Mandati i Mark Frrokut shkon për interpretim në Kushtetuese

20 Tetor 2015, 19:30Politika TEMA

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve ka vendosur këtë të martë dërgimin e çështjes së mandatit të deputetit Mark Frroku në Gjykatën Kushtetuese.

Pasi kanë dëgjuar argumentet e avokatit Saimir Visha, anëtarët e Këshillit kanë vendosur ta dërgojnë rastin për interpretim në instancën gjyqësore përkatëse.

“Ramë dakord që të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të bëjë interpretimin. Por për aq kohë sa nuk ka një vendim të formës së prerë, çdo dyshim që ka akuza është në favor të të pandehurit”, deklaroi avokati Visha pas mbledhjes.

Ndërsa deputeti i opozitës, Arben Ristani, pasi konfirmoi dërgimin e rastit në Kushtetuese, shprehu zhgënjimin e tij që ajo nuk u zgjidh në Kuvend, sikurse ndodhi me deputetin Arben Ndoka.

“Çështja shkoi në Kushtetuese edhe pse mund të zgjidhej në Parlament. Megjithatë, beteja do të vazhdojë”, tha Ristani.

Ai vlerësoi se, do të ishte mirë që çështja të kishte ecur në kuadër të procesit të dekriminalizimit.

1 komente në “Mandati i Mark Frrokut shkon për interpretim në Kushtetuese”

  1. Treviso says:

    Kush flet per dekriminalizimin? Flet nje njeri qe nuk duhet ta kishte pare me sy sallen e parlamentit. Jo vetem ai, por gjysma e partise Demokratike nuk duhet te ulen ne karriket e salles se parlamentit. Jo qe jane me te mire te majtet, por jo ne ate nivel qe eshte P.D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje