INTERVISTA/ Ambasadori i Gjermanisë flet për TemA TV: Investimet tona, shkak për të mos u larguar

16 Tetor 2015, 15:51Politika TEMA

Hoffmann rrëfen të mirat dhe defektet e shqiptarëve

Nga Teuta Shamku

Ambasadori gjerman në Tiranë, Hellmut Hoffmann, në një intervistë për TemA TV, flet hapur për shumë gjëra, nga ekonomia dhe tek marrëdhëniet dypalëshe por edhe problemet e ne shqiptarëve.

Ambasadori Hoffman, si sjelljen më problematike quan përdorimin e celularit në takimet zyrtare, vend e pa vend, duke krijuar vështirësi edhe në mesazhin do të duhet ta përsërisin dy herë…

Mesazhi kryesor i diplomatit gjerman është: “Ne po investojmë në Shqipëri për të përmirësuar nivlein e jetës, që ju të jetoni këtu dhe të mos merrni rrugët e azilit.

Zoti ambasador Gjermania mbetet nga donatoret më të mëdhenj në Shqipëri, me gati 1 miliardë euro të investuara. Ndërkaq vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti u nënshkruan 6 marrëveshje të bashkëpunimit financiar, në një volum financiar prej 118 milionë euro. Kjo tregon përmirësim e klimës së biznesit dhe investime në Shqipëri? Dhe veç të tjerash ju thatë në Berat se këto investime edhe në qytete të tjera, do tu shërbjenë qytetarëve shqiptarë në përmirësimin e jetës së tyre me qëllim që mos ikin dhe të kërkojnë azil?

-Po është është një kënaqësi fakti që ne në korrik mundëm të nënshkruanim 6 marrëveshje të bashkëpunimit ekonomik me një volum tejet të konsiderueshëm. Kjo është një shenjë që Gjermania angazhohet që kurse e dimë prej 25 vitesh në këtë kuadër në Shqipëri. Ne pamë nga afër bashkë me ju gazetarët se si vijojnë punimet për rehablitimin e rrjetit të ujësjellësit të Beratiti, apo edhe të qyteatit të Kuçovës. Gjermania është mjaft e angazhuar në përmirësimin e sektorit të infrastrukurës së Shqipërisë, në atë të rrjetit e furnizimit të ujë të pijshëm, të kanalizimeve të ujërave të ndotur, edhe atë të furnzimit me energji elektrike, mendoj  tre sektorë mjaft të rëndësishëm për jetën e qytetarëve. Sigurisht janë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve, përmes prezencës dhe pranisë tonë këtu ne kërkojmë t’u përcjellim qytetarëve shqiptarë se në Shqipëri është duke u bërë diçka dhe se partnetët ndërkombëtarë, janë duke e mbështetur Shqipërisë. që këtu të rilindë shpresa dhe të ruhet kjo shpresë.

Z.ambasador, për shumë shqiptarë “toka e premtuar” mbetet Gjermania. Ndërkohë Ju e keni thënë edhe herë të tjera që në Gjermani nuk lejohet azili ekonomik për qytetarët shqiptarë. A keni menduar Ju, se ajo që i shtyn këta qytetarë të rendin drejt Gjermanisë, janë kushtet e jetesës, mungesa e punës dhe varfëria ekstreme, cfarë zgjidhje do të sugjeronit ju për ta?

-Në fakt unë e kam pasur vazhdimisht të qartë se të gjithë shqiptarët që kërkojnë azil në Gjermani, nuk e bëjnë këtë se kërkojnë azil politik, por e bëjnë këtë thjesht se kërkojnë të përmirësojnë kushtet e tyre të jetesës, sepse kërkojnë të gjejnë një vend pune dhe kam mirëpkuptim të plotë për këtë. Por kjo nuk është arsyeja e duhur për të kërkuar azil atje. Sepse është plotësisht e qartë se në botë ka shumë njerëz që jetojnë në një situatë të njëjtë, në mos të ngjashme me atë të shqiptarëve që kërkojnë kushte më të mira jetese, kërkojnë një vend pune, por jo të gjithë sigurisht  mund të vijnë në Gjermani për ti siguruar këto.  Për më tepër që tani prej muajsh ne na duhet të përballemi me situatën e dyndjes së refugjatëve të luftës nga vende të tilla sikundër janë Siria, Irani apo Afganistani, të cilët vijnë nga një situatë ekstremisht të vështirë, jetët e të cilëve në vendet e tyre janë në kërcënim të vazhdueshëm. Duhet të themi që mundësi për azil ekonomik në Gjermani nuk ka, ndaj të gjithë ata njerëz që kanë ardhur me këto arsye në Gjermani do të duhet të kthehen në vendet e tyre.

Zoti ambasador ka edhe në mënyrë të ligjshme dhe të lejueshme për të shkuar në Gjermani, është ajo e punësimit në profesione të caktuara që kërkon në tregun e punës në vendin tuaj. A ka kapacite me arsim professional në vendin tonë për t’u punësuar nëtregun e punës në Gjermani?

-Eshtë e saktë, në Gjemani ka mundësi ligjore punësimi. Por procedurat janë të tilla që duhen të respektohen në mënyrë të përpiktë. Hapi parë është që gjithsecili është përgjgjegjës për vetën e tij, për të shkuar me iniciativën e tij në Gjermani dhe të kërkojë atje një vend pune, ketë nuk mund ta marrë përsipër as Ambasada Gjermanane dhe as  ndonjë strukturë tjetër, por duhet bërë në mënyrë individuale. Një vend të tillë pune mund të gjendet në Gjermani në të ashtuquajturat profesione të munguara, pra atje ku kërkohet fuqi punëtore. Por sigusrisht personi i interesuar duhet të dëshmojë që ka kualifikimin e nevojshëm për këtë profesion të munguar.  Vetëm pak ditë më parë një firmë mjaft e njohur gjermane “Dekra Akademi” në bashkëpunim me një partener shqiptar, kanë hapur një shkollë të formimit profesional të infermierëve dhe vetëm këtë vit kanë nisur formimin profesional dhe ky rreth besoj se do të zgjerohet më tej. I interesuari për punësim, pasi ka dëshmuar kualifikimin e tij në këtë profesion të munguar apo të kërkuar atje, duhet të kthehet në Shqipëri të paraqitet në Ambasadën Gjermane dhe të kërkojnë një vizë punë. Vetëm nëpërmjet këtyre tre hapave mund të sigurohet një punësim ligjor, një mundësi e ligjshme të punësimit në Gjermani. Por në mënyrë definitive jo përmes azilkërkimit.

Zoti ambasador ju keni afro 2 vjet në Shqipëri dhe besoj është jeni njohur me vendet, me ambijntin, ushqimin, me shijet e shqiptarëve. Cilat janë për ju, dy karakteristike që I vlerësoni tek shqiptarët dhe dy karakteristika që ju mërzisin në Shqipëri, veç vonesës në kohë dhe kërkimit të azilit?

-Në dy cilësitë më të mira do të numëroja në mënyrë krejstësisht spontane. Do të thoja se shqiptarët i kam përjetuar si njerëz mikëpritës, tepër miqësor dhe të gatshëm për të ndihmuar. Për pikat negative, ndoshta do të më duhet të mendohem më gjatë, gjithsesi do të thoja një mënyrë spontane, se është fakti që përgjithësishst shqiptarët kanë zakon që të nxjerrin celularët e tyre e t’i mbajnë në situatë që nuk është e përshtashme për t’i mbajtur ato dhe për t’i përdorur për të dërguar sms, për të lexuar ose për të folur. Ndoshta kjo ka të bëjë me temperamentin tuaj, duke qënë se qytetari shiptar është mesdhetar, është disi më i ndryshëm nga ai gjerman, është disi më i gjallë, edhe më simpatik do të thoja. Por ndonjëherë mund të bëhet e mundimshme ndërkohë që je duke biseduar me ta, sepse shumë shpesh do të duhet ta ripërsërish atë që po diskutoje.

3 komente në “INTERVISTA/ Ambasadori i Gjermanisë flet për TemA TV: Investimet tona, shkak për të mos u larguar”

  1. qytetari says:

    …shqiptaret e kane zakon qe merren me celualarin ne kohen qe je duke biseduar me ta ……… dhe kjo eshte shume e mundimshme sepse te duhet te perserisesh ate cfare ke thene….Ambasadori gjerman keshtu ne gjuhen e diplomacise ka thene se shqiptaret jane pa edukate.

    1. Lelegu says:

      Te paedukate jemi

  2. zqk says:

    Ne thjesht nuk perqendrohemi. Nuk mund te ndjekim tjetrim me shume se 3 minuta dhe si shpetim kemi celularin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje