Sabit Brokaj thotë se qeveria nuk po lufton korrupsionin e madh.
Sipas tij, kjo qeveri është duke u marrë vetëm me vjedhësit e vegjël.
Ai thotë se e majta rrezikon të bëjë gabimet e së shkuarës, të cilat rikthyen në pushtet Berishën.
“Për mendimin tim, disa gabime të së majtës po përsëriten në lidhje me ushtrimin e pushtetit. Së pari, përpjekjet për të goditur korrupsionin, janë sëmundja bazë në shoqërinë shqiptare. Është krejt ndryshe të flasim për ndalimin e një vjedhësi të vogël, dhe është krejt ndryshe të flasësh për ata që po e shkatërrojnë ekonominë e vendit.
Premtimi i parë i qeverisë ishte pikërisht ndëshkueshmëria e korrupsionit të pararendësve, të atyre që shkatërruan Shqipërinë, dhe këtë nuk e ka treguar në asnjë rast deri tani.
Gjithsesi, mbetet një përpjekje shumë e mirë që ta imponojë qytetarin të respektojë shtetin. Kjo është e pamjaftueshme në qoftë se kjo nuk ecën njëkohësisht me të gjitha drejtimet. Dhe gabimi tjetër i qeverisë janë politikat ekonomike. Nuk po duken produktive.
Ka mbetur po ajo humnerë e kohës së Berishës. Ne e dimë sa e vështirë është, por fakti që nuk është goditur korrupsioni i madh, ai prej të cilit mblidhen paratë, tregon se nuk jemi në rrugë të mbarë.
Ekonomia nuk mund të ngrihet vetëm me deklarata dhe me lojëra. Partia Socialiste është akoma në vetëpëlqimin e deklaratave dhe jo të produktit të punës së vet. Unë do të preferoja që në PS të kishte më shumë demokraci, në mënyrë që uniteti i tij të mos jetë vetëm nga shtrëngimi, por nga të gjithë elementët që e përbëjnë atë.
Megjithatë, PS mbetet partia më demokratike në vend. Por, ajo duhet të mbijetojë nëse krijohet një frymë e plotë demokracie. Fryma e unitetit nuk ka pse të jetë mes PS dhe LSI, por bashkëpunimi dhe qëndrueshmëria mes tyre është e rëndësishme për jetëgjatësinë e koalicionit.
LSI e sheh me shumë interes koalicionin me PS, sesa të lëvizë nga koalicioni”, thotë ai për Sot.
Ndërkohë, Brokaj thotë se Rama duhet të marrë shembull nga De Biazi dhe duhet të largojë nga qeveria “kuajt e lodhur”.
“Meqenëse Rama e do shumë De Biazin, le të marrë mësim prej tij. Ekipi në tërësi apo individët veç e veç mund të cilësohen apo jo “kuajt e lodhur”, këtë duhet ta vendosë kryeministri. Megjithatë, të betohesh se nuk paska nevojë për ndryshime qoftë dhe nga vetë Edi Rama, mendoj se do ishte gabim. Ndoshta Rama ka frikë se i prishet uniteti. Uniteti mbi një terren të rrëshqitshëm, nuk do ishte i sigurt”, thotë Brokaj.
Ai komenton edhe debatet e fundit në Partinë Demokratike.
“Atje nuk po ndodh asnjë ngjarje. Të gjitha këto cic-micet janë gjëra të vogla, pasi atje ka vetëm një komandant, i cili PD e ka patur një korparmatë, korpus, divizion dhe brigadë, tashmë e ka batalion, do ta ketë kompani, e më pas skuadër. Lojërat dhe cic-micet e tyre nuk kanë asnjë perspektivë. Berisha ua lëshon litarët ish-ministrave dhe deputetëve, që të gërthasin pak me Bashën dhe të krijohet një debat, e më pas ua mbledh shkurt si frerët e kalit të kalorësit. Mos prisni ndonjë gjë sa Berisha të jetë atje! Ai po mban peng PD dhe Shqipërinë. Mazhoranca e sotme po bën shumë gabime, sepse nuk ka opozitë që ta konkurrojë”.
Ilir beqja damjan gjiknuri mirela kumbaro arben ahmetaj duhet te largohen urgjentisht nese edi kerkon nje mandat tjeter. Populli sheh dhe te jep ate qe meriton dhe seei me sot edi nuk ka treguar ndonje vullnet qevwrises qw perkthehet me rezultate konkrete ne permiresin e gjendjes. Deri me sot kemi vetem eksibicionizma dhe asnje efekt pozitiv te punes se km. Po vazhdoi keshtu duke mbrojtur ministrat e mesiperm te korruptuar dhe te paafte edi ta harroje mbeshtetjen pas dy vitesh. Ishte shpresa e fundit e shqiptareve por po rezulton zhgenjimi me i madh duke u kthyer ne nje politikan antipatik te ngjashem me paraardhesin e tij madje pp kthehet edhe ne figure te urryer per shume mbeshtetes apo ish mbeshtetes te tij
o askush po milenen e harrove qyllimisht
Jo “dikushi” nuk e harrova por personalisht nuk ja mbaja mend emrin dmth eshte nje hic qe nuk te le as nje pershtypje. Pa harruar qe te gjithe ata plehrat e lsi duhen zhdukur se te krijojne alergji dhe neveri kur i sheh
Mire jep mend ky Brrokaj qeverrise axhami qe krimin e korrupsionin e shkaterrimin e ekonomise 25 vjet edhe per faj te FATOSAVE si Brrokaj e Servet pellumbat qe i kane bere fresk sali BERISHES tani ja kerkojne 5 axhamijve.SA E MER PENSIONIN BRROKAJ DHE TERE ISH PARLAMENTARET E TJERE ME GJAKUN E FEMIJEVE SHQIPETARE TE PA NGRENE,PSE NUK E FILLON NGA JU ‘KUAJT E NGORDHUR’ QE PO QELPNI KETE VEND BASHKE ME STALLJERIN SALI!?
Për cilën të majtë flet ky i pjerdhur? Pse Rama, Meta dhe aleati i ri Bamir Topi janë të majtë? Krahun politik nuk e përcakton, as emri i partisë, as programi, por mënyra sesi qeveris. “Burg për 5 kokrra groshë”, është politikë e majtë?
Skandali me i ri i Mirela Kumbaros : kthen Baziliken e Butrintit ne Dhome Gatimi per Top Channel.Askund ne bote nuk ndodhin keto banalitete.
Ne nje vend religjioz,monument kulture qe mbrohet nga Unesco te vendosesh lavapjatat e banaket e kuzhiniereve per te gatuar….
Po Mirela ska faj.Kur dasmen e ministrit e beri event kulturor edhe gatimet e Topit do ti bej event kulturor.Ja linku i turpit:
https://www.facebook.com/173298732859913/photos
Me cfare te drejte jep mend publikisht zoti Brokaj,,,,me te drejten e riciklimit te mortjes brekedhjere,nga ju detashmenti I nano-kurvave qe e donit me se sben gjalle gogolin per “t’i rene me top korrupsionit te qeverisjes suaj ,1997-2005 ?????
Nese ju ka mbetur fare pak cipe ,duhet t’a mbyllni squpin,sepse nje pjese te mire te kasaveteve qe po heqim e kemi peshqesh nga ju,dashnoret bipartizane te prapaskenes dy-dekadshe ,majtas-djathtas.
Duhet te largohet mbase nga te paret Min i Shendetsise zoti Beqja . Per krijimin e Kompanise Monopol te fituesit te 22 tenderave te ortakut te tij te “divorcuar” perfitues miljonash $dollare , ndryshe kesaj i thote populli : ” Qente lehin , Ujku pjerdh ” lihni lihni se lihni bukur .! Eshte e pa pranueshme te meresh me milingonat e te mos luftosh Mafjen e koncensioneve , Kredive te keqia , fashistizimi i gjuhes e tregimit te dhembeve nga nje shteti policor qyterareve te punes , para se ti çoje ne burg banden e Krimit Shteteror te Skandaleve qe kane cuditur boten me Krye banditin Berishe , ky duhet te jete Shteti i votuar nga Shqiptaret .
“Kuajt e lodhur”….une e dija per nje Beqiri I Mjekesise,keta sic thote profesori qenkan disa.
Hajde “Ripjedhje”.
Si ngaherë, profesor, ke të drejtë, vetëm se nuk janë disa kuaj të lodhur se fundja janë në moshë të re, por problemi është se vetë Edi Rama është një nul në politikë dhe në qeverisje. Gabimi i tij fillon që me zgjedhjen e stafit që ishin ca bythpambukë pa përvojë dhe përkushtim. Nëse do të kishte pasur rreth vetes ‘flokë thinjurit’ e PS që ta këshillonin si duhet ahere do i kishte treguar vendin batakçinjve të PD. Gabimi i dytë fatal është reforma në drejtësi e cila duhet të ishte bërë qysh në krye të herës dhe jo pas dy vjetësh kur çdo paudhësi e ish pushtetarëve është zhdukur në skutat e harresës. Nuk qeveriset me bojra një vend problematik si Shqipëria. Ky debil, me emrin Rama, thuajse e ka ricikluar, për të zezën tonë, Berishën dhe berishizmin.