Andrea Stefani: Ja si është e vërteta për "dosjen" time të Sigurimit të Shtetit

18 Tetor 2015, 16:03Politika TEMA

Andrea Stefani ka reaguar pas publikimit të disa shkresave, të cilat pretendojnë se ai ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit.

Shkresat kanë dalë pas debatit të tij me Preç Zogaj.

Më poshtë reagimi i plotë i Stefanit per gazeten Dita:

Pas një debati që kam patur në “Opinion”, fanatikë berishiste dhe ca media online kanë përhapur me zell gjuetie shtrigash një shpifje të ulët sikur unë paskan qenë spiun i Sigurimit dhe se paskam bërë një kallëzim që paska patur për pasojë dënimin e një personi.

Një e shkuar, që po të ishte e vërtetë në rastin tim, e them në parantezë, do të qe e pa denjë për profesionin e gazetarit. “Dokumentet” që kanë servirur si provë janë falsifikime shume qesharake, një fletë leksioni për drurët pyjorë dhe një tjetër, programi i punës i një gjyqtari nuk e di se për çfarë procesi.

Tek kjo letër e fundit, krahas firmës dhe emrit të gjyqtarit në fjalë, është shtuar emri dhe mbiemri Andrea Stefani dhe një firmë që nuk ka të bëjë fare me mua. Këto dy letra janë servirur njëra si gjoja kallëzimi që unë kam bërë (dhe kjo është ajo letra që flet për drurët) dhe tjera është gjoja vendimi që ka dhënë gjyqtari për atë të shkretin që unë e paskam kallëzuar.

Skenari është i qartë. Berishistët që, sikundër dihet tashmë, kanë shumë ish spiunë të sigurimit në radhët e tyre, duan të vendosin “detantën” e spiunllëkut duke shpifur për kundërshtarët. Përmbushjen e epshit për të bërë spiunë këdo që urrejnë, duket se ja u lehtëson edhe mos-hapja e qëllimtë dosjeve të Sigurimit pas edhe më shumë se dy dekadave nga rënia e diktaturës. Por fatkeqësisht, për ta, nuk jetojnë në botën e tyre solipsiste ku realiteti dhe gjakimet që i mundojnë janë një.

Kuptoj që fanatikë, të shpërblyer nga pushtetet berishiste, të jenë marrëzisht të interesuar dhe plot epsh për të njollosur figurën time si një nga kritikët më të ashpër të idhullit të tyre.

Por është e pafalshme, jo profesionale dhe jo etike, që media të ndryshme online të publikojnë materiale që tentojnë të cënojnë reputacionin e një gazetari, deri edhe pa verifikuar jo vetëm vërtetësinë por edhe pa parë fare (që mund të jetë edhe një verbëri e qëllimtë) përmbajtjen e faksimileve që publikojnë!

Madje ka media që edhe pse ja kam bërë të qartë mashtrimin, nuk kanë denjuar jo vetëm të kërkojnë falje, por as të bëjnë përgënjeshtrim duke vazhduar ta mbajnë të publikuar këtë mashtrim. Kjo është një orgji me lirinë e fjalës dhe të mediave dhe bashkëfajësi në falsifikim. Si e tillë nuk i falet asnjë gazetari dhe as edhe mediave sepse është kundër lirisë së fjalës, kundër të vërtetës. Liria e fjalës nuk mund të jetë liri e gënjeshtrës.

Prandaj kushdo që është përfshirë në këtë skenar të turpshëm do ballafaqohet me mua, radhë pas radhe, përpara gjykatës. Atje të provojnë me dokumente shpifjet e tyre. Është një veprim që e shoh të domosdoshëm jo vetëm për reputacionin tim si gazetar (që nuk do mund ta njollosin kurrë fanatikët e kujtdo) por edhe si një investim kundër abuzimit me fjalën e lirë që ka dalë jashtë kontrollit veçanërisht në mediat dhe forumet online.

Bashkë me këtë të dytën, është edhe neveria që kam për mashtrimin dhe mashtruesit sepse si gazetar, besoj tek forca e të vërtetës dhe je te ajo e gënjeshtrës. Eshtë e vërtetë, ka raste kur mund të kem folur e shkruar shumë ashpër, por askush dhe asnjëherë nuk do të gjejë në ato që kam thënë e shkruar qoftë edhe një gënjeshtër.

Ja dhe “dokumentet e spiunllëkut” qe janë shpërndarë nëpër internet

50 komente në “Andrea Stefani: Ja si është e vërteta për “dosjen” time të Sigurimit të Shtetit”

  1. eljo says:

    Mesues ne shkollen e partise ke qene ama, pranoje.
    Edhe qe jepshe mesim MARKSIZEM LENINIZEM pranoje ok.
    Se edhe aq burre i mire sa don te hiqesh nuk je.

    1. Lexuesi says:

      Po pse konsiderohet e pa moralshme te kesh qene bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit Shqiptar apo te kesh bere nje denoncim ???
      Nuk i kuptoj keta gazetare apo lexues..?!
      Te zbatosh ligjet e shtetit e ti sherbesh Atdheut eshte NDER.
      Prandaj mbaje koken larte…

      1. Tim says:

        Andrea jemi me ty. Vazhdo te besh gazetarin e ndershem. Shpifjet kuptohen nga ata qe shohin dhe kuptojne. Te gjithe e dime qe Prec Zogaj ka qene ish anetar i Sigurimit te shtetit. Sigurisht qe dosjet i ka Berisha dhe prandaj i mban te gjithe rreth me frike qe tja u botoje atehere kur i nevojitet. Shkrimet e tua tregojne te verteten therese sidomos ndaj Berishes. Dhe eshte ai qe me siguri i ka perhapur keto genjeshra. Fakti qe po i con ne gjygj flet shume. Mos ju ndaj genjeshtareve dhe mashtruesve te ish Sigurimit.

        1. Cubi says:

          Brishistet po ceshte kjo o Andrea sikur berishistet dhe ramistet dhe nanoistet jane grupe armiqesore si ne Historine e PPSH ,nese deri sot te kam lexuar apo degjuar sot e mbrapa ste lexoj se qenke akoma si ish mesues i Historise PPSH ik o Andrea demokracise dhe ju Stefanistet nuk i duheni gje.

          1. periodiku says:

            Andrea Stefani;Nje Aset me vlere ne Buqeten e bukur te
            Njerezve Kurajoz,te cilet mbi te Verteten nuk vene as Jeten.
            Kush nuk di te flase per kete realitet,nuk ka si te jete
            i pranishem ne Jeten e perditeshme te vendit Tim.
            Andrea,nuk ka vlere pse eshte totalisht anti Berishizmit,por se
            filozofia Berishjane eshte bere derimesot,Vullkan Apokalipsian
            ku kultivoi me te keqijat dhe Varferoi uniformisht tere masat
            e gjera Popullore.Ky eshte pra Andrea Stefani,qe ka qendrim
            Burreror,jo vetem perballe gjithe Precerve,por edhe gjithe
            Berishjaneve.Ndaj e thashe qysh ne fillim se Kush nuk e njeh
            Andrean si te tille,nuk jetone ne Shqiperi,pra nuk njihet me
            hallet e popullit.Berishjanet per keto aresye sa nuk kane Kauz,
            jane nje strukture opozitare pa kollone vertebrale.Llafazane te
            Peshtire,ashtu si gjithe ata qe konsiderohen Fanatike te Saliut.

    2. smile says:

      E cfare pastaj? C’do te thuash me kete? Ne nga ai sistem vijme te gjithe. Jeta ne Shqiperi nuk filloi ne 1990.

    3. LIKE LAFSHA says:

      pO sALA, MOS NUK JEPTE LEKSIONE TE ppsh? iSHTE TMERR PER NE STUDENTET E MJEKSISES.

      1. eljo says:

        Genjeshtar Saliu nuk ka dhene as edhe nje
        here te vetme leksione partie.

        1. Tim says:

          S’kishte nevoje te jepte leksione u sherbente atyre qe jepnin leksione dhe qe vrisnin e torturonin popullin shqptar.

  2. Pelasgian says:

    99% e ortoqenve jan SPIUNA TE GREKUT DHE SERVILA TE PAPARE TE CDO LLOJ QEVERIE !!!

    Shikoni si i trajtonte enveri , sikur t’ishin specie ne zhdukje !

    E pse ? Pikerisht se ishin SERVILAT ME TE DEVOTSHEM !!!!

    1. petro says:

      Pelasgian, duhet te shkosh te banosh dhe te kontribuosh ne ndertimin e Afganistanit.Nje taleban i veshtire.Harron se edhe stergjyshet e tu kane qene te krishtere.Nje provokator i vazhdueshem dhe nje nxites i dasive fetare ne vend.mendohu mire o specie aliene.Feja eshte ceshtje e brendeshme e secilit.Po injorantet aq e kane.Jane kaceke te mbushur me urrejtje.Trasheguar nga Enveri qe s mori kurre nje provim universiteti dhe i urrente gjer ne vdekje te shkolluarit.Ndaj e perfundoi vendin ne kolaps te plote dhe tani dishepujt e tij( nga te cilet edhe ti) po e shvatni e po e beni cike e cope.Zoti do t ju denoje, po Shqiperia do te mbetet.

      1. Pelasgian says:

        He mo se nuk e kam me ty , ti Petro je njeri i mire !

        1. eljo says:

          Petro eshte gruaja e nje karagjozi qe del ne
          tv dhe jan grekafonai keta prandaj hypen si
          gjeli ne pleh.

  3. arian says:

    Ju mbi te gjitha Stefani,gjate gjithe kohes,lexuesi qytetar,ju ka ndjere qe nuk beni asnje kompromis me amoralitetin,qe arrin permasa dhe shumellojshmeri te papara shpifjesh,korrupsionesh,vrasjet tek hordhia pd e Saliut.
    Dhe kur ju sulmon pareshtur kjo bande bastardesh me arsenalin e vet mesjetar,ju per mendimin tim duhet ta ndjeni vehten teper krenar dhe te respektuar,qe i keni goditur drejt e ne kaptinen e tyre qe qelbet gjithmone ere.
    Me dashuri dhe respekt si gjithmone,per ju nje qytetar i ralle i ketij vendi.
    Shenim: Me habiti Stefani qe nuk ja permendet spiunit Prec Zoga,qe te qenit spiun ai e ka pranuar vete,ne fillim te viteve 90,mbasi ja nxorri kete Saliu.Ishte i vetmi spiun qe u vetdeklarua.

  4. daku says:

    ik mer pall … te gjithe sigurimsa jeni

    1. Realisti says:

      Ky palaco Stefani i kliks se Stefan Nemanjes,eshte spiun i 100% i sigurimit dhe UDB-es.Ky mik i Vojkanit serb duhet te hetohet nga te gjitha anet.Ju lutem Tema,mos beni llafe per kesi psikopatesh qe s’jane shqiptar.Edhe ne nje intereviste qe u be me pare,ky palaco ishte i fundit ne listen e analistve te mirenjohur.

  5. Shettt says:

    Qe preci ka qene spiun kjo dihet.por pas 25 vitesh ti thuash tjetrit qe 25 35 vjec ka qene spiun dhe ne debat publik nuk eshte zgjuarsi.godite tjetrin me argumenta aktuale por para 25 vitesh gjithe populli ushtar ishte parrulla komuniste

  6. altin says:

    O Andrea sot or mik eshte koha e kurvave ,spiuneve ,hajduteve prandaj kot nxehesh vetem me precin dhe salen.Gjithe shqupi eshte gjiriz.

  7. allamani says:

    Po përse more Andrea “Cavalcanti” ia heq petën lakrorit?

  8. LORA says:

    I dashur dhe I respektuar Andrea,mendoj se vlera e mashtrimeve qe fabrikon kampi kusaro-bandit shqup-s , me mediat e tij eunuke dhe paturpesisht klienteliste, eshte deshmia me e sakte e degjenerimit pa skaj ne ate nahije dhe e nevojes se tyre per te felliqur njerzit me profesionale dhe me me imtegritet, si menyre e vetme mbijetese,,,,ne kararin gangster te 25 vjetve te fundit.Strofka e spiuneve I desheron te gjithe si vetja,,,,sidomos tash qe n’a I ka hyp nje oreks I madh “dekriminalizimi” .
    Dije Andrea qe njerzit e ndershem,qe e kane refuzuar me percmim kolloqithjen brekedhjere,jane ne nje udhe me Ty.

  9. komentues nano says:

    O I nderuari Andrea te vlersoj shume si analist dhe gazetar, shume bile po e theksoj dy here. Po nuk te vlersoj thuajse fare per durimin qe te mungon ne opinionet ku je present. Je ne antipod ne kete fushe. Pastaj kur je te Blendi kjo behet edhe me tragjike sepse Blendi eshte I dhene qe te diskrwditoje me dashje analiste e gazetar. Pranda kujtoje ate fjalen e urte se kur fle me qen qohesh me pleshta.

  10. barbara says:

    kur qenke vertet nje spiun i tille ,pse akuzon te tjeret kote ,apo se ke degjuar qe “mbrojtia me e mire eshte sulmi”

  11. fjale imzot,fjale says:

    I nderuar z.Stefani.
    Edhe pa sqarimin tuaj lidhur me kete problem,personalisht kam qene i sigurt se eshte nje shpifje.Por sa i perket sherrit qe bete me z.Prec Zogaj,mendoj se Ju keni gabuar.
    Zogaj eshte nje person publik i cili eshte percaktuar tashme si i tille.Ne opinionet qe Ai jep,une mendoj se duhet pare cfare thote,dhe jo kush i thote.Nese Ai eshte koherent dhe thote te verteten,Ai i ben nje sherbim te vyer shoqerise shqiptare.Por edhe nese arsyeton gabim,kjo nuk justifikon sulmet se Ai dikur ka qene bashkepuntor i sigurimit.
    Paragjykimi i njeriut nga e shkuara e larget e tij per ta shkaterruar ne te sotmen e tij,me duket nje mentalitet i trasheguar nga komunizmi.
    Zogaj eshte nje analist me kulture,i matur dhe logjik.Pavaresisht se jo cdo gje qe mund te thote eshte patjeter e sakte.Megjithate,perdorja ne menyre perverse e te shkuares se tij adoleshente,per ta neutralizuar apo asgjesuar me duket e pa pranueshme.Une jam i bindur se edhe Ju z.Stefani mbas kaq ditesh e quani te gabuar sulmin tuaj ndaj nje kolegu te vjeter,i cili pavaresisht nga e shkuara e tij ndoshta aksidentale, rradhitet nder intelektualet qe ky vend ka nevoje.
    Faleminderit.

      1. arnaut says:

        Jo dhe aq sakte! Sepse se pari Zogaj e hodhi zarin i pari duke i treguar pasqyren Stefanit. Pse e beri kete? Juve nuk ju lind kjo pyetje? Zakonisht kur debati denigron poshte ka si shkak varferine e argumentit. Ne fakt edhe une po te isha (madje edhe ju) ne vend te Stefanit do tja kisha dhene pergjegjen me te njejten monedhe.
        Tjetra, Stefani ndoshta beri te vetmin gabim qe i permendi punen e sigurimit, por nuk ishte vetem kjo qe i perplasi atij, por edhe qendrimet e tija jokoherente nder vite. Keto pse i harroni dhe kapeni vetem tek ajo e sigurimsit. Nder te tjera i tha se tek libri i katert ai ka mohur ato cka shkruar ne librin e pare.
        Prandaj them se nuk ishte fare “i sakte” komentuesi ketu siper.

  12. Arber Iliri says:

    Fantazma e Enverit, vjen verdalle neper Shqiperi.Turp.

  13. lala says:

    Po spiun ke qene o shoku Andrea. Po keto qe dolen jane vetem maja e ajsbergut. Ka dhe disa te tjera qe do te dalin se shpejti.

    Ne mik qe te do te mirem.

  14. denis says:

    Nuk jemi aq naïve sa te besojme mashtrimet per ju,zoti Andrea.

  15. Daja says:

    Ne kete debat me pelqeu mjaftueshem komenti I Mero Bazes..
    Personalisht vendos logjiken dhe luajalitetin ne debat te Zogajt shume me lart se te Stefanit I cili shpesh me ngjan me nje zhurmues, provokator I instaluar ne llogoren e vet dhe qe perulesisht I sherben kompit te tij edhe pse ne te shumten e rasteve eshte thjesht zhurmues dhe I merzitshem .
    Shpesh logjiken mbushamendese e len diku te harruar… Vete thote se do I drejtohet gjykates per shpifje dhe nga ana tjeter provokon tjetrin edhe pse Ai(zogaj) e ka tashme nje vendim gjykate ne lidhje me kete dhe Stefani e din mire nje gje te tille???!!!!
    Logjika e kesaj;?? “Ska rendesi se cfare flas thjesht te provokoj e te ndyej opinionin” . Kjo nuk eshte e ndershme z. Stefani, Kjo te ndyn ty te parin z. Stefani dhe jam gati te ve bast se ti tere jeten e ke kaluar si mistrec , si grindavec me shoke e kolege madje I tille mund te kesh qene edhe Brenda familjes pasi kjo qe ben eshte ceshtje karakteri dhe temperamenti…. Ti je Ai qe duhet te pendohesh dhe te kerkosh falje para publikut per sjellje te tilla te uleta perverse.

  16. Dem Xhepa says:

    O Andrea pse mundohesh qe te justifikohesh.Kaq shpejt harrove se kush ke qene dhe sot sje kerkushi vetem nje zhurmues i keq qe ska kanoce tv.qe ti eleminon zhurmat.Me mire bjeri shkurt si gjithe soji jot i spiuneve duke thene qe une kam bere vetem detyren se ashtu ishte sistemi dhe bjer rehat e te vazhdosh prape te hashe marmelate fiku.J

  17. Uskania says:

    Po qe se del nga tema dhe merresh me akuza për të depersonalizuar tjetrin, jo me llogjikën e fakteve, kthehesh në një majmun me syze, o Andrea!

  18. "BALASHI" says:

    Shqupi fabrikon e zduk gjurme vrasjesh, si rasti i Remzi Hoxhe, e se mos vetem ai dhe pafytyresia e tyre nuk ka limit, e jo te mos shpifin e fabrikojne nje cope leter. Mos u shqeteso Andrea.

  19. qytetar says:

    Me letra te tilla bakalli keto spiun te deklaruar kane futur me dhjetra qytetar ne burgje.
    Kete tentojn ti bejne edhe Z. Stefanit, kjo tregon se akoma kan ngel me metodat e vjetra te shpifjeve dhe falsifikimeve.
    Ata jane po ata tw 50 viteve te shkuara.
    Z Stesani MÇb.

  20. Tani says:

    Ti jeton vetëm se shan Berishen, ndryshe je një pleh.

  21. Koli says:

    Ore jeni ne vete apo jo? E akuzuat burrin e botes per spiun duke pretenduar se keni dokumente dhe ai po ju thote na tregoni pak dokumentet ne gjykate dhe ju beni terci e verci. Lerini llafet boshe. Keni dokumente per ato qe akuzuat? Nuk ka ketu jo po i kane zhdukur dosjet jo keshtu jo po ashtu. Ata qe akuzuan Andrean thane se kane dokumente. Ne rregull. Nese nuk i kane te bejne gati ca miliona te gjobes per shpifje. Kaq e thjeshte eshte kjo pune. Te tjerat jane te gjitha kot. Ka ardhur koha qe shqiptaret ti bejne punen me gjykate. OK?

  22. tomsojeri says:

    Andrea ! vazhdimisht kam lexuar shkrimet e tua qe jan shkrime qe aq i duhen shoqeris sot ne kto dit ku jetojm !Shof me keqardhje si turma e kriminelit dhe hajdutit Sali bashkohen nen flamurin e tij per te “kenduar hymnin” e vepres se tij qe kerkon te mbyll goj e te paralizoj zera si i yti edhe kur i ka dal boja e esht flakur nga ky popull si zagar plerash !Esht e vetmja “arm” qe sot mban neper duar, duke kercenuar kundershtar se do “nxjer”nga kasaforta edhe kur ska gje brenda, “helmin e paralizes” !Nuk i mungojn “ushtaret” qe i sherbejn atij qe ishte ne radhet e para te spiuneve ,deshmitareve e keqbersave kudo ku punoi e shkeli deri sa futi ne dor ter Shqiperin e shqiptaret dhe ju ……..nenen !Me aftesin e tij mundi te mposht me shpifje,mashtrime dhe eliminime te shemtuara mjaft personazhe qe dinin per te fakte ! Fakti qe dosjet nuk hapen esht nje kompromis i ndyr, qe ky qen te ket mundesin te “kercenoj” meqe dora vrastare e gjat e tij u pre ! Mos u terhiq Andrea Stefani se spiunet i kemi ne parlament sot !Bashkpuntoret e sigurimit ka mbushur ter PD qe vazhdojn te jen bashkpuntoret e kryetradhtarit e kriminelit te pameshirshem te shqiptareve ! Ska nevoj te na bejn biografi kta, sepse ti ne shkrimet e tua na ben prezantimin dhe tregon personalitetin tend ! Je impulsiv dhe do bashkohesha diku me nje verejtje te vogel qe mos bjer ne gracken e tmperamentit tend, ne nje bised te hapur televizive me nje koleg, pavaresisht ku ben pjes ai ! Po e mbyll kte koment, duke te pershendetur me respekt. Uroj te shoh e lexoj vazhdimisht shkrime te tua me aq qartesi !

  23. kombi says:

    Po ky vllah muti cfare ka me shqiptaret. Race e humbur dhe flet si te doje me shqiptaret. Çojeni ne kafaz tek kopshti zoologjik, duket si majmun.

  24. populli says:

    Poshte spiunat e intrigantet,fara e mutit! Andrea eshte gazetar e intelektual i mire.Andrea,shkruaji tek vendi halete

  25. Mossad says:

    I nderuar gazetar dhe ju lexuesit e gazetes Tema,un kam mbaruar is shkolla e sigurimit te shtetit pavaresisht se nuk kam punuar ne ate profil se erdhen proceset demokratike ne ate kohe dhe sa per dijeni per ju komentues gjithkush ka zbatuar ligjet e shtetit pavarsisht ,nqs ndonjeri I duket si e cuditshme let te pyesi si funksionon shteti ketu ne USA

    1. Beni USA says:

      Me 100% qe ke mbaruar ate shkollen e Saukut per te mesuar se si te ndjekesh me nuhatje Diversantet dhe armiqet e Partis gjithashtu dhe per te lefur Ham-ham-e gam -gam per Partin,sepse Shkolle sigurimi nuk ka patur ne Shqiperi ore Gernete.Ptjeter cdo shtet fuksionon ne baze te Ligjeve por mose haro ti kaqol se Shteti ka Organet perkatese te Ligjeshme ne pajtushmeri me konventat nderkombetare te Drejtave te Njeriut .Dhe mose na trego ketu ate mut Shtetin tuaj te Diktatures Komuniste qe gjithmone vepronte ne Emer te Popullit dhe jo ne Emer te Ligjit,ku nepermjet instalimit te Luftes se klasave ariti qe te krijoje njeriun e RI Socialist Spiun-Ajdut-Imoral dhe pervers.Turp te vije ty dhe mutrave si puna tende qe kerkoni te beni krahasime me ate kohe dhe Regjim Anti Shqiptar.Pa me thuaj se ku Jeton ne USA se ta trgoje une se si funksionon ketu Shteti federal Amerikan ne pergjithesi apo dhe cdo Shtet I USA ne vecanti nga Alaska deri ne Florida.Une jetoje ketu ne USA dhe jetoje ne Pennsilvany qe nga 1996

  26. freeee says:

    po gelltite nje luge corbe gjithe jeten do vjellesh Andreaaaa

  27. Francesk Armadhi says:

    Si ish oficer sigurimi,me duhet tju shpjegoj se nese ka patur nje denoncim dhe sidomos me emer,Andrea Stefani dhe kushdo tjeter, ne menyre kategorike nuk kane qene bashkepunetore te sigurimit.Bashkepunetori i sigurimit nuk vendoste emrin por pseudonimin, nuk bente denoncim apo deklarate por bente raport dhe kurre nuk dilte deshmitar ne nje proces gjyqesor! Keto ishin regulla strikte dhe cdo gje tjeter eshte vecse shpifje !

  28. Aua ;) says:

    Fati i Andreas te beje ca LEKE me xhepat “online” te PeDe-rrave!
    Hidhi te gjithe ne gjygj dhe merru edhe qindarken me te fundit ketyre shpifarakeve!

  29. Arber says:

    I dashur Andrea! Populli thote: do te besh armiq? Thuaj te verteten. Pra ti ke guxuar te thuash te verteten dhe tani do te perballesh me armiq, te cilet nuk jane vetem te tute, por te gjithe popullit shqiptar, pasi kane vjedhur, kane vrare dhe kane shitur detin e Shqiperise. He per he, Ali Baba Saliu dhe 40 hajdutet dhe kriminelt e cetes se tij kane ne dore, SHIK-un, Prokurorine, krejt piramiden e sistemit te Drejtesise dhe nuk i kap dot, por ata jane te damkosur perjete nga historia e popullirt shqiptar. Ne keto kushte, ti mos u shqeteso, vazhdo punen me pasionin qe te karakterizon, se populli te njeh, te kupton dhe te vlereson.

  30. latif says:

    Hysen Shoshori,Hysen Shoshori,Hysen Shoshori.E kupton vete kujt i djeg Hysen Shoshori!

  31. Pershendetje z. Stefani.Nje analist si ju do e kishte zili bota. ..Jeni gjithmone sh. i sakte e i drejperdrejte .Jeni shkaku qe ndjekim familjarisht …OPINION.

  32. shvejk says:

    Late nam,kush mund te na thote sa vjec ka qene Andrea Stefani ne vitin 1977 ,nese sot eshte rreth 50 vjec? Para 38 vjetesh i bie te kete qene rreth 12 vjec,ja po themi 15. Kush eshte ai idiot qe beson se nje i mitur mund te vinte firmen ligjerisht ne nje denoncim ,apo te ishte bashkpuntor i sigurimit. Pale pa ,paska qene dhe mesues ne shkollen e partise ne moshen 22-23 vjecare,paska qene vete Lenini Andrea Stefani dhe nuk e paskemi ditur. Mjaft me kto gomarlleqe se na hapet barkun.

  33. Kastriot says:

    Ti stefanaqis ke 15 vjet qe nxjerr helm dhe mut nga goja per te helmuar te tjeret … mesues i marksizmit eshte me keq se spiun … je ndyresirë … po do ta paguash shtrwnjte gjithe zullumet dhe ndyresirat qe ke bere

  34. Hanxhiu says:

    Për ca komentues më lart: Saliu “lante çdo darkë me ujë të ngrohtë”, topet e Hysni Kapos dhe jargavitej vilave të Bllokut…(???!!!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje