Partia Demokratike ka vijuar sot akuzat ndaj kreut të ALUIZNI-t Artan Lame, për afera me tenderat për matjet e bëra. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Gent Strazimir tha se kriteret e tenderit ishin vendosur në mënyrë që të paracaktohej fituesi.
“Siç e shihni në ekran, me 28 mars, Lamja i Ramës ishte tek zyrat e ALUIZNIT tek Ali Demi, dhe tha; kemi 40 grupe në terren, rreth 100 specialiste që punojnë vetëm në Tiranë, duke bërë matje.
ATSH, shekulli, zeri popullit, citojnë Lamen e Ramës.
Po ja ku kemi këtu, faqen zyrtare të Aluzinit, që tregon për punën e madhe në njerëzve të Lames.
Pra, kishte një ushtri me njerëz në rrugë për të bërë matjet, dhe sot për punën e bërë, për produktin që e ka në sirtar, në fakt një produkt që e ka gjetur aty sepse është bërë para vitit 2013, Lamja ka nxjerrë ca miliona të mira nga arka e shtetit, 1.5 milionë dollare, dhe ia ka dhënë mikut të tij.
Për operacionin korruptiv është kujdesur drejtoresha e Lames, zonja Dervishaj!
Ajo që mban firmën dhe vulën, ka përcaktuar kriteret e tenderit, dhe rastësisht në fund, milionat i merrka burri i saj, zoti Dervishaj.
Ai që nuk linte vend pa dhënë mendimin e tij të vyer, nga kangjellat e Presidences e deri tek pllaka ne kalanë e Lezhes, ka disa ditë që ka humbur! Për 1.5 milionë dollarët në fjalë …nuk ka mendim…
1. Nuk ka asnjë mendim për 1.5 milionë dollarë të paguar, për të prodhuar të njëjtat letra që po zverdhen në sirtaret e vetë institucionit…
2. Nuk ka mendim për prokurimin dy vite rresht të së njëjtës konsulence, për të njëjtin terren madje edhe kur në vitin pasardhes jep trefishin e fondeve të një viti me parë…
Por zoti Lam po bën prapë me hile.
3. Nëse ‘zoti Lam” do të fliste, do të duhej të na tregonte cili ekspert prokurimesh garanton pastërtinë e nje tenderi konsulence 600,000 dollarësh të kryer në veç 3 jave?
4. Nëse ‘zoti Lam” do të fliste, do te duhej të na tregonte cila qenkesh kjo kompani konsulence Shqiptare që paska mbi 200 punonjes të trainuar dhe me experience që të mundet të tejkalojë ritmet e ALUIZNI-t i cili na paskësh patur mbi 100 punonjës ne terren vetem në Tiranë?
5. Nëse ‘zoti Lam” do të fliste, do të duhej të na shuante kureshtjen edhe mbi faktin se cila kompani konsulence paguhet 8,000 dollare në ditë, dmth 100 dollarë ora?
6. PSE duhen bërë këto matje nga firma private, kur ALUIZNI e ka strukturen të ngritur prej vitesh, me qindra punonjës me eksperience e të trainuar dhe që po ecnin me ritme aq te larta sa ç’na deklaruat para 16 muajsh?
7. Si shmanget konflikti i interesit kur tenderin e fiton bashkëshorti i drejtoreshës që harton termat e references për tenderin në fjale?
Shqiptarët nuk meritojnë këtë qeveri hajdutësh që po vjedh ditën për diell sikur të ishte dita e fundit.
Partia Demokratike po depoziton sot gjithe dokumentacionin përkatës në Prokurori dhe garanton Shqiptaret që hajdutet nuk do mund të gëzojnë asnjë cent nga paratë e vjedhura në mënyre kaq të pacipë.
Dita e fundit është pranë!”, ushpreh Strazimiri në deklaratën për shtyp në emër të PD-së
Po ta fitonte Gener 2 cfare do te thonit?Carapuli eshte ortak me Gener2.
O Artan mos i pirdh fare keta budallenjte e shqupit.Cdo here qe dalin behen perhere e me te neveritshem.Per keta lloj njethundrakesh toka e xanun eshte zhvillimi me i madh ,ndersa shaban tapia arkitekti i shqiperise moderne.
Zullumi i rilindasve eshte aq i madh, sa qe PD duhet te hape zyre kondulence ligjore me nja 100 juriste per te perballuar fluksin e dononcimeve per tenderat abuzive dhe ne konflikt total interesi. Halli na ka zene me kete qeveri mashtruesish ordinere dhe hajdutesh halldupe… ata sikur po nguten ne panik se kush do te beje me pare tender abuziv. Bir selman i nenes ke te qaj me pare… Lamen apo Ramen, qe te dy zagarë…
Skandal ! Skandal !
Vjedhje me te paster ska. Me te ndyre.
I rropen shqiptaret, ia marin taksat i futin ne burg per ti dhene leket vetes dhe miqve.