Taulant Balla i përgjigjet Bashës: Vetëm ti që s’mund të kërkosh llogari

20 Tetor 2015, 15:51Politika TEMA

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, iu është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ai tha se Basha është i fundit njeri që mund t’i kërkojë llogari qeverisë, për shkak të së kaluarës së tij.

“Lulzim Basha gjeti sot kurajon të dalë dhe të kërkojë llogari për shpifjet që ai vet ia servir publikut çdo ditë.

Luli, i cili vet është person në kërkim nga drejtësia për vjedhjen e 230 milionë euro në rrugën Durrës – Kukës, akuzë për të cilën i shpëtoi gjykimit përmes raporteve qesharake mjekësore dhe që sot gjen kurajën të trashë zërin dhe të hedhë baltë, nga Shqupi, godinën që ia grabiten shtetit shqiptar ditët e fundit përpara se të dorëzonin mandatin e tyre të turpshëm qeverisës.
Luli, i cili për katër vite me radhë fjeti gjumë në zyrën e Kryebashkiakut të Tiranës dhe që shumë shpejt do duhet të japë llogari për lejet e ndërtimit abuzive, të cilat ia kemi denoncuar një për një.

Luli, ai që tradhtoi kombin shqiptar dhe Republikën tonë, ai që shkeli kushtetutën duke i falur Greqisë hapësirën tonë detare, sovrane.

Luli, që bashkë me Saliun privatizuan CEZ në mënyrën më të turpshme të mundur dhe pasi e zhvatën mirë e mirë e dëbuan nga Shqipëria me dhunë dhe me polici, kërkon llogari pse qeveria e re e zgjidhi konfliktin, duke i kursyer shqiptarëve plotë 802 milionë euro.

Prandaj, Luli, përpara se të dalë i krekosur për të kërkuar llogari, duhet të japë llogari vetë.

Të shkojë para drejtësisë e të japë llogari për faljen e detit, të japë llogari për vjedhjen në Rrugën e Kombit, të japë llogari e të përgjigjet për vrasjen e 21 janarit, të japë llogari për zullumet në Bashkinë e Tiranës.

Ne e kuptojmë se Luli, duke e ditur sa thellë dhe sa keq është zhytur vetë, tenton të hedhë baltë mbi të tjerët.
Por asnjë shqiptar dhe asnjë shqiptare nuk e merr fare seriozisht Lulin, të paktën për aq kohë sa ai vetë nuk i jep përgjigje fillimisht akuzave të rënda që qëndrojnë mbi të, tha Balla.

6 komente në “Taulant Balla i përgjigjet Bashës: Vetëm ti që s’mund të kërkosh llogari”

  1. TJ says:

    Po cojeni o Balla! C’fare prisni?! Mjaft i late te helmojne akoma !

    1. klajdi says:

      Opo te drejte ke Balla po beni reformen ne drejtesi ta shohin keta qener

      1. Martin says:

        Te drejte shume ka Balla qe ka pre gjithe pemet e Shqiperise se mesme, dhe qe vodhi 5 Milion Euro leke te ilaceve te ISKSH!

        VDEKJE RILINDJES!

  2. saimir says:

    Mos keni marak. Balta del per te gjith politikhajvanet tash 25 vjet

  3. Jorgo says:

    po ore pleher, asnje nuk duhet te hape gojen kur ju vidhni miliona euro, gjithkujt do ti beni biografine, vidhni ju ne cdo tender, ne cdo emerim drejtori, ne cdo rruge, ne cdo koncesion. Lul Basha nqs ka probleme me drejtesi, perse nuk e dergoni deri ne fund, a jeni ne pushtet te plote.

  4. perkthyesi says:

    Jeni totalisht te paafte, vetem dini te konstatoni. Ate e dime dhe ne, por problemi qe shtrohet eshte: pse nuk merren para drejtesise keta mytebere? Kam mendimin se duke vepruar ne kete menyre, fshiheni pas njeri tjetrit, pasi te dy palet keni vjedhur dhe i keni zhytur duart ne nje korrupsion te llahtarshem! Jemi krejtesisht te zhgenjyer! Fjalet e teperta jane fukarallek. Zgjedhjet po afrojne, dhe kam frike se mos e pesoni me keq se Salushi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje