nëse do të kishte kompetenca.
Nishani tha se Llalla ka dështuar në punën e tij, dhe kjo është e vërtetë, por duket se arsyet e pakënaqësisë së tij me të janë të tjera.
Por, kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, thotë se Nishani në vend që të bëjë “të fortin” me Llallën, duhet të shkarkojë gjyqtarët e korruptuar.
“Nishani të mos bëjë të “fortin” se këto deklarata pa sens ligjor dhe me “sikur”, nuk janë normale dhe krijojnë pështjellim në punën e prokurorisë.
Ai, le të shkarkojë në KLD gjyqtarët problematikë që i çon për masa ministri i Drejtësisë, pasi për ata ka kompetencë, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme ta ndihmojë për emërime më e pakta, ose të mos i bëjë presion se nuk është momenti të trembet ky institucion”, ka deklaruar Braho për Sot.