Italia gati të lërë Eurozonën, mbështet planin e Britanisë së Madhe

20 Tetor 2015, 16:59Politika TEMA

Italia është e gatshme të mbështesë Britaninë e Madhe në kërkesën e saj drejtuar Brukselit për ndarjen e BE-së në dy shpejtësi, ku pritet të formalizohet ndarja midis shteteve anëtare që janë në Eurozonë dhe 9 shteteve që janë jashtë.

Kështu raporton e përditshmja britanike Telegraph e cila pohon se një dokument ka qarkulluar nga Londra në Romë pas takimit të ministrit të jashtëm britanik Hammond dhe homologut italian Gentiloni në fillim të tetorit.

Iniciativa ka të bëjë me përgatitjet e David Cameron i cili në nëntor do t’i prezantojë Komisionit Europian kërkesën për të reformuar raportet mes Londrës dhe Brukselit para referendumit të “Brexit”, daljes së Britanisë së Madhe nga BE që pritet të formalizohet brenda 2017-ës.

Sipas gazetës britanike, bashkëpunimi “pas kuintash” mes Britanisë së Madhe dhe Italisë në ripërcaktimin e një Bashkimi Europian më të integruar krahasuar me atë që mbetet jashtë eurozonës është shumë i vlefshëm për Londrën, e cila thotë se “Italia është vendi i parë themelues i BE që merr pjesë në eurozonë dhe mbështet kërkesat e Britanisë së Madhe”. Deri më tani asnjë shtet i madh europian nuk e ka mbështetur kërkesën e Britanisë së Madhe.

Telegraph ka publikuar të dhëna sipas të cilave Cameorn ka përgatitur një plan me katër pika për të prezantuar në Bruksel në tavolinën e negociatorëve.

Nuk bëhet fjalë për kushte të thjeshta. Ato janë në favor të euroskeptikëve dhe BE vështirë se do t’i pranojë.

Midis kërkesave të Londrës njëra prej tyre kërkon tërhiqjen nga supershteti europian dhe një tjetër flet për kundërshtimin e Euros si monedhë e vetme e BE në të ardhmen.

Pika e tretë që do të prezantojë Cameron ka të bëjë me mundësinë e një “kartoni të kuq”, që do t’i lejojë Britanisë së Madhe të kundërshtojë ligjet europiane në çështje të caktuara. Dhe në fund, një strukturë e re të qeverisë së BE që të tutelojë 9 vendet jashtë eurozonës nga mazhoranca automatike e 19 vendeve të tjera.

Sipas Telegraph mundësia që plani me katër pika i Cameron të pranohet është afër zeros./a.l

21 komente në “Italia gati të lërë Eurozonën, mbështet planin e Britanisë së Madhe”

  1. zekthi says:

    Politika italiane eshte pa profil te sajin. Renzi nuk di me ke tja mbaje. Nuk eshte mesuar i shkreti te kete mendjen e tij.

  2. ts says:

    Po mer ruget e m…….. BE ja ! Perse vall ?? Ska gja, dalin kta qe hengren prasin e hyjn te tjeret ta provojn !Bashkim me gisht ne b……. U mor vesh kush del i fituar e Greqia qe perfundoi ne nje kerm drejt “vdekjes” tregoi sa i qart esht “solidariteti” ! Do vi dita qe te marim vesh te gjth si u sollen me viktimen dhe si e cuan drejt katastrofes !E joshen kaq vjet ku koruptuan dhe blen udheheqsit e saj duke ju dhen para me fajde qe kurr nuk mund te shlyen e tani do ju blejn gjithcka fal ,per nje cop buk !Italia ,Portugalia, e Spanja kan radhen por pesimi si duket i zgjoi dhe po duan tja mbathin qe te shpetojn zgjedhen e radhes !
    Sa per dijeni po ju them me shifra borxhet e :
    1-Mbreteri e bashkua vjen e dyta pas Amerikes me 9.5 trilion $
    2-Franca e treta me5.7 trilion$
    3-Gjermania 5.5 ”””
    4-luksenburgu 3.4
    5-Kina 3
    6-Japonia 2.8
    7-Italia 2.6 e ndjekue ngaIrlanda me po aq dhe hollanda me 2.5 tr.$
    kto shifra qe kan kto shtete borxh, jan shum me te larta nga ato qe ka greqia por asaj ja vun cizmen ne gryk , i treguan se cfar pasojash kan ata qe nuk do duan te paguajn dhe sse si funksionon sistemi bankar i kontrolluar prej hienave duke mbyllur rubinetin e rjedhjes parave !Ishte mesim rrenqethes ky i greqis fill mbas Qipros! Kushtet qe u vun per shlyerjen jan cnjerzore qe tregon se pas ketij bashkimi fshihen interesa te fortesh me ne krye Gjermanin e pameshirshme !Qe tregon se si mundet te rezojn e te ngrejn qeveri sipas qefit te tyre ! Prisni dhe do shikoni sa i kushtoi Evropes ky “bashkim”dhe kto jan shenjat e para ku pas Anglis po don tja mbath dhe Italia !Islanda ishte i pari shtet qe i shpetoi ktij kurthi !Sapo erdhi ne fuqi opozita , nxori para drejtesis ministrat pergjegjes si dhe kryeministrin per korupsion dhe borxhe te pajustifikuara,shtetezoi bangat private dhe hoqi monedhen€ dhe ktheu ne monedhen e saj ! Por populli Islandez ,nje popull dinjitoz i rezistoi dy vjet varferimit por shpetuan njeher e pergjithmon nga kurthi € !

