DEBATET/ Kryebashkiakët përplasen me Canin për fondet, Dako: Nuk të bëhet të shkosh në punë

17 Tetor 2015, 09:15Politika TEMA

Disa prej kryebashkiakëve të qyteteve të mëdha janë përplasur dje me ministrin e Financace Shkëlqim Cani përsa i përket ndarjes së fondeve për buxhetin e ardhshëm.

Kryebahskiaku i Elbasanit Qazim Sejdini dhe ai i Durrësit Vangjush Dako kundërshtuan ministrin duke kërkuar më shumë fonde për pushtetin vendor.

Vangjush Dako kërkoi që granti i pakushtëzuar të jetë në vlerën e 10 përqindëshit, pasi 90 për qind e buxhetit vendor shkon për shpenzime operative dhe vetëm 10 për qind investime.

“Jam prej 8 vitesh kryetar bashkie dhe çdo vit është e njëjta situatë. Granti është 4 miliardë lekë, 8 miliardë lekë janë të ardhurat e bashkisë, duke zbritur këtu pagesat e punonjësve për pagat, shpenzimet për pastrim, gjelbërim dhe sport, fondet për investime mbeten vetëm 1 milion dollarë”., tha Dako.

Por ministri i Financave, Shkëlqim Cani, theksoi se pas një sërë analizash e diskutimesh është parë e arsyeshme rritja me vetëm 1 për qind e transfertës së pakushtëzuar për vitin 2016 drejt pushtetit vendor.

Ministri i Financave theksoi se këto janë mundësitë financiare, ndërkohë që u kërkoi vendorëve të rrisin performancën në vjeljen e taksës së pasurisë. “Duhet të përmirësohet vjelja e taksës së pasurisë. Ne themi nuk performon mirë, por ajo pothuajse nuk mblidhet fare, është shumë keq. Ajo do punë për ta mbledhur. Mund t’i mblidhni taksat dhe mund të realizoni shumë më tepër të ardhura”. Cani gjithashtu u sugjeroi vendorëve t’i kthejnë sytë nga projektet raporton Panorama.

“Një sugjerim që do t’ju jepja është që të ngrini njësi projektesh. Ajo që vërej është se projektet janë shumë të varfra. Të gjitha ekonomitë në botë po shkojnë drejt konkurrimit. Bëhuni gati për të konkurruar”, tha Cani. Me ndarjen e re territoriale, Ministria e Financave propozoi që madhësia e grantit të pakushtëzuar për bashkitë të rritet nga 5 për qind në 6.5 për qind. Në rang qarku u propozua që granti i pakushtëzuar të ulet nga 9 për qind në rreth 5 për qind.

Debatet:

Vangjush Dako: Jam prej tetë vitesh kryetar bashkie dhe çdo vit është e njëjta situatë. Sa herë që vjen diskutimi i buxhetit nuk të bëhet të shkosh në punë. Është e njëjta situatë, nuk ka dinamikë, nuk ka alternativa.Nëse vazhdojmë në të njëjtën mënyrë nuk ia vlen që të vij për diskutime që të çojnë vetëm në fjalë dhe asgjë më tepër.

Shkëlqim Cani: Unë iu kuptoj dhe ju duhet të na mirëkuptoni pasi nuk po noton në fonde dikush tjetër dhe fondet tuaja janë të kufizuara.

Vangjush Dako: Ne e kuptojmë që nuk ka para. Edhe Bashkia e Nju Jorkut nuk ka para. Ne kërkojmë përqindjen e qeverisë. Pse 6,5 përqind? Na jepni 10 përqind dhe jemi të kënaqur.

Shkëlqim Cani: disa çështje që ngrihen janë probleme të shoqatës. Trajtojini me shoqatën. Nuk i zgjidh dot të gjitha Ministria e Financave.

Qazim Sejdini: Ministri e tha qartë, kaq para keni.  Në daç bërtisni në daç jo! Megjtihatë duhet të ndiqni dy standarte me taksat. Ose na i hiqni ose na jepni të gjitha kompetencat.

13 komente në “DEBATET/ Kryebashkiakët përplasen me Canin për fondet, Dako: Nuk të bëhet të shkosh në punë”

  1. Adi says:

    Te pastrosh mutin qe ka mbulu Durresin o dako duhet deshire per pune. Parate duhen per projekte te medha. Ti as sheshin e ri s’po e miremban. Turp e faqjazeze! Ver ne pune ata qe hakan 90% te buxhetit me rroga. Mblidh taksat e mos bej si i mire kot ne kurriz te qytetit dhe shkurto shpenzimet. Mos lejo me tebehen pallate nga ndertues qe as balten perqark se heqin. Po fajin e ka ai tjetri qe te la ty

  2. saimir says:

    Drejte e ke o Dako. Nuk shkon burri ne pune nje vit rrjesht per njemiljon dollare me Shum.

  3. Endri says:

    Po aq vite sa ke aty mir qe e mendonke me shku ne pune.
    Ti nuk din si te organizosh dhe punosh pa leket te duken pak se ske çfar te vjedhesh.

  4. Monaliza says:

    Tami mos filloni justifikimet dypaleshe. Kur I duan votat rrafin gjoksin ,se kemi qeverine Rama ,tani qe votat i siguruan ,ska fonde per te plotesuar mega premtime . Populli duhet te nxjerri mesime,per mashtrim dypalesh.
    Nuk do te votoj me !!!!!

  5. Xhebro Gikas says:

    O djale, nje germe “l” te ndan nga djalli! Ti,qe nga viti 2009 qe te kam njohur ben sikur shkon ne Bashki. Shkon pa pike qejfi se e ke xhepin plot dhe mendjen bosh. Ke nga ato mendje vakum ku mafia shkarkon bemat e saj.

  6. Inxhinjeri5k says:

    Ky eshte muti qe na ka lene Edi Rama, Ilir MEta dhe Rilindja k…t, mire tju behet, po keto qelbesira duan fonda pambarim te marrin perqindjet o Cani, o Rilindas, o Rama o Rilindas. Ndertimi ka marre fund ne Shqiperi, e keta duan para e fonde per infrastrukturte qe te kene komisionet e tyre, sikurse dhe koncesione per ti rjepur qytetaret afatgjate.Turp si ne Durres si ne Elbasan jane bere punime infrastrukturore, cilesia 0.Keta kryetare duhet te ishin ne burg e me prona te sekuestruara. Nese kjo qeveri do i burgos si Dakon si Seldinin per cilesine e tyre qe jane fakte e zeza mbi te bardhe. Une jam inxhinjer dhe skam pranuar te firmos asnje akt inspektimi sepse cilesia eshte jashte standarteve te kerkuara, dhe skandaloze ndaj sot mbyten qytetet me nje shurre shi sepse jane mbyllur kanalizmet, rruget nuk jane ato qe shohim lart por ato poshte tyre. Mbajini o rilindas e tju rrojne horrat e pushteteve lokale, e tu hane kokat, sepse ato nuk ju duan as ju e as qytetaret ata duan parate, kush u jep para per to eshte perendi.

  7. buci says:

    Ahahaha, opa lala elbasonit, hahaha, ky mostra I thonte ndetusve, pse sdo I marr une rames 100 miljon euro investime per 4 vjet?? Po smi dha une I lej punen. E pra keto jane krykur..t e ndarjes se re administrative. Ishalla ja fusin rames sa krahu e ti vije e keqja nga horrat, nga te korruptuarit, nga sercilet e spiunet. O qazim k…I jepi nga lekete tua tani atyre qe u premtove. Me keto leke qe te kane dhene nuk dalin as per rrogat e fisit tend qe ke punusuar e as rroga jote… hajde o lale bisha ne g…te sateme

  8. Alb says:

    Njeri me te shpifur si ky cani skam par. Qenka nje skuth i keq nje basdart i ndyr. Nje pler nja palaco.

  9. hec aty says:

    Mos shko muti ti mbuloje Zanzibaret durrsake…..zotin luja te meritojne..

  10. Doni says:

    Vangjo kerkoja Valbones vete e vure aq ka mbledhur se aq ka aftesine rroft administrata tatimore

  11. petro says:

    Per cfare i do parate o Vangjo! Te besh edhe ndonje shesh tjeter vrases si ai qe bere? O zot c veper injorantesh! E kthyen sheshin ne fushe beteje.Me dhjetra relieve qe te rrezojne befasisht.Me pllaka qe u thyen per tre muaj duke krijuar dhjetra gropa.Me Pllaka te cilesise zero, qe u krisen, u thyen edhe nderruan ngjyre brenda tre muajsh.Shesh laraman, pa gjejberim, me thumba betoni dhe hekuri si nje Vaterlo pas beteje, me nje gjerper metaln ku mos o zot ta shkelesh se te rreshket kemba dhe perfundon ne spital.Turpi i bashkise.Dhe do para te tjera te blesh te tilla pllaka Vangjo? Me mire

  12. petro says:

    qe u zgjodhe dhe nje here se do te ikesh me turp.Nuk do te jetosh me ne Durres me demin qe i ke shkaktuar nen parrullen e vizonit te ri dhe te rruges se duhur.Ne emigrantet e pertej detit do te te presim krahe hapur.

  13. Lemja nga roskoveci says:

    Po ku i dalin leket Vangjush hajdutit. Te fortet duan shume leke dhe Vangjushi nuk ka se ku ti gjej. Te vetat i dhimbsen qe ti japi. Mire t’ju behet durrsakeve kur rizgjodhen kete morr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje