Lulzim Basha ka thënë sot se Partia Demokratike po kompleton një dosje për të treguar publikisht se ku kanë shkuar paratë që Operatori i Shpërndarjes po u merr shqiptarëve.
Basha ka denoncuar disa nga ato që i quan aferat më flagrante korruptive me tenderat që zhvillohen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Sipas Bashës, janë 5 persona nga mazhoranca që kanë përfituar.
“Çfarë i bënë këto para’? 5 miliardë ia japin Carapulit, ndërtuesit të sarajeve të Edi Ramës, me tender të bërë enkas për të, me çmim të fryrë dhe ku ai është ofertuesi më i shtrenjtë; 850 milionë lekë i janë dhënë Safet Gjicit, kandidatit të Edi Ramës për Bashkinë e Kamzës, 340 milionë lekë i janë dhënë Pjerin Ndreut, deputetit të Edi Ramës; miliona ka marrë kompania e Ilir Beqjës; 970 milionë lekë ka marrë kompania e Sadri Abazit. Këto janë para’ të shqiptarëve, të dhëna pa tender dhe pa garë”, u shpreh Basha.
“Nuk mundet që Rama të qeverisë vendin kur e ka plaçkitur me 600 milionë euro. Transparenca dhe drejtësia po zvarriten nga Edi Rama dhe Ilir Meta sepse qëndrojnë kokë e këmbë pas kësaj afere. Mbajnë njëri-tjetrin në këtë mëkat dhe mbajnë sa më larg hetimin”, deklaroi Basha.
Sipas tij, Rama e Meta i falën CEZ 600 milion euro dhe për këtë do të përgjigjen para drejtësisë.
“Paratë do të kthehen, përgjegjësit do të vihen para drejtësisë. Pa ndodhur kjo, në Parlament dhe në vend nuk do të ketë as qetësi, as stabilitet”, tha Basha në fjalën e tij.
ju jeni legena te felliqur!
Shume mire ka bere Rama, keto firma vertete kane marre parate do i perdorin per punesimin e popullit dhe jo si ju ne qeverine e kaluar qe ishit vetem per vete.
Carapulit i duhen me te vertete ato para per te perfunduar pallatin para ish PD-se qe po e nderton ne kooperim me Gener2.