Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka qënë sot paradite në konviktin e Shkollës Industriale, ku prej disa ditësh disa familje janë strehuar nga përmbytjet e disa ditëve më parë.
Bashkia e Vlorës është në ditën me të keqe të saj dhe fondet për emergjencat civile janë vetëm 10 milionë lekë të vjetra, është shprehur Leli pasi ka takuar këta familjarë në nevojë.
Në këtë konvikt janë strehuar 13 familje të cilat ishin më në rrezik dhe gati rrezikonin jetën nga vërshimi i ujërave natën e përmbytjeve.
Kryebashkiaku tha se, “jemi duke biseduar edhe me këshillin e qarkut për të akorduar një fond, në mënyrë që të ndihmojmë disi apo dëmshpërblejmë familjet e dëmtuara”.
Ndërkohë, i pyetur se çfarë masash do të merrën, ai është përgjigjur se kjo situatë e rëndë e motit vuri në dukje defektet dhe neglizhencën e administratave të shkuara të Bashkisë së Vlorës, që sipas tij kanë abuzuar me qytetin.
Megjithatë, Leli ka theksuar se shumë shpejt Vlora do t’i kthehet normaliteteit dhe u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që kanë mundësi të vënë dorën në zemër për këto familje në nevojë.
Leri fjalet e pergjitheshme dhe akuzat per te paret, merr masa urgjente, leket i ka qeveria jote qe ka pushtetin prej dy vjetesh, kryeministrin e ke deputet, krijo grup pune me specialiste per te mbrojtur qytetin. E di nje gje zoti Leli? Ne vitet e diktatures u permbyt qyteti Vlores. Kom Ekz i asaj kohe mori masa urgjente, veç çbllokimi te kanaleve te qytetit, ndertoi nje kanal te madh prites te ujrave qe na mbi spitaline Vlores, mbi ish fabriken e qumeshtit dhe e sistemoi deri ne derdhje. Vlora nuk permbytej me. Tani gjeni rruge tjeter se ky shtet e ka gatuar keshtu, nuk e kam fjalen mer qeverine e soteme, por rruge ka plot. Para ka qeveria dhe deputeti zones dhe mos rri si i mefshet. Ne qoftese nuk te mbeshtesin brenda nje muaji, jep doreheqjen po te jeshe i ndershem dhe i perkushtuar. Po, jep doreheqjen se populli Vlores s’ka pse te duroje me as bllokimin e kanaleve qe i beri me ndertesa Shpetim Gjika as pushtetin demokratik qe vetem i tille nuk eshte. Kij parasysh: ne diktature populli s’fliste dot nje fjale keq se shkonte ne burg, sot e kane lene te lire te flase,te lehe, por s’e degjon njeri. Cili eshte ndryshimi?!