Nishani përplaset me Adriatik Llallën, nuk i emëron katër prokurorë

17 Tetor 2015, 15:43Politika TEMA

Një vit pas ngritjes së strukturës antikorrupsion tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, e megjithë  deklaratat e herëpashershme të prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla se në vjeshtë do ketë arrestime surprizë, Prokuroria vijon  të shënojë rekorde të papërfillshme për zyrtarë që  do të merreshin si të pandehur për çështje korrupsioni.

Edhe pse në shtator numri një i organit të akuzës kreu lëvizjen e radhës duke tentuar ta kthejë këtë institucion ashtu siç u besua se do të funksiononte pas ndryshimeve në ligj për hetimin e gjykimin e korrupsionit tek kjo prokurori, duke emëruar 4 prokurorë shtesë në këtë strukturë, firma e tij është kundërshtuar nga kreu i shtetit, Bujar Nishani.

Bëhet fjalë për emërimin në krye të kësaj njësie në muajin shtator të katër prokurorëve, Armand Gurakuqi, Anisa Qilimi, Enkelejda Minollai, Gent Osmani dhe shefin që do t’i drejtojë ata, prokurorin Dritan Rreshka, raporton Top Channel.

Me përjashtim të Osmanit, që u transferua nga Prokuroria e Elbasanit te Krimet e Rënda, katër të tjerët u votuan nga Këshilli i Prokurorisë, e më pas u emëruan nga Prokurori i Përgjithshëm në strukturën që vijon të jetë e brishtë pavarësisht pritshmërive.

Por, me sa po shikohet kjo lëvizje e Prokurorit të Përgjithshëm nuk është konsideruar e duhura nga Presidenti, pasi të katër emërimet nuk janë dekretuar prej tij.

Argumenti që rrëzon Prokurorin e Përgjithshëm e që me sa duket shfaq një marrëdhënie jo të mirë mes Llallës dhe Nishanit, thuhet në rrugë jozyrtare të jetë mosndjekja e të gjitha kritereve për këto emërimeve, kjo pasi për katër prokurorët, së pari duhej kryer shpallja e vendeve vakante tek Krimet e Rënda e më tej ata duhet t’i nënshtroheshin konkursit, thonë burimet.

Megjithë refuzimin e presidentit Nishani për t’i dekretuar, prokurori i Përgjithshëm ka zgjedhur që t’i qëndrojë firmës së tij, duke i lënë ata tashmë si të komanduar në këtë detyrë, çka do të thotë se aktualisht në Prokurorinë e  Krimeve të Rënda janë me pëlqim vetëm prokurori Gentian Osmani dhe prokurori amerikan Gjon Junçaj.

Edhe pse ka një vit që ka kaluar ligji që i jep kompetenca të plota Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dosjet e korrupsionit, deri më tani Prokuria e Krimeve të Rënda ka marrë vetëm dy vendime fajësie që janë pesë vjet nga gjykimi i shkurtuar i ish-kryekomunarit të Bërzhitës, Genci Drita dhe tre vjet të konvertuar në shërbim prove për ish-gjyqtarin e Pogradecit, Dhimitër Pojanaku, ndërsa janë ende nën gjykim gjyqtarja e Lezhës, Parashqevi Ademi, për të cilën prokuroria kërkon 6 vjet burg, kurse për gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda, gjykata është në pritje të dëgjimit të dëshmitarëve.

10 komente në “Nishani përplaset me Adriatik Llallën, nuk i emëron katër prokurorë”

  1. Hanxhiu says:

    Dihet që mustaqemiu (pa mustaqe), si vegël e verbër e Berishës, do të sabotojë sa të mundet Reformën në Drejtësi dhe çdo lloj Reforme që do të mund të cënonte, bandën hajduto-shpellare…!

  2. vallahi -bilahi o terbue mileti allahile says:

    Dhe kerkon ai popell Drejtesi te nji niveli qytetari ,
    kur zgjedhjet e prokuroreve i zgjedh nji funderine islame ,
    qe vec pabesise dhe poshtersive antishqt e antivlere ,
    nuk njef gje tjeter ?!

    Kaq te marre qekat shqiptaret ,
    apo ,keshtu e kuptojn drejtesine aty ,sipas modelit te sherihatit !
    shkofshi ne djall ,pjellat e djallit islam

  3. altin says:

    Mos beni gjoja sikur ziheni ,te dy jeni organe te sales dhe kete e dime te gjithe.Drejtesia do vazhdoje te jete e korruptuar derisa te shkarkoheni ju dhe gjithe sherbetoret e sales ne institucione.

  4. Phoenix says:

    Ka te drejte presidenti se ai eshte litari jashte qe ka lene sala, te cilit ende i duket se mund te vendose prokuroret qe do. Njerin nga keto emra e njoh mire, eshte njeri i zgjuar dhe me mjaft integritet. Llalla prandaj i ka zgjedhur vete, por te le kursi 6mujor i plepave?

  5. Bredhibut says:

    Mos u genjeji o njerez, keto jane vetem manovra te idhullit shpirterore te Nishan mavrise e te Llalle zise Sali Ram Berishes.
    Nga katershja e perzgjegjur, mesa duket vetem i biri i tregetarit Zhulalist te armeve, i ka pelqyer shokut Sal sepse ai si krutan ka dite edhe ku te paguaj, ndersa te tjeret do te ken ngaterruat adrese e nuk kan kaluar nga sporteli i LArgites.

  6. Tomorri says:

    Edi Rama populli kerkon te maresh ne dore situaten sa nuk eshte vone, ne nuk duame te degjojme me Nishanlli dhe LLalla qe ju harrofte emri.Fjala merre ne dore vete duhet te lexohet mire njmije here se populli po pret ate qe juve e dini me mire se kush do tjeter.
    Tani mjafte pritem vereni piken mbi I se shtetformimi do shume pune dhe kjo dasem kerkon bajagi mjaft mish per ti kenaqur tere dasmorte.

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Njerin e njohur dhe une personalisht
    Kisha bere nje kallzim te antikorrupsioni per nje legalizim te jashtligjshem dhe prokurorja e pushoi ceshtjen kur ligji ishte shkelur me te dyja kembet.Tani zonja ka vajtur te krimet e renda.Do atrestoje te medhenjte.

  8. niki says:

    Komentuesit te mesiperm Tomorri : Edi Rama eshte kryeminister , dhe nuk mund te veproje si Berisha qe i “mbulonte te gjitha Institucionet”. Shteti i se drejtes nuk ta lejon .Ja perse duhet reforma e drejtesise, qe po pengohet me qellim nga te gjithe opozita perfshije edhe numrin nje te shtetit Nishani.

  9. Beqaret says:

    Te gjithe sharesit me pagese jane sahanlepires te Rames…Turp per kete lloj specie…

  10. LORA says:

    Kishim mbetur mangut edhe per co-produksionin e rrotes se jarit me kryepromurorin uji me kos,nen regjine e dr.tritoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje