Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, njohës i dosjeve të Sigurimit dhe autor i botimeve mbi Shërbimin Sekret komenton rastin “Stefani” pas përhapjes në portale online të një dokumenti ku shfaqet emri i tij në një material gjyqësor të diktaturës.
“Kjo fletë nuk ka lidhje me Sigurimin. Kjo është dosja hetimore – gjyqësore nr.10859. Fleta në fjalë është plani i masave i gjyqtarit Sybi Sulçe. Ndihmëse të tij kanë qenë dy gjyqtare, emrat e të cilave dihen tashmë. Ky fakt është thënë edhe nga Bedri Blloshmi në librat e tij, natyrisht pa emrin që rezulton i shtuar mbi emrin e Sybi Sulçes. Për kuriozitet merrni librat e Bedriut apo shkrimet e mëparshme të tij – thotë z.Dervishi, raporton Dita.
Ai e njeh mirë gjyqin në fjalë dhe është i sigurtë që emri i Stefanit në atë fletë është i shtuar.
“Unë nuk marr përsipër të flas për Stefanin e jetën e tij, se natyrisht unë di gjërat e mia, por e them me siguri se emri i tij në atë fletë është i shtuar. Mund të ballafaqohet me origjinalin e fletës si dhe me mikrofilmin i cili nuk lëviz. Nëse do të kishte pasur emrin Andrea në atë fletë, natyrisht do të ishte fakt që do ta kisha ditur. Gjithsesi, ka edhe një mënyrë tjetër verifikuese, për të cilën nuk po zgjatem” – thotë Dervishi
Debati nisi pas një emisioni televiziv ku Stefani dhe Preç Zogaj debatuan ashpër dhe Zogajt iu përmend bashëpinimi i tij me Sigurimin e Shtetit. Pas emisionit, disa portale afër PD botuan dokumentet e mëposhtme dhe pretenduan se ato provonin se edhe Stefani ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit.
Stefani botoi në Dita sot pasdite përgjigjen e tij për këto publikime, ku deklaronte edhe padinë për shpifje.
Kastriot Dervishi ka dhënë shpjegime shteruese mbi rastin dhe ka përjashtuar përfshirjen e Stefanit.
Ai ka shpjeguar se flitet për gjyqin ndaj Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit.
Poshtë fotos mund të lexohet teksti i kësaj lënde që shfaqet në dokumentat e publikuara.
Përmbajtja e fletës së shkëputur nga dosja hetimore – gjyqësore nr.10859, plani i masave i gjyqtarit Sybi Sulçe, ku është shtuar emri i Andrea Stefanit:
I.Problemet organizative
1.U bisedua me shokët e partisë së rrethit. Në mbledhje të sekretariatit mori në analizë organizimin e gjykimit më datë 28 prill 1977. Gjyqtari i çështjes bëri më parë relacionin e çështjes. Në këtë mbledhje veç sekretarëve të Komitetit të Partisë, mori pjesë kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit, sh.Hysen Faqolli, si dhe titullarët e degës punëve të brendshme, prokurorisë dhe gjykatës.
2-U konkludua që gjykimi të bëhet në kinemanë e qytetit me pjesëmarrjen e personave që do të caktohen si kuadrot e kooperativës bujqësore, aparatit të Komitetit të Partisë, Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit si dhe kuadrove e punonjësve të ndërmarrjeve dhe institucioneve qendrore.
3-Për përgatitjen e opinionit shoqëror do të merren këto masa:
a-Nën drejtimin e Komitetit të Partisë do të bëhen mbledhjet e organizatave bazë të partisë dhe kuadrove të sektorëve të kooperativës bujqësore Bërzeshtë.
b-Një instruktor i Komitetit të Partisë Librazhd bashkë me një punonjës të gjykatës do të përgatiten disa persona për të diskutuar në gjyq.
c.Diskutimet do të bëhen në këto drejtime:
-Të zhvillojmë drejt e me vendosmëri luftën e klasave. Të rrisim vigjilencën revolucionare ndaj elementëve armiq e keqbërës.
-Mbi problemet e letërsisë është fryma reaksionare e dekadente e letrave dhe shkrimeve të të pandehurve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, lufta që duhet të bëjmë kundër tyre.
-Mbrojtja dhe forcimi i parreshtuar i diktaturës së proletariatit, detyrë e rëndësishme për etapën që kalon vendi ynë. Ku synonte veprimtaria e grupeve të reaksionit.
-Mbi mbrojtjen e bazave ekonomike…
-Mbi ndryshimet e mëdha që janë arritur në vendin tonë, në rreth, kooperativë bujqësore të Bërzeshtës dhe si e kanë paraqitur këtë grupi i sabotatorëve.
-Roli dhe figura morale, aksionet, shkolla revolucionare, edukimi i rinisë. Si i kanë shtrembëruar këto grupi armiqësor.
4.Të përgatitet vendi ku do të zhvillohet gjyqi – kinemaja, të pajiset me gjithë materialet e nevojshme si dhe materialet propagandistike, parulla e citate nga materialet e partisë e sh.Enver, kryesisht mbi luftën kundër armiqve, forcimin e diktaturës së proletariatit, vigjilencën revolucionare, luftën e klasave.
5.Do të bisedohet paraprakisht me prokurorin e rrethit që do të marrë pjesë në gjyq për të:
-Bashkërenduar veprimet që gjykimi të zhvillohet në lartësinë e duhur e të bëhet gjyq politik e ideologjik në radhë të parë.
-Lidhur me ndërhyrjet që prokurori do të bëjë gjatë gjykimit, të përcaktohen momentet dhe përmbajtja e tyre.
II-Problemet juridiko – ligjorë (shpjegohen deri në interpretim pikat kodit penal – shënim)
III-Probleme politiko – shoqërore.
1.Pasi u bisedua me sekretarin e parë të KP të Rrethit dhe titullarët e degës, prokurorisë dhe gjykatës, u konkludua që vendimi të punohet në të gjithë rrethin në bazë fshati e lagje. Vendimi do të punohet nga punonjësit e komitetit të partisë, pushtetit në rreth, gjykatës, prokurorisë dhe degës.
2.T’i bëhet relacion Gjykatës së Lartë:
-Zhvillimin e gjykimit dhe përfundimin.
-Pikësynimet e grupit të sabotatorëve dhe përvetësuesve.
-Rrjeti i gjerë i personave që janë përfshirë në veprime armiqësore dhe anormale.
-Ku i kanë drejtuar veprimet armiqësore të pandehurit.
-Mbi komprometimin e shumë kuadrove dhe kuadrove.
-Mbi vigjilencën e ulët që ka ekzistuar në sektorin e Bërzeshtës, zbutje të luftës së klasave.
-Mbi të metat e dobësitë e theksuara në hetimin e përfundimit të çështjes penale të sektorit të Sigurimit dhe hetimit të degës.
-Mbi jehonën që ka bërë ky gjyq në gjithë Rrethin e Librazhdit dhe pjekuria politike e ideologjike që manifestohet në gjyq.
-Mbi kërkimet e pjesëmarrësve në gjyq, për dënimin kapital të Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës.
3.T’i bëhet relacion Komitetit të Partisë së Rrethit:
-Mbi disa të dhëna kryesore që rezultuan në gjyq.
-Mbi vigjilencën e ulët, zbutjen e luftës së klasave që kanë ekzistuar në kooperativën bujqësore dhe sektorin Bërzeshtë.
-Komprometimin e shumë komunistëve dhe kuadrove të kësaj kooperative dhe kuadrove të saj dhe veprimet keqbërëse.
-Mbi personat që kanë bërë veprime kriminale në kuadrin përvetësimeve të kryera që nuk janë proceduar dhe duhet të demaskoheshin e këshilluar prapë.
-Mbi disa të meta e dobësi lidhur me ruajtjen dhe administrimin e prodhimeve bujqësore.
-Mbi disa masa që duhen marrë për të metat e dobësitë që janë vërejtur në këtë kooperativë.
-Mbi të metat e dobësitë e parregullsitë e sektorëve të Sigurimit dhe Hetuesisë së degës punëve të brendshme Librazhd.
Gjyqtari – Sybi Sulçe
Cfare mashtruesish te pafytyre jane Pd-istat. Shajne gjoja sigurimin dhe imitojne metodat e sigurimit.
Or copa idiotesh te shqupit.Origjina juaj katundareske do dali ne pah ne cdo veprim.Te pakten ne pamje te pare ngjyra e perdorur ne shenimet e gjyqtarit eshte boje stilografi ,qe kishte ngjyre te erret dhe perdorej zakonisht nga zyrtaret ndersa gjoja firma e stefanit duket ashiqare qe eshte shkruar me stilolaps te zakonshem bic me boje blu. Ne dokumentet zyrtare ose personale vihet funksioni i firmetarit .Po funksioni i stefanit ku eshte ??Cdo fjale qe thoni ,cdo genjeshter ,cdo konference shtypi i mbush mendjen cdo shqiptari te ndershem se jeni totalisht shejtan — budallenj.
Spiun ka qene Boci.
Metoda “Bofo”……..
… Po e Vertete,
verioret jane njerezit me te “pa fytyre” dhe “trillues” qe gjithe historine e kane te mbushur me “Bemat e tyre”.
Shembull tipik eshte sot krimineli tyre Sal Bisha qe dogji dhe vodhi Shqiperine ashtu si Injorant-Satrapi Zog.
Kam qene ndihmes gjyqtar ne gjykaten e Librazhdit ne ate kohe. Nga kurioziteti ate dosje e kam lexuar hollesisht. Asgjekundi nuk ka pas firme Andrea Stefani. Qytetar apo punonjes me emer dhe mbiemer Andrea Stefani kurre nuk ka pas ne Librazhd. Ja kush eshte PD-ja. Keto forma te ish sigurimit te shtetit ka nje cerek shekulli qe i perdor Berisha mbi njerzit e ndershem.
Sybi Sulcen e keni gjalle e shendoshe ne Korce. Qeraseni me nje caj kamomili dhe Ja u tregon historine ne origjinal.
Presim tash qe prokuroria shqiptare,mbas hedhje ne gjyq nga Stefani te kerkoje zyrtarisht institucioneve shqiptare ndihmen ne zbardhjen e ngjarjes edhe hapjen e dosjeve te te dyve qe keto institucione do t’i japin gjykatesit!
Bravo Kastriot Dervishi! Me ne fund, pas 25 vjetesh, e kuptove se genjeshtra i ka kembet e shkurtera. Uroj te keshe nxjerre mesime te rendesishme nga vetperdorimi dhe autoshtrydhja mizore qe i bere vetes…
O njerez po ben pak hesap o te uruar, sa vjec i bie te kete qene Stefani ne ate kohe rreth 13-14 vjec.Kaq mjefton per te ditur qe bashkepunetor i sigurimiot nuk mund te ishe ne ate moshe.PD i mbaroi problemet qe ka brenda vetes dhe tani po ftillon punet e Stefanit me shoke.Lereni PD te shpife ne te keq te vet.