  3. stela says:

    Ca lesh EU-je, ajo tashme eshte Afrike…..

  4. Leone-53 says:

    Me duket shume “qesharake” kur permendet Italia qe mund te lere “eurozonen” kur pikerisht PD-ja e Renzit eshte nga me “besniket” ne Europe per kete tip Europe qe ajo po e “vuan” ndoshta me shume se te tjeret !
    Italia eshte kaq e varfer sa ska per te dal kurre nga borxhet qe eshte “mbytur” reth 133% te PIL.it te saj (jo shume larg Greqise).

  5. ne demokraci dy budallenj vlejne me shume se nje i mencur/ ainshtanj says:

    Nje pyetje per kete profesorin me lart ts.
    Kujt ja kane keto borxhe keto vende?
    Shqiperise?

    1. alex says:

      po te pergjigjem une, borxhin ua kane bankave qe ne krye te tyre qendrone hebrenjte, dhe ky eshte neneshtrimi i shteteve pa lufte.

  6. ty says:

    NUk e pranon dot Londra nje bashkim ku sben dot ligjin.

  7. ts says:

    Ne demokracin kapitaliste 5 te mencur sbejn dot sa nje budalla ! Esht filozofi e mbas Ajnshtajnit kjo miku im !E di pse !Se jo 5 por as 50 nuk mundet ti japin mend nje budallai! Meqe e njef kompiuterin dhe kte tastier, mer mundimin te marresh vesh se kush esht borxhdhenesi i madh dhe si punon ky sistem ! Shqiperia sapo ka hyr ne kte “tunel” e shpejt do “ja shoh driten”!Kta “borxhdhenes” ja kan kaluar Ajnshtajnit fizikant ktu e shum koh !
    Pershendetje mik dhe uroj te gjesh pergjigje !

  8. kuq e zi says:

    Trillim britanik
    Thjeshte po kerkon aleate
    Gjermania ka qene e qarte o mbrenda o jashte be nuk eshte vetem per te perfituar por edhe per te dhene kontribut

  9. besa says:

    Krijimi i nje BE nuk kishte qellimin e nje bashkepunimi te sinqerte
    Nese ju kujtohet delirohej me kengen italiane plot ndjesi Europ U be himn frymezimi.Profetcia doliVetem politika jone e ka kryefjale….

  10. david says:

    Te shpresojme qe te dalin te gjithe, keshtu hyjme ne.

  11. Jak-Boston says:

    E kam shkruar dhe here te tjera qe unioni europian eshte nje superjugosllavi qe pas muajit te mjaltit vjen katastrofa ashtu sic i erdhi jugosllavise.
    Mos votoni politikanet qe kane nje cerek shekulli qe ju mashtrojne me enderren europiane.
    Zvicera nuk eshte ne IU dhe as qe do tia dije fare.

  12. Taulant/Tirane says:

    Prandaj ne shqiptaret duhet te jemi te pergatitur dhe te luftojme per nje bashkim te tokave shqiptare.Teoria qe”do bashkohemi ne EU” ,nuk ka me kuptim nese EU bie.Atehere,ne keto kushte, bashkimi sjell nje treg me te madh,pra interersa me te medha te kompanive investuese.Korrupsioni teorikisht eshte me I lehte per tu luftuar.Peshe pak me e madhe ne bote si nje shtet 6 milionesh ,jo me 4 milione…

  13. Koqevari says:

    Ai profesori i leshit ts ju deshka me shkuar ne shkolle qe te mesoje se si te shkruaj dhe pastaj te filloje me komentet…

  14. WEB says:

    Bashkimi kombetar o taulant, eshte si puna e atyre kater komshijve te keputur ,qe e vetmja gje qe mund te shkembejne ishte nje luge sheqer borxh !n.q.s mendon qe dalja nga kriza dhe varferia eshte bashkimi i shqiptareve atehere je komplet jashte rruge.”Investimet” kane kohe qe ja kane kthyer kurrizin shqiperise ,erdhen ,ketu e 20 vjet, por ato investime qe do sillnin lumturine ne barkun e shqiptareve perfunduan ne portofolin e berishes ,sepse nuk ishin investime ,por thjesht shitje .U shiten ne nje ankand qe ka 10 vjet qe nuk po merr fund ,,ajo qe na pret jane borxhe ,,borxhe ,,,dhe vetem borxhe .Ah prit se mos harroj !ne nje bashkim te mundshem te shiptareve njerezit me te pasur nga ky bashkim do dalin trafikantet e hashashit ,qenieve njerezore ,droges ,armeve ,kontrabandistet ,dhe kriminelet

  15. Jungelmoney says:

    BE do bole, jo Blythq… Si UK e te tjere.

  16. normal says:

    yes sir!fuck it!do it now!asap

  17. z says:

    Mesoni te drejten europiane,pa te nuk beheni dot juriste.

  18. skifteri says:

    Rreziku qe kercenon Britanine apo Italine eshte rreziku qe kercenon edhe gjithe europen sikurse kauza e çdo britaniku apo italnjani qe lufton per vatren dhe atdheun e tije eshte kauza e njerzve dhe popujve te lire ne çdo cep te europes.Ne kete menyre te menduari jane hedhur themelet e kolicionit te europes bashkuar.Kolicioni europian ka si qellim europen e bashkuar me nje monedhe te perbashket siç eshte euro.Me gjithe ndryshimet ne idologji dhe sisteme ekonomike dhe kulturore te shteteve te ndrshme te europes ,koliconi per europen e bashkuar eshte nje aleance e fuqishme e popujve te bashkuar ,forcat e tyre nuk duhet te minohet nga Anglia apo Italia me gjithe far llojesh projektesh me ngjyra “protokalli”dhe propozime gjelozie te ketije lloje per minimin e euros.Gjermania dhe Franca nuk duhet te detyrohen me nga disa kriza te perkohshme te minojne e kryejne veprime te deshperuara dhe heroizma me refugjatet apo euron ,po krizat duhen perballuar te gjithe se bashku sikurse duhen gezuar te mirat e bashkimit te gjithe se bashku.Shteti gjerman duhet te ekzistoi si faktor I rendit dhe rimkembjes ,si berthama e europes bashkuar.Nuk eshte fjala per te ndare ase per te shkeputur Anglin ,per sa I perket Italise kjo eshte aventure,vendi eshte me gjermanine dhe francan ne europen e bashkuar.Anglia frymezohet nga vullneti I qarqeve raksionare per te provokuar referendum per shkeputje nga eurpoa ,kjo ka qellime te veçanta ,thjeshte egoiste per te eleminuar euron ,fuqine gjermane dhe te ardhemn e bashkimit europian dhe jo plan per shkatrimin e gjermanise por vetem minuar konkurencen e rrezikshme qe ndjejne nga rritja e fuqise ekonomike te gjermanise ne tregun botror dhe si motorri I europes bashkuar!Por nuk perfshine aspak qellimet e tyre per te minuar europen e bashkuar,nga kundershtari I prjetshem Ruses QE BERI AGRESION kunder ukraines ,por edhe kunder forcave te opozites se Asadit .Ne kete moment duhet kujdes se disa shtet Ballkanike ose jane blere dhe transformuar ne satelit te Rusise ,ne vende qe te shkojne nga gjermania dhe Europa e bashkuar ,marrin krahun e gabuar.?!Sot duken divergjenca nga falsifikatoret te çdo lloje ,jane duke u perpjekur te minojne bashkimin e europes dhe fuqine se saje luftarake. Kujdes!Itali !?.. Kujdes !?.. Angli, mos perqani europen se do fundoseni vete ne kete politike ta gabuar. ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

  19. ZahoKoka says:

    Me sa duket BE ka per te perfunduar si Bashkimi Sovjetik i dikurshem. Nje Gjermani e fuqishme dhe rrotull nje tufe me shtetet e Europes Lindore dhe jug-lindore qe do ti pine gjakun dhe do ta katandisin me keq se USSR i dikurshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje