Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, u shpreh se kryeministri Rama shmang hetimin për CEZ pasi është fajtor.
Në një deklaratë për mediat, Paloka tha se drejtësia për CEZ do të ishte fundi i Ramës.
“Drejtësia për këtë çështje do të ishte dhe është fundi i Edi Ramës, prandaj po bën gjithçka për të mbyllur drejtësinë. Nuk pranon kërkesën e opozitës për hetim ndërkombëtar. Ju e dini që nuk e futi përsëri në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Për këtë iu ul dhe njëherë në gjunjë Ilir Metës. Nga dëshpërimi thirri në ndihmë një Kopac, që çuditi europën kur tha se CEZ ishte kuçedra që i kishte zënë frymën të ardhmes së vendit dhe kishte në dorë statusin e Shqipërisë”, tha Paloka.
Rama tha ai është në sulm për të mbyllur çdo rrugë të drejtësië. Paloka tha se kreu i qeverisë po jep mesazh çdo kujt që po bën detyrën sipas ligjit, që të heqë dorë.
“Kur KLSH bën detyrën e mbron interesat e vendit atëherë shpallet armik i popullit, në fakt armik i Edi Ramës. Letrat janë aty, provat dhe faktet janë aty. 600 mln euro detyrime të pranuara nga vetë CEZ që iu falën , dhe më keq u ndanë me kompaninë çeke nga Edi Rama. Nëse do të guxonte një prokuror të bënte detyrën, ta çonte përpara këtë proces është e qartë se çfarë do të ndodhte. Edi Rama do e shpallte armik dhe atë. Ai po i jep mesazh çdo kujt që po bën detyrën sipas ligjit që të heqin dorë. Nuk do drejtësi Edi Rama, për aferën korruptive në historinë e vendit. Tani sulmon KLSH-në, i bën presion prokurorisë dhe rrëzon kërkesën e opozitës për hetim ndërkombëtar, po e shpall veten të pahetueshëm”, deklaroi Paloka.
Injorant eshte pak te thuash per Paloken.
OPaloka;Tani ja ke thare Piten
Ke folur tamom!E c,them edhe une;
kur ke folur ndonjehere tamom tina
o Lok Lezhe.
Persheshin Paloqe, persheshin.
O Paloqe prokurorija sa po e ka mare dosjen e klsh lere te flas prokurorija njehere pastaj fol ti po i ben apo s po i ben presion EDI RAMA.Iku koha kur fliste qeverija para prokurorit.Bej durim o paloqe.
Para se te flasesh per Edi Ramen shko dhe laj disa here gojen mor nofull derr.
Shko behu njeri se njerzit duane njerine si Edi Rama dhe jo palaço si puna jote qe je katapultuare nga hiçi ne poklitike.
Ore hajdutet e m…vodhet e shakterruat shtetin dhe tani ja faturoni rames hajdutllekun,faji i rames eshte se nuk ja shkerdheu fytyrat duke ju fut ne burg se prova te mjaftueshme keni len sa te doni.