Meta-Bartolone: Të forcojmë më tej marrëdhëniet Francë-Shqipëri

16 Tetor 2015, 11:49Politika TEMA

Shqipëria përcakton një reduktim të dioksidit të karbonit me 11.5% deri në vitin 2030. Ky është synimi kombëtar i vendit sipas kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Ai ka marrë pjesë në Konferencën parlamentare të Nivelit të Lartë për Ndryshimet Klimaterike të Zonës Euro Mesdhetare.

“Kontributi Kombëtar i Synuar (INDC) i Shqipërisë përcakton një reduktim të dioksidit të karbonit (CO2) me 11.5% deri në vitin 2030, duke e konsideruar këtë si një synim kombëtar. Paketa e masave që synon reduktimin e gazrave me efekt serrë lidhet me investimet në fushën e ndërtimit, atë të industrisë dhe transportit, me një kosto të përafërt totale prej rreth 700 milionë eurosh deri në vitin 2030. Shumica e këtyre masave të identifikuara për përcaktimin e INDC janë masa që lidhen ngushtë me përdorimin efikas të burimeve energjetike dhe me aplikimin e energjive të rinovueshme dhe biokarburantet”, është shprehur z. Meta.

Gjatë punimeve të konferencës Meta u takua edhe me Presidentin e Asamblesë Kombëtare të Francës, Claude Bartolone, ku vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit.

1 komente në “Meta-Bartolone: Të forcojmë më tej marrëdhëniet Francë-Shqipëri”

  1. ganiu says:

    harxho leket tona harxho kokrra hajdutit,,, e ke marre edhe familjen me vete ? sigurisht dhe ju si familje nuk mund te akomodoheni dot ne hotele qe jane nen 500 euro nata..une habitem me keto vizita pa buke qe bejne keta qeveritaret tane te korruptuar sic duket nje here ne muaj u teket dhe thone ku te shkojme kete muaj po bejme nje rruge parise muajin tjeter shkojme andej nga londra ose nga malajzia se eshte dicka me larg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje