Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame.
“Dje njoftuam për aferën Lame-Rama të 600 mijë dollarëve për matje në terren në Durrës. Sot ju tregojme sa është vlera totale që po ndajnë si plaçkë Rama dhe Lamja, si edhe procedurat tejet korruptive të ndjekura që nuk guxon kush t’i zbatojë as në vendet më të korruptuara të botës. Afera e perlarjes së parave, për të blerë një produkt që ALUIZNI e ka, për Shkodren, Fierin, Elbasanin, Tiranën 1, Tiranen 3 dhe Tirana 5, shkon në shumën 1 miliardë e 100 milionë. Vlera totale e ndarjes së parave së bashku me aferën e Durrësit prej 650 milionë lekësh, të cilën e denoncuam dje, shkon në rreth 1 miliardë e 750 milione lekë, apo 1.5 milionë USD”, deklaroi drejtorja e Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike, Lealba Pelinku.
Sipas opozitës, matjet në këto zona janë bërë njëherë dhe ndodhen të regjistruara në serverat e ALUIZNI-t.
“Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë që të nisë hetimet për këtë denoncim dhe të zbardhë se si dhe nga kush kryhen procedurat e tenderimit, që sipas opozitës është bashkëshorti i Drejtores së Shërbimeve Mbështetëse te ALUIZNI“, tha Pelinku.
“Znj. Dervishaj është pikerisht personi qe hartoi termat e referencës së tenderit, kriteret kualifikuese, përjashtuese për të tjeret, dhe vini re, tenderin e fiton bashkeshorti i saj, z.Dervishaj. Për z. Rama dhe z.Lame këtu nuk ka asgjë të parregullt. Por për çdo shqiptar kjo bie erë si vjedhje pa lezet dhe ndarje parash mes Ramës-Lames dhe bedeleve të tyre. Njeriu i Rames dhe Lames vendosi kritere te dedikuara për të skualifikuar të padeshiruarit, dhe për tia dhënë në tryezë burrit të saj”, vijoi ajo.
Sipas PD-së janë lënë gjurmë të forta që dëshmojnë korrupsionin në agjencinë e legalizimeve.
“Në turravrapin për të vjedhur, duke ditur veç komanden copy-paste, janë bërë edhe gabime trashanike si psh; Drejtoria e Fierit shpall tenderin për evidentim ndërtimesh në Shkodër! Vlera totale e Elbasanit me shifër shënohet 8 milionë lekë të reja dhe me fjalë shënohet 50 milionë lekë të reja”, tha Pelinku.
Në fund, Partia Demokratike thotë se korrupsioni te ALUIZNI nuk është i denjë as për vendet më të korruptuara në botë.
O Artan nje gje eshte e sigurt .Kur fillojne te te sulmojne keto kafshet shpellaro hajdute te shqupit tregon se ai sektor po punon seriozisht.Ritmi i punes tuaj i tmerron keto kafshe sepse ju po beni nje pune qe shabantapia nen urdhrat e sals e dhjeu komplet per 8 vjet.Keta njohin vetem token e xanun si zhvillim ,biles edhe shqupin e xune me ndihmen e jarit nr 1.
o altin, ose je pjese e hajdutllikut ose je i trashe. Si qenka e justifikuar dhe pune serioze kur tenderin e merr bashkeshorti i nje nepunesi qe ka bere kriteret. Vetem kaq mjafton per tu anulluar tenderi. Po kur anetaret tek prokurimet publike jane te zgjedhur nga qeveria nuk kemi cte presim me teper. Keto jane hajdut 100 here me te medhenj se ata qe ishin me pare.
Kanë të drejtë këta banditët e PD-së, të llapin sa të duan e çfarë të duan, (se vetëm atë dinë, në injorancën që i mbulon), kur këtu nuk ka shtet, drejtësi e qeveri, që ta vërë secilin në vëndin e vet…! Këto “zuskat”, dalin nëpër podiume dhe recitojnë vjershat që u ka dhënë “zjusha”…thjesht “përmëndësh”, pa ditur se ç’thonë…!
Nese tenderin e organizon gruaja dhe burri e fiton,eshte e jashteligjshme.
Nuk ka rendesi personi qe e thote-eshte I zgjuar pao idiot,i mire apo I keq.
Shikoni faktet dhe mos u beni ure per te vjedhur te tjeret ,por mbeshtesni faktet.
Ky ishte vetem nje njoftim zyrtarisht nga ana e PD ,por me tutje keto denoncime nuk marrin rruge . Puna vazhdon me te njejtat ritme te vjedheve te dikurshme te PD .
Perverc se kane te drejte ne akuzen e ngritur. kane harruar te thote dhe qe z.Dervishaj (ish punjonjes i B.tiranes, bashkeshorti i Brikena Dervishaj) eshte shoku i ngjushte dhe bashkepunetor i Lames. Dhe ka qene ai iniciatori i ketyre tenderave tek Aluizni, pervec kesaj ato matje jane bere njehere nga viti 2007-2009.