Rekord në foltoren e Parlamentit, Berisha i mund të gjithë, edhe Ramën

18 Tetor 2015, 09:48Politika TEMA

Energjik, i gatshëm të komentojë pas çdo deputeti, të flasë nga vendi apo edhe në foltore, të reagojë madje duke marrë dhe kohën e kolegëve të tij demokratë, ish-kryeministri Sali Berisha ka dominuar me fjalën e tij në foltoren e kuvendit.

Në një sesion parlamentar ka folur plot 917 minuta në 73 diskutime që ka mbajtur duke ‘mundur’ dhe kreun e qeverisë, Edi Ramën i cili ka folur më pak se gjysmën e kohës së tij, 417 minuta.

Berisha e ka shfrytëzuar në maksimum tolerimin e deklaruar publikisht nga kryeparlamentari Ilir Meta dhe të pranuar nga të gjithë deputetët, madje dhe kryeministri Rama, për t’i dhënë kohë të pakufizuar në foltoren e parlamentit.

Seancat plenare

Berisha zgjedh gjithmonë të vijë, ndërsa seanca plenare sapo ka filluar ose kanë kaluar vetëm diskutimet e para. Ndërsa hyn në sallë nuk harron asnjëherë të përshëndesë kolegët, e më pas me ipad-in e tij në dorë, si për të treguar se motoja “Shqipëria dixhitale’ është ende e rëndësishme për të, ulet në vendin e deputetit mes ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe ishministrit të Financave, Ridvan Bode.

Me iPad-in përpara, por dhe dosjen me shkresa, demokrati Berisha është gati në çdo moment të reagojë. Shpesh nuk pret as që t’i japë fjalën kryesuesi i seancës, por nis të reagojë pa mikrofon. Ka një koment për çdo çështje e mundësisht një diskutim pas çdo deputeti.

Nuk përton të çohet për të folur nga vendi e as për të shkuar në foltore ku edhe pse mund t’i jetë dhënë fjala për dy minuta replikë, kujtohet të mbarojë pasi kanë kaluar 20 apo edhe 40 të tilla. E ndërkohë që flet ka një përgjigje për çdo deputet që komenton fjalimin e tij apo i kërkon të mbarojë për t’i lënë dhe të tjerët të flasin. Kur seancën e drejton kryeparlamentari Meta e ka edhe më të sigurt tolerimin dhe vazhdon të flasë për minuta të tëra.

Paralajmërimi për të përfunduar fjalimin nuk bën punë thuajse asnjëherë. Të qenit në opozitë prej dy vitesh tashmë duket se i ka dhënë edhe më shumë energji për të folur në mënyrë të veçantë pas fjalës së kryeministrit Edi Rama.

Kreu i qeverisë shpesh është distancuar nga reagimet duke zgjedhur mos komentojë pas çdo akuze të paraardhësit të tij, por kjo ka qenë e pamundur kur në foltore ngrihet Berisha. Me tonin e tij të lartë, duke drejtuar gishtin herë te njëri ministër herë te tjetri por gjithmonë duke fajësuar ‘bashkëkryetarin Rama’ apo ‘bashkëkryetarin Meta’, Berisha e bën të pamundur që mos ketë dhe reagim ndaj tij. Por ai ka një kundërpërgjigje për çdo gjë e çdokënd.

Në shumë raste madje duke kaluar dhe akuza e fyerje. E ndërsa kthen përgjigje për secilin ligjvënës kalon nga një çështje në tjetrën duke u detyruar që më pas t’u kthehet shkresave për të gjetur se ku e kishte lënë. Duke akuzuar njëherë njërin e njëherë tjetrin deputet të mazhorancës, ndërsa flet në foltore, drejtohet shpesh nga deputetët demokratë për të marrë mbështetjen e tyre.

Edhe pse vetëm një deputet i thjeshtë i PDsë në sallën parlamentare, Berisha merr shumicën e kohës opozitare duke lënë shpesh pa folur edhe kreun e Grupit Parlamentar, Edi Palokën. Por 71-vjetori i lindjes të cilin e festoi pak ditë më parë, duket se ka nisur të peshojë disi mbi supe. Kjo e detyron që në orarin e drekës të tërhiqet për të pushuar, edhe pse pasditja rezervon sërish debatet shpesh të ashpra të tij në seancën plenare të së enjtes.

Duke ndjekur këtë ritëm Berisha ka folur plot 73 herë nga 518 diskutime që ka mbajtur opozita në sesionin e kaluar parlamentar, nga janari në korrik të këtij viti. Në muajin janar edhe pse ka pasur vetëm 2 seanca plenare, ish-kreu i qeverisë nuk është kursyer të diskutojë 7 herë përballë vetëm 3 diskutimeve të kryeministrit Rama.

Ndërkohë që ka folur pothuajse 3-fishin e kohës së kryeministrit Rama, në 4 seancat plenare të muajit shkurt duke marrë fjalën 17 herë kundrejt vetëm dy diskutimeve të Ramës. Muaji korrik me 6 seanca ka shënuar dhe kohën më të gjatë të minutave në dispozicion të ish-kryeministrit. Edhe pse vetëm 8 diskutime ai ka folur plot 295 minuta, afërsisht 37 minuta për çdo herë që është ngritur në foltoren e parlamentit.

Bashkë në foltoren e Parlamentit

Seancat plenare nuk kanë kursyer shpesh as situatat komike. Me e veçanta ishte ajo e 8 tetorit 2015 kur u bënë bashkë në foltore kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Rama edhe pse ishte ngritur për të mbajtur fjalën e tij, nuk e kurseu ftesën për t’i lënë foltoren paraardhësit që po kompentonte nga vendi për skandalin e CEZ-it. Deputeti demokrat e mirëpriti këtë ftesë ndërsa kryeministri zgjodhi të qëndronte përkrah tij.

Por kur Berisha lexonte akuzat kundër qeverisë, Rama duke ndjekur fjalimin e tij, u tregua i vëmendshëm që përmes batutave t’i tregonte se po shtonte përtej fjalës që kishte shkruar në letër. “Kthehu këtu, se nuk është këtu ajo që thua”, iu drejtua ai Berishës çka shkaktoi të qeshura dhe ilaritet në sallë.

Berisha mes të qeshurave ftoi një nga deputetët për të vërtetuar se ai po lexonte atë çka kishte shk4ruar. “S’ka gjë kështu e ka ky”, e mbylli ai batutën për të vijuar me akuzat. “Ky zotëria që rri këtu në këmbë, i cili në kulisa me Stefan Fylen e të tjerë ishte zotuar se do shkelmonte çdo interes publik”, tha Berisha. Por Rama iu përgjigj me një batutë: “Dihet botërisht se vetëm Doris Pak është e virgjër, Stefan Fyle e të tjerë janë të implikuar”. Berisha e ka përfunduar fjalimin e tij mes batutash me njëri-tjetrin, ndërsa për ta përcjellë kryeministri Rama i ka “rënë” supeve.

Diskutimet

Sesioni i IV-të i legjislaturës së VIII të Kuvendit të Shqipërisë

Kryeministri Rama në total gjatë sesionit të kaluar parlamentar ka diskutuar 19 herë në 417 minuta.

Sali Berisha gjatë sesionit të kaluar parlamentar ka diskutuar 73 herë në 917 minuta.

Në total mazhoranca ka pasur 461 diskutime në 4354 minuta.

Në total opozita ka pasur 518 diskutime ne 5317 minuta.

Në total seancat plenare të këtij sesioni kanë pasur 979 diskutime në 9671’.

Seancat plenare kane zgjatur gjithsej 228 orë e 25 minuta.

Sesioni i V-të i legjislaturës së VIII të Kuvendit të Shqipërisë

1.Muaji shtator, janë zhvilluar 4 seanca, 34 orë e 45’

Totali 73 diskutime – 1.379’

Mazhoranca në total 37 diskutime – 588’

Opozita në total 36 diskutime – 791’

Edi Rama 3 diskutime – 70’

Sali Berisha 5 diskutime – 96’

PS 32 diskutime – 554’; LSI 4 diskutime – 24’; PR 1 diskutim – 8’; PD 35 diskutime – 783’ dhe PDIU 1 diskutim – 10’

Koha e diskutimeve në 31 seanca plenare

Sesioni i IV-të i legjislaturës së VIII të Kuvendit të Shqipërisë

1.Muaji janar, janë zhvilluar 2 seanca 21 orë e 15’

Totali 54 diskutime – 573’

Mazhoranca 25 diskutime – 288’

Opozita 29 diskutime – 285’

Edi Rama 3 diskutime – 58’

Sali Berisha 7 diskutime – 60’

2.Muaji shkurt, janë zhvilluar 4 seanca 38 orë e 45’

Totali 214 diskutime – 1863’

Mazhoranca 98 diskutime – 834’

Opozita 116 diskutime – 1029’

Edi Rama 2 diskutime – 62’

Sali Berisha 17 diskutime – 167’

3.Muaji mars, janë zhvilluar 4 seanca 7 orë e 30’

Totali 55 diskutime – 279’

Mazhoranca 16 diskutime – 131’

Opozita 39 diskutime – 148’

Edi Rama 2 diskutime – 42’

Sali Berisha 19 diskutime – 68’

4.Muaji prill, janë zhvilluar 5 seanca, 45 orë e 15’

Totali 209 diskutime – 2129’

Mazhoranca 95 diskutime – 945’

Opozita 114 diskutime – 1184’

Edi Rama 6 diskutime – 102’

Sali Berisha 10 diskutime – 147’

5.Muaji maj, janë zhvilluar 4 seanca, 30 orë e 25’

Totali 149 diskutime – 1599’

Mazhoranca 73 diskutime – 725’

Opozita 76 diskutime – 874’

Edi Rama 2 diskutime – 42’

Sali Berisha 9 diskutime – 132’

6.Muaji qershor, janë zhvilluar 2 seanca, 14 orë e 30’

Totali 72 diskutime – 70’

Mazhoranca 34 diskutime – 265’

Opozita 38 diskutime – 436 ’

Edi Rama 2 diskutime – 31’

Sali Berisha 3 diskutime – 48’

7.Muaji korrik, janë zhvilluar 6 seanca 71 orë e 25’

Totali 226 diskutime – 2527’

Mazhoranca 120 diskutime – 1166’

Opozita 106 diskutime – 1361’

Edi Rama 2 diskutime – 80’

Sali Berisha 8 diskutime – 295’.

/Shekulli

17 komente në “Rekord në foltoren e Parlamentit, Berisha i mund të gjithë, edhe Ramën”

  1. Lili says:

    Ne testin e absurditetit,s’ka pse na cudit ky lajm!

  2. Luli says:

    I cmenduri cmend nje parlament te tere. Mire ua ben ku e lene.

  3. Dean says:

    Po po te flasesh budallalliqe gjith diten,edhe rekorde mund te thyesh.
    Ai duhet te kishte mesuar,ne fillim,gjuhen Shqipe,pastaj te behej politikan.Por ne Shqiperi,gjonat fillojne nga fundi.

    1. victor says:

      Po t’i bej analizen menyres se si ke shkruajtur o Dean, del se paske defiçite te medha nga mesimi i gjuhes shqipe edhe ti vete.

      1. Dean says:

        E vertet.Kam shkruajt ne varintin informal te Shqipes.Por,ajo qe eshte e rendesishme eshte se ti nuk ke me vujt kurre nga Shqipja ime pasi nuk jam politikan.

  4. LORA says:

    Ndersa verdikti I shenjteruar I 23 qershorit 2013 ia hoqi gores brekedhjere te drejten per te llapur,pa limit, ne foltoren e parlamentit,ilir meta ben karshillekun gangster me kete verdikt.
    Vetem per kete arsye nuk humhas kohen time te ndjek seancen plenare te se enjtes.Ka plot mundesira te tjera dinjitoze per t’u informuar.

  5. Gjirokastrit says:

    Po shkruani e flisni sikur jeni ne opozite e jo ne qeveri.
    Po keni force futeni ne burg ne rast te kundert mos na merzisni me cfare po ben Saliu po na thoni dicka per varferine,papunesine,kriminalitetin etj.
    Iken 100 ditet e para iken 300 ditet dhe po vijme ne votime te reja dhe varferia eshte ulur kembekryq dhe njerezit po marin rruget.
    Ngelet duke na treguar femra e saliun dilni beni nje shkrim ne teren pyesni njerezit si kalojne cfare hallesh kane????
    Boll na genjyet me demagogji po beni dicka per kete vend se po ikin edhe ata te huaj qe kishin investuar dicka.
    Gazeta koti jeni katandisur te gjitha ne kete m…t vendi.
    Por keni gjetur ju prandaj se keni nje popull qe i jepni nje top me shqiponje dhe shtyni disa muaj akoma.

  6. Tosun beu says:

    Ketu vetem me pak fjale mund te permblidhet
    i tere angazhimi i Saliut ne Parlament:
    Kur Mizen e ke nen Kesule,Kohe e pa Kohe
    do Kruash Koken! Por te Saliu nuk ka vetem nje mize,
    as dy,as tre,por edhe pese do tja benim Hallall,
    Por ne Koken e Saliut ka me dhjetra Miza!Ai ka marre
    persiper qe te Kruaje edhe ate te Lirise,Argites,Shkelzenit
    dhe plote familjareve te vet,keshtu qe natyrshem qe nuk i mjaftone
    Koha ne Parlament te Krruaje tere ato Koka.Ndaj detyrohet
    Te kruhet edhe neper Fb,apo Twtr.Jane shume Zullume,
    qe i kane dhene ate pamje te mjere,si te jete 100 vjec!
    Saliu e di mire se forcat qe e godasin per tere ato Bema
    jane aq te medha sa energjite qe ai konsumone edhe pse jane
    ne extreme,duken shume te vogla.Ketu eshte diskordanca
    midis Zullumit dhe Presionit te jashtem.Kesisoj,duke
    marre persiper te mbroje katrahurren e nje familjeje
    ka marre pamjen e nje Ujku prej letre dhe qe duket vertete
    i vetem perballe ketij Presioni qe Sot ka marre permasa teper
    te friksheme per te.Ndaj dhe duket qe po perpelitet ne Gerrhamat e fundit,qe padyshim,ashtu sic i ka grrisur Masken e paudhesive,ashtu
    do ti Shkerrmoqi edhe ato fortesa qe i duken se e kane mbyllur ne
    Keshtjelle.Prandaj cdo perpjekje e tij eshte detyrim per vetmbrojtje.
    Kjo e ka bere te mos kete Turp!Etike!dhe mungese Respekti qe do te thote se e kane katandisur aty sa ta quajne Personazh Komik
    pa Talent.Ose vence: Malok i pa Gdhendur!

  7. Bariu says:

    Kur Balua degjon zerin tim ne ane te kopese, edhe kur une nuk e kam me te, ose leh ose me afrohet duke tundur bishtin dhe me lepin shollet. Keshtu edhe Sala sa here flasin te tjeret i duket se ai eshte “qendra e botes” dhe e kane vetem me te. Ndaj edhe del ne podium e flet pa dogane. Por fajin e ka “doganieri” Ilir qe i ngre traun sa here i teket Sales te flase nga vendi a nga podiumi.Nuk ben gje tjeter vecse na shton nje “portokalli” bajate ne mes te javes vec kete radhe nga salla e parlamentit!!!!!

  8. victor says:

    Megjithate, me mire si Sali Berisha, se sa si me shume se gjysma e deputeteve nga te dyja krahet, qe rrine ne Parlament, marrin ate rroge te majme dhe nuk ua dime, as fytyren, as zerin, sepse nuk kane thene as edhe nje fjale te vetme.

    1. genci says:

      Viktor! me mire ata qe nuk flasin se nuk na lene ndonje shije te mire apo te keqe se sa te folurat e Berishes qe vetem na besdisin dhe ofendojne inteligjencen me mashtrimet e tij.
      Vini re: shpesh here thote se ka dicka per procedure (nenkupton se do te flase vetem 2 minuta), por mashtron me kete dhe brockullon per tjeter gje per rreth 1/2 ore e me shume duke bere akuza pergjithesisht te thena e te sterthena;
      Vini re: ka bere e ben akuza shume te renda ne drejtim te pushtetareve e vecanerisht ndaj K/ministrit (te cilin nuk e duron dot se i ka zene vendin dhe si bajraktar, i prapambetur dhe shpirtzi qe eshte, nuk e ze vendi dhe gjumi i nates, gje qe e konfirmon edhe pamja e tij),por ne asnje rast te vetem nuk ka bere nje denoncim ne prokurori. Sipas akuzave qe ai ben Edi Rama edhe burgun do te kishte pak;
      Vini re: cfare b/punimi te persosur e te kamufluar ben me Ilir Meten. Vezhgoni me kujdes si i rakordojne veprimet dhe qerndrimet, madje edhe propozimet e votimet, mgjs mundohen te mos bien ne sy. Ne te ardhmen, kur te votohet per ceshtje madhore, do te shihet me qarte ky b/punim. Gjithe ajo kohe qe Meta i le Berishes jasht rregullores se parlamentit, behet qe te diskreditohet Edi Rama dhe Ministrat e tij dhe jo Meta e ministrat e LSI. Synimi i te dyve eshte te perdoret Meta si Kale Troje per te rrezuar Ramen e t’i zere vendin ne lidershipin e PS e te ndajne midis tyre presidentin e K/ministrin.
      Nese Edi Rama e te tijte do te flene gjume ata edhe mund t’ia dalin.

      1. victor says:

        Me fal, Genci, por Parlamenti, nga vete emri qe ka, eshte vendi ku flitet. Prandaj shpreha neverine, per ata qe nuk e hapin gojen kater vjet, por qe nuk kane turp te marrin rrogen qe e paguajme ne, taksapaguesit. Nese eshte keshtu, me mire ta reduktojme numrin e deputeteve, se keshtu na kushtojne me pak.

  9. populli says:

    “O Sali,Sali Berisha,
    Kur t’nigjom na lsho ze bytha,
    O Sali Sali magjari,
    Kur flet ti,pellet gomari,

  10. komentatori says:

    Kush e ka bere kete shkrim qe nuk ka asnje vlere se Sali Berisha per shqiptaret e ndershem eshte bere i padurueshem aq sa kur del ne tv apo parlament porosisin femijet e e vegjel: mbyllni tv ose nderroni kanal. Ndersa shteti dhe drejtesia e inkriminuar deri ne palce vazhdon dasmen alla berishjane. Pastaj themi qe te na rroje demokracia qe na e solli fashizmin brenda ne qelizen shqiptare e me sa duket s’ka me per te dale. Ka mundesi ndonje qe ta zhduk kete njeri apo do ta denoni si Pinoçetin pas vdekjes?!

  11. Leqja says:

    Kjo foto me kujton spitalin ushtarak pas Gerdecit dhe mbas nje muaj I ndodhen ndryshimet kushtetuese do zoti nuk perseritet me e njejta histori

  12. Miss Bathorja says:

    Menyre djallezore e nje fshatari Skrapari per ta depersonalizuar parlamentin dhe per ta Bere shikueshmerine e punes se tij 0.Beni sondazhet per kete.

  13. RILINDJA E LESHIT says:

    KENGA E FUNDIT SE DO MBETET HERO LEGJENDAR SALI BERISHA DUKE E KRAHASUAR ME SKENDERBEUN BERI JEHONE POR JO EDHE TE TEMA DHE CA KRIMBA TE TEMES BOTONI VIDEON E GAZETES MAPO PER SALIUN APO XHELOZIA NUK JU LE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